-
VIDEO
Vritet nga shoku i tij me një plumb në gjoks 27-vjeçari në Tiranë! Ishin duke pirë në lokal
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë në zonën e 5 Majit pa para mesnate, ku viktimë ka mbetur 27-vjeçari Mehmet Qema, nga Hasi.
Autori i vrasjes është identifikuara si Marjus Dema, i cili është miku i viktimës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e '5 majit'.
Nuk dihet se si ka ndodhur vrasja, por policia po heton atë të një konfliktit të çastit që degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. 27-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në zonën e gjoksi që ka rezultuar fatal për të. Ai u dërgua me urgjencë në spital por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.
Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa dëshmitarë, ku shumica janë miqtë të tyre, të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes. Pritet që dëshmitë e tyre, por edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth të sekuestruara nga policia të sjellin zbardhjen e plotë të ngjarjes.Report Tv ka siguruar foton e të riut Mehmet Qema Mehmet Qema, i cili mbeti i vrarë pas një konflikti me mikun e tij në rrugën ‘5 Maj’ në Tiranë. 27-vjeçari nuk njihet si person me precedent penal dhe as të shkuar kriminale.
Policia ka shpallur në kërkim autorin Marjus Dema, 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në kërkim për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” janë shpallur edhe Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, grupi shoqëror që ishte i pranishëm gjatë vrasjes.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 11 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga kush jane te rrezikuarit e reformes ne PS te Ilir Meta fut ne "sherr" Berishen me Bashen e deri tek dekompozimi moral
-
VIDEO
Vrasje me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti, ndërron jetë në spital 27-vjeçari! Disa të shoqëruar
Një konflikt në rrugën "5 Maji" në Tiranë ka përfunduar me përdorimin e armëve e për pasojë një person ka gjetur vdekjen. Viktima, identiteti i të cilit është Mehmet Qema, 27 vjeç ka ndërruar jetë në spital.
-
VIDEO
Dalin pamjet nga ekzekutimi i 40-vjeçarit në Vlorë/ 2 autorët po e prisnin në kthesë, njërit i bie arma nga duart! Shoqëruesi i viktimës ia mbath vrapit
Kamerat e sigurisë të karburantit përballë kanë ndihmuar për të zbardhur të gjithë skemën e plotë të ekzekutimit të Bledar Birçaj mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’.
-
VIDEO
Rama publikon videon nga ish-Sheshi Shqiponja: Vazhdojnë me tre turne punimet në kantierin e Hyrjes së Re të Tiranës
Vazhdojnë prej muajsh punimet në ish-Sheshin Shqiponja, që e kanë kthyer hyrjen në kryeqytet në një kantier ndërtimi. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet në Facebook, ndërsa thotë se puna vijon me tre turne.
-
VIDEO
Këshilli i BE: Thelbësore që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt! Borrel: Duhet të ecim përpara! Varhelyi optimist
Më 5 Maj Këshilli Evropian i ka rekomanduar të vendeve të BE-së vazhdimin e negociatave të integrimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Shefi i politikës së jashtme Joseph Borrel, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit. Borrel deklaroi se ka nevojë për vazhdimin e procesit të anëtarësimit për Malin e Zi dhe Serbinë gjithashtu nevojën për liberalizimin sa më parë për Kosovën, teksa vuri theksin edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.
-
VIDEO
Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim: Reforma po ecën, s'ka vend për të korruptuar! Metani: Kur politika s'gjen kufijtë, gjyqtarët e prokurorët të ruajnë pavarësinë e institucioneve
Gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim tha se institucionet po funksionojnë dhe se reforma në drejtësi po ecën përpara. Ndonëse vlerësoi se janë bërë shumë hapa përpara, Kim tha se mbetet ende shumë për t’u bërë, ndërsa shprehu mbështetje ndaj titullarëve të institucioneve të reja të drejtësisë
-
VIDEO
Neni për pasurimin e paligjshëm, propozimi që po frikëson politikanët e ish-gjyqtarët, miratimi detyrim nga OKB-ja! Deputetët para një prove të fortë
Kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar Kuvendit ndryshimin e Kodit Penal për të shtuar një nen të ri për pasurimin e paligjshëm, propozimi prek njerëzit e politikës dhe drejtësisë me pasuri të dyshimta. Neni i ri buron nga Konventa e OKB-së kundër korrupsionit e pranuar nga Shqipëria që në vitin 2006
-
VIDEO
'Prej bukurisë së Korçës kemi zgjedhur të jetojmë dhe punojmë këtu', Dardha atraksion edhe gjatë stinës së verës
Klima e larmishme, bukuritë natyrore dhe gatimet tradicionale të zonës, e bëjnë fshatin turistik të Dardhën një nga atraksionet më të tërheqëse në çdo stinë të vitit. Por ka dhe nga ata të huaj që lënë vendin e tyre për të jetuar dhe punuar në Dardhë.
-
VIDEO
Restaurohet kisha historike e 'Shën Vlashit' në Skuraj, kontribuan edhe qytetarë të besimit musliman
Është restauruar kisha e Shën Vlashit në Skuraj të Milotit, e cila ishte shkatërruar gjatë sistemit komunist. Objekti i kultit u ringrit me donacione private dhe kontributin e banorëve përfshirë dhe ata të besimit musliman. Mesha e parë u mbajt nga Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Imzot Giorg Frendo.
-
VIDEO
Kushi: Nxënësit e arsimit parauniversitar i rikthehen modelit të mëparshëm për provimet! Plan i posaçëm për plotësimin e mangësive nga mësimi online
Ndërsa situata me pandeminë po përmirësohet, duket se edhe nxënësit do të rikthehen gradualisht në normalitet, pas një viti mësimi të alternuar mes atij në klasa dhe online. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha sot në "Report TV" se nxënësit e arsimit parauniversitar do t'i rikthehen këtë vit modelit të mëparshëm për provimet.
-
VIDEO
Vëzhgim/ Velipoja larg sezonit të ri turistik, bashkia Shkodër s’ka ndërhyrë për pastrimin! Ministria nuk ka licensuar stacionet e plazhit
Plazhi më i madh në veriperëndim të vendit, Velipoja nuk është ende gati për çeljen e sezonit turistik. Operatorët turistik duket se i kanë marrë masat, por ata që kanë çeduar janë Bashkia e Shkodrës dhe Ministria e Mjedisit. Ndjekim vëzhgimin e gazetarit Ergys Kavaja...