-
VIDEO
Bie suvaja e ndërtesës historike gjatë interpretimit të dramës në Shkodër, dëmtohet në shpinë aktori Nikolin Ferketa: Kjo s'duhet të ndodhë më, të merren masa urgjente
Fatmirësisht lëndimet që ka marrë aktori nuk kanë qenë të rënda, ndërsa pas incidentit ka kërkuar që institucionet të marrin masa menjëherë dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.
-
VIDEO
Kurbinasi “zbërthen” garën: Agron Shehaj të drejtojë PD-në, Kadilli interesaxhi e Rama i djallëzuar
Për zgjedhet në Partinë Demokratike u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një telefonues nga Kurbini tha se PD-në duhet ta drejtojë Agron Shehaj dhe shpjegoi edhe pse, ndërsa Fatbardh Kadillin e cilësoi si interesaxhi e Ramën si të djallëzuar në marrëdhënien me Bashën.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 17 maj 2021 ,Zgjedhjet në PD, Basha apo ….
Nga propozimet për Agron Shehajn kryetar tek pro e kundër Bashës. Telefonuesit flasin për garën për drejtimin e PD-së.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 17 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga si perfitohet shtesa e re e pensioneve per 83 profesione te Basha mbyll garen per kreun e PD e deri tek fantazma e 17 majit.
-
VIDEO
Më 13 qershor PD shkon në zgjedhje! Basha: Do ju tregoj si Rama s'do i vjedhë më votat! Nishani: Situata më kritike në parti prej '97-s! Kadilli: Basha nuk reflektoi
Më 13 qershor demokratët votojnë për kreun e ri të Partisë Demorkatike. Propozimi i Gazment Bardhit që u miratua në Kryesi është konfirmuar edhe në Këshillin Kombëtar të partisë. Kështu pas gati 1 muaj demokratët do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar lidershipin e ri. Vendimi është i miratuar në mënyrë unanime edhe në Kryesi edhe në Këshill Kombëtar. Propozimi u bë fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu edhe vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka spikatur fjala e kreut të këtij institucioni drejtues në PD, Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës. Bujar Nishani ka thënë se kjo është situata më e keqe që ka kaluar PD që prej vitit 1997. I pyetur nga një prej anëtarëve të KK e cili është mekanizmi që ka 'që Rama s'do i vjedhë më zgjedhjet' Basha ka thënë se do e tregojë gjatë fushatës. Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli në mbyllje të mbledhjes shprehu vendosmërinë për të vijuar garën e tij deri në zgjedhje më 13 qershor. Ai tha se Basha nuk reflektoi dhe nuk e dha dorëheqjen. Në mbledhjen e Kryesisë Bardhi propozoi edhe që të analizohet puna e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. Sipas tij në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm "I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojmë lidershipin aktual", ka propozuar Bardhi. Sipas tij nga 16 deri më 22 maj të bëhet paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'. Kujtojmë se para se të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar kreu i këtij institucioni Bujar Nishani i ftoi mediat të ishin të pranishme por gazetarët nuk janë lejuar të futen brenda. Nga drejtuesit e Partisë Demokratike është marrë vendimi që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.
-
VIDEO
Kadilli: Sado e pabarabartë gara, i vendosur që të vijoj betejën për ndryshimin e PD
Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ka folur për mediat dhe ka shprehur vendosmërinë për të vijuar garën e tij deri në zgjedhje më 13 qershor.
"Qoftë Kryesia, qoftë Këshilli diskutuan gjatë dhe më përgjegjësi., Zërat kritikë arritën të artikulojnë qartë dorëheqjen e kryetari,. Ata nuk u dëgjuan por u arrit të hapej gara. Sado e pabarabartë të jetë gara jam i vendosur që të vazhdoj projektin për një PD më të pastër, më të hapur, më konkurruese. Një PD e ndryshuar mund të ndryshojë Shqipërinë. Krimit do të vendosim përballë qytetarin. Ne nuk mund ta akuzojmë qytetarin. Jam i vendosur për të shkuar deri në fund", tha ai.
-
VIDEO
Vlora hap zyrtarisht sezonin turistik, fokus promovimi i qendrave historike
Eja në Vlorë’ është slogan i zgjedhur për të ftuar turistët dhe pushuesit në Vlorë, teksa ky qytet ka hapur zyrtarisht sezonin turistik. Ndryshe nga vitet e tjera në çeljen zyrtare është zgjedhur qendra historike për të treguar se Vlora ka resurse të jashtëzakonshme jo vetëm bregdetare, por edhe kulturës dhe promovovuar. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka vlerësuar se ky sezon pritet të jetë shumë më ndryshe se një vit me parë, por gjithmonë duke ruajtur masat anti COVID pavarësisht situatës së përmirësuar. Aktiviteti zhvilluar në zonën historike i ka paraprire një sërë aktiviteteve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit. Nën ritmin e muzikës me emra të njohur të muzikës shqiptare ka vijuar festa dhe aktiviteti në çeljen e zyrtare teë sezonit turistik, shoqëruar me fishekzjarrët shumëngjyrëshe si një ftese drejtuar të gjithëve.
-
VIDEO
Shpërthen granata e groposur në Maliq, plagoset fermeri duke punuar tokën, dëshmitarët: Ishte bërë për ibret, i kishte ikur gjuha
MALIQ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Caushli të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se një fermer është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij. Fermeri ka qenë duke punuar tokën me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes që dyshohet granatë e vjetër. 39-vjeçari i plagosur Hergert Spahiu, është transportuar drejt spitalit dhe ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Për mikrofonin e Report Tv, dëshmitarët që i dhanë ndihmën e parë tregojnë se shpërthimi ishte shumë i fortë dhe se i riu u transportua në spital në gjendje të rëndë. Sipas rrëfimeve të banorëve, kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ka shpërthyer një granatë e cila ka qenë e groposur.
-
VIDEO
Kryesia e PD propozon: Më 13 qershor të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë! Pritet votimi i Këshillit Kombëtar
Më 13 qershor në Partinë Demokratike me shumë mundësi ka zgjedhje për kryetarin e ri të kësaj force politike Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Propozim i cili do të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD. Bardhi ka propozuar gjithashtu që të analizohet puna e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. Sipas tij në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm "I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojmë lidershipin aktual", ka propozuar Bardhi. Sipas tij nga 16 deri më 22 maj të bëhet paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'.
-
VIDEO
Zgjedhjet për Kryetarin e ri më 13 qershor? Kulluri në Report Tv: Nëse vazhdon në këtë mënyrë PD po varros veten
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, e cilëson një ecje drejt varrosjes përfundimtare tyë Partisë Demokratike propozimin që zgjedhjet të bëhen në një periudhë kaq të shkurtër në këtë force politike pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Kulluri ka thënë në Report Tv se Lulzim Basha hoqi mundësinë për debat me datën e afërt të zgjedhjeve. Sipas tij kësaj i thonë t'i vësh kyçin partisë.
"Nëse vazhdohet kjo mënyrë funksionimi, me këto palë zgjedhje, atëherë Partia Demokratike po varros veten e vet. Prapë këtë do dëgjojmë ne edhe 8 vite. Një njeri që nuk fiton ikën", tha Kulluri ndër të tjera.
-
VIDEO
Fermerit i shpërthen granata, dëshmitarët: Ishte bërë për ibret, i kishte ikur gjuha! Po punonte tokën me gruan
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se shpërthimi i granatës, ku mbeti i plagosur Hergert Spahiu, ishte shumë i fuqishëm. Gjendja e të riut, kanë treguar ata ishte shumë e rëndë, teksa i dhanë ndihmën e parë me aq sa mundej.
"Ai plugonte ai, ne po mblidhnin arat, ai po punonte me frezë dhe pastaj plasi. Kur e pamë ne shkuam e ndihmuam, shpërthimi ishte i fuqishëm, ishte dëmtuar në dorë, nga këmbët ishte bërë gjak, ishte bërë shumë keq. E ndihmuam dhe e çuam deri te makina", tha një dëshmitar.
"Ne punonim me atë matanë, me këtë djalin, kur dëgjuam shpërthimin, ishte i fuqishëm shumë, po punonte bashkë me të shoqen, por vinte me të shoqen, ishte bërë për ibret, i kishte rënë si gjendje të fikti, i kishte ikur gjuha brenda, ka shpërthyer më parë në këtë vend", tha një tjetër.
-
VIDEO
‘Defender 21’, mbërrijnë në Rinas 267 ushtarë amerikanë! Yuri Kim: Jo vetëm përfitim ushtarak, SHBA ka investuar 35 mln dollarë me punësimet për stërvitjen
Mbërritën pasditen e sotme 267 ushtarë të Forcave Amerikane në Tiranë, pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s dhe pritet të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit. Trupa e Ushtrisë Amerikane do të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit dhe janë pjesë e 28 mijë trupave shumëkombëshe që do të vijnë në vendin tonë deri më 20 qershor 2021 kur dhe përfundon stërvitja