-
VIDEO
Rama rikujton kohën si kryebashkiak dhe nxjerr videon nga Tirana: Kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm pemët ishin pak më të larta se unë
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka rikujtuar periudhën kur dikur drejtonte kryeqytetin, teksa ka ndarë një video në një nga rrugët kryesore të Tiranës.
Në video shihet gjelbërimi nga pemët, për të cilat Rama thotë, se është kënaqësi t’i shohësh, kur kujton se kur u mbollën ishin pak më të larta se ai edhe pse nuk është i shkurtër.Mirëmëngjesi kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha!’- shkruan Rama.
-
VIDEO
Babë e bir në Divjakë prodhojnë tapete bari, eksperienca e Ervis Allkanjarit: Është një biznes i rrallë, mjafton të kesh pasion dhe dëshirë
#reportTV #lajmeshqip #lajme Në fshatin Këmishtaj të Divjakës prodhohen tapete natyralë bari. Një biznes i veçantë ky që në vendin tonë që ka rezultuar i sukseseshëm. Investimi mbi qilimët e blertë, është historia e babë e bir nga Divjaka, të cilët prodhojnë tapete bari. Ishte pikërisht Gjysh Marku, i cili vendosi që së bashku me djalin e tij, Ervisin të investojë në Divjakë qilimin e blertë. Ervis Allkanjari prej vitesh ka hapur nje biznes familjar per prodhimin e tapetit natyral te barit. Eshte nder te paktet në shqiperi qe ofron tapet bari natyral. “Është një binznes i rrallë, i vështirë duket nga pamja e jashtme por mjafton pasioni dhe dëshira dhe nuk është e vështirë”, tha ai. Me teknologjinë e fundit të sjellë në Shqipëri Ervisit i janë dashur vite të tëra që të ketë suksesin e vrullshëm. “Këtu në Shqipëri nuk ishte futur akoma, bëheshin kopështet lulishtet mbilleshin direkt me farë ishte gjë e rrallë. Ai e pa andej dhe e hodhi si ide këtu. Si fillim ishte e vështirë mjetet eksperienca nuk ishte ajo e duhura. Me kalimin e kohës derisa dhe ne ia morëm dorën shtuam mjetet, morëm teknologjinë nga jashtë. Jemi mirë deri më sot” Ecuria e mirë e punëska bërë që kërkesat në treg për barin natyral të jenë të pa numërta, ndër to edhe Aeroporti i Kukësit. “Proceset e punës fillon duke punuar tokën nivelimi freza duhet një nivelim perfekt, ka shumë punë për të arritur këtë rezultat”, shtoi ai. Ndërsa ambicia e Ervis Allkanjari duket se nuk do të mbarojë duke kërkuar të zgjerojë biznesin e tij cdo ditë e më shumë
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, makina 'security' humb kontrollin dhe përplaset me mbrojtësen e rrugës
Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Një mjet “security” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen e rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Ish anëtari i KQZ-së, Skënderi: KAS shpall pavlefshmërinë në një ose disa qendra votimi! Kur rezultati ndikon në shpërndarjen e mandateve, bëhet rivotim në gjithë qarkun
Juristi dhe ish anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një intervistë për Report Tv sqaroi teknikisht sipas ligjit kërkesat ankimore të PD për të kërkuar rivotim në 9 qarqet ku nuk doli fituese. Skëndëri sqaroi se KAS ka kompetencën që të shpall pavlefshmëri në votim në një ose më shumë qendra votimi në një qark dhe në kohën që në këto qendra votimi mund të sjellin ndryshim në shpërndarjen e mandateve atëherë në këtë qark do të ketë rivotim nga e para.
"KAS shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve ne një ose disa qendra votimi, dhe nëse rezultati është kaq i ngushte sa kjo qendër votimi do te ndikonte ne rezultatin tërësor te qarkut dhe kjo do te sillte përsëritjen e zgjedhjeve ne te gjithë qarkun", tha Skenderi
-
VIDEO
Makina bie nga Ura e Vërtopit, përfundon në Osum! Plagoset 28-vjeçarja, dërgohet te Trauma në Tiranë
#reportTV #lajmeshqip #lajme
Një makinë tip Audi ka dalë nga rruga duke rënë nga ura nga një lartësi e konsiderueshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat - Poliçan, ku mjeti tip Audi, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje. Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, makina është shkatërruar totalisht, ndërsa drejtuesja e mjetit është plagosur dhe është dërguar në spital.Fatmirësisht lumi nga ka pasur prurje, ndërsa 28-vjeçares Anxhela Ibra, banuese në Poliçan, është plagosur dhe po transportohet për në Spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Vdekja e 3 familjarëve në Lalz nga kërpudhat, biologu Trebicka: Helmueset dallohen nga pamja, disa e japin efektin pas disa ditësh, shkatërrojnë organet e të çojnë drejt vdekjes
Kërpudhat e pangrënshme dhe helmuese sipas biologut Artan Trebicka mund të kenë shkaktuar vdekjen e 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti, për shkak se ata nuk kanë qenë njohës të mirë të tyre.
Në një intervistë për Report TV me gazetaren Brunilda Kazani, biologu Trebicka tha se kërpudhat mund të dallohen nga pamja nëse janë të ngrënshme ose jo, por për ti kuptuar duhet të jesh një njohës i mirë i tyre. Në një shportë me kërpudha sikur njëra prej tyre të jetë helmuese, sipas biologut, mund të vdesë e gjithë familja. Rrezikshmëria thotë Trebicka, varet nga lloji i kërpudhës pasi ka dhe nga ato që shkaktojnë dhimbje vdekjeprurëse.
-
VIDEO
PD surprizon: Nuk kërkon rinumërim të votave, por direkt ripërsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqet ku kanë humbur
Partia Demokratike kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan. Një vendim surprizë i PD-së e cila nuk e nis kërkesën e saj me rinumërim të votave edhe për të faktuar atë që pretendon dhe akuzon prej ditësh se janë manipuluar votat, por kërkon direk rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues. PD priti afatin e fundit të ankimimeve për të dorëzuar në KAS 10 dosje voluminoze që sipas saj faktojnë tjetërsimin dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona.Partia Demokratike ka ankimuar sot në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Shkodrën, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Përfaqësuesit ligjor të PD në KQZ thanë për mediat se PD ka dorëzuar me qindra fakte ku provohet tjetërsimi i votës së lirë të qytetarëve. Ata shprehen se PD ka grumbulluar shkeljet në procesin zgjedhor në 10 dosje, të cilat sipas tyre përbëjnë indicie të mjaftueshme për të provuar tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nga mazhoranca, nëpërmjet shitblerjes së votës apo përdorimit të presionit administratës publike për të votuar socialistët. Përfaqësuesit e PD thanë se lufta e PD për të risjellë demokracinë në vend do të vijojë dhe se do të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë. "Procesi i 25 prillit ishte një masakër elektorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend. Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partisë shtet. Nga angazhimi i shtetit dhe administratës, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për te blerë vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për te blere vota dhe kërcënuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë. Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdhër politik te fletës se votimit qe sollën zhvleftësimin e 83 mije votave baraz me afërsisht 8 mandate. Nga pamundësimi i votës se emigranteve tek karantina 3 ditore për te penguar emigrantet te vijnë fizikisht për te votuar", tha drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD Përfaqësuesi tjetër ligjor i PD, Marash Logu akuzoi KAS se miratoi sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama modeli e fletës së votimit, që sipas tij prodhuan 83 mijë vota të pavlefshme. "Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë. Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve", tha ai.
-
VIDEO
Përfshihet në flakë autobusi në autostradën Kavajë- Lushnje
#reportTV #lajmeshqip #lajme
Një autobus është përfshirë në flakë në autostratën Kavajë- Lushnje. Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale të shkaktuara nga flakët. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja dhe ka vënë nën kontroll flakët. Deri më tani nuk dihet se cili ka qenë shkaku që autobusi ka marrë flakë.
-
VIDEO
U helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit, humbin jetën 3 anëtarët e familjes nga Gjilani! Kreu i qendrës shëndetësore Manëz: Janë ndjekur të gjitha protokollet
Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë tre pjesëtarët e familjes nga Gjilani, të cilët humbën jetën në Shqipëri, si pasojë e helmimit nga kërpudhat.
Ngjara zë fill që të mërkurën e kësaj jave, kur ata paraqitën simptoma të rënda helmimi, pasi konsumuan kërpudha, që i kishin mbledhur vetë në Gjirin e Lalzit dhe i konsumuan në banesën e tyre të pushimit. Por pavarësisht gjendjes së keqe shëndetësore, ata ndjenjën në shtëpi, duke u drejtuar për në ambulancën e Manzës të enjten në mëngjes, pasi qëndruan në shtëpi 6 orë me dhimbje të forta barku.
Pas mjekimit në ambulancë, ata u dërguan më pas sërish në shtëpi, por gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar edhe më tej, ku janë transportuar më pas drejt spitalit të Durrësit. Pasi nuk po përmirësoheshin, ata u transportuan drejt Tiranës, ku humbën jetën të premten, ndërsa për ngjarjen u raportua vetëm ditën e djeshme.
Pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre pushuesit, ndërsa policia ka proceduar penalisht dy mjekët e qendrës shëndetësore në Manzë, mjekun Shyqyr Beqajn 54 vjeç dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar, për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm".
Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës. Anesti Kamberi në një prononcim për Report Tv tha shkurt se janë ndjekur të gjitha protokollet dhe nuk ka pasur asnjë neglizhim nga mjekët për rastin tragjik të 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.
"Janë ndjekur të gjitha protokollet, dhe nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga mjekët" tha shkurt mjeku për gazetarin Arsen Rusta.
Ndërkohë, gazetari Arsen Rusta bën me dije se në dëshminë e tyre, jashtë kamerave, dy mjekët e proceduar janë shprehur se ata i mjekuan të tre personat sipas protokollit, me serum e vitamina, ndërsa theksojnë se vdekjet janë të dyshimta, duke kërkuar nisjen e hetimeve. Sipas mjekëve, ata kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit, me një diferencë prej 24 orësh.
Rezulton se ka ngordhur edhe qeni i familjes Haliti, që e kishin marrë me vete në shtëpinë e pushimit në Gjirin e Lalzit, që dyshohet se mund të ketë ngrënë mbetje të ushqimit që mund t'i kenë sjellë vdekjen tre anëtarëve të kësaj familje.
-
VIDEO
Kreu i shoqatës së Turizmit Durrës: Fluksi i turistëve do jetë patriotik! Vaksinimi rrit sigurinë
Vaksinimi i personelit të hoteleri-turizmit dhe vijimi me vaksinimit masiv të gjithë vendin do të sjellë një turizëm shumë më të lehtësuar edhe pse jeni ende në kohë pandemie. Kryetari i Shoqatës së Turizmit Durrës, Eduart Xhepa në një intervistë për Report Tv, tha se ky vit do të ketë një fluks të lartë të turistëve rezident dhe të rajonit, pra turizëm patriotik, por do të shënojë edhe rritje të turistëve të huaj krahasuar me 2020. Xhepa tha se akomodimi i turistëve në hotele në 2020 pësoi ulje me 50 % krahasuar me 2019, ndërsa shpresat për këtë vit janë më të larta për shkak të uljes së infektimeve dhe vaksinimit masiv që po bëhen duke rritur më shumë sigurinë shëndetësore të turistëve.
"Sezoni turistik pritet të nis së shpejti dhe kanë filluar përgatitje për të pritur turistët. Pas goditjeve të tërmetit dhe pandemisë që shkaktuan një dëm të madh ekonomik, presim të rimëkëmbin në një farë më mënyre këtë sezon turistik. Turzimi pësoi dëm të madh në shkallë botërore që janë në shifrat 70 %, akomodimi në hotelet në 2020 dhe në vazhdim kanë qenë 50 % më pak se në 2019. Jemi në një situatë që duke pasur parasysh kushtet e pandemisë, të gjithë strukturat akomoduese janë duke marrë masa për respektimin e protokolleve antiCOVID dhe për të bërë një menaxhim sa më të mirë të sezonit që kemi para. Ky sezon do të jetë më shumë i frekuentuar nga rezidentë dhe vendet e rajonit", tha Xhepa.
Xhepa tha se do të kërkojë nga institucionet që hoteleritë të pajisen me certifikatën e vaksinës si një mënyrë për t'iu ofruar më shumë siguri operatorëve të huaj që bashkëpunojnë me vendin tonë, ndërsa shtoi se janë ulur ofertat turistike më 20-30 % për të tërhequr më shumë turistë dhe përshtatur me krizën ekonomike që shkaktoi pandemia në nivel botëror.
"Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta i strukturave dhe stafeve dhe ajo që po kërkojmë është pajisja me certifikatën e vaksinimit si subjekte që t'ia paraqesim operatorëve që bashkëpunojmë dhe turistëve që vijnë që të jenë të sigurt që nuk do të ketë probleme me pandeminë në këtë sektor. Ulja e infektimeve dhe shtimi i të vaksinuarve, do të sjellë një rritje të turistëve të huaj. Mendoje se turizmi patriotik do të jetë i kënaqshëm dhe kemi krijuar oferta të mira duke ulur me 20-30 % të çmimeve në këtë situatë pandemie", tha Xhepa.
-
VIDEO
'Pasuritë familjare të Berishës, Metës e Bashës sa 60% e buxhetit të shtetit”, fieraku: T’u merren nga drejtësia
PD duhej të ishte shkrirë që kur dogji mandatet në 2019-ën. Kështu u shpreh në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një qytetar nga Fieri i cili denoncoi pasuritë familjare të Berishës, Metës dhe Bashës për të cilat tha se përbëjnë 60% të buxhetit të shtetit. Drejtësia t’ua marrë dhe të rrisë pensionet dhe pagat ka nënvizuar ai e ndërsa u shpreh se 5 ditë do të rrinë në parlament deputetët e opozitës, sa për të “qëlluar me vezë” kryeministrin, sic ka deklaruar Gjekmarkaj, pastaj do të dalin nga Kuvendi.
-
VIDEO
PD akuza Doshit, bleu vota me para e kërcënoi votuesit në njësinë 4 në Tiranë! E kallëzuan në SPAK
Partoia Demokratike ka hedhur sot akuza ndaj Tom Doshit se ka blerë vota dhe ka kërcënuar votuesit në njësinë 4 në Tiranë dhe se për të është bërë edhe një kallëzim në SPAK. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, thotë se kallëzimi në SPAK për Doshin është bërë që tre javë para zgjedhjeve, por shton se Prokuroria e Posaçme nuk hetoi, duke e akuzuar se lejoi deformimin e votës.
"Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.
Megjithëse kishte 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave. Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve", thotë Alibeja.
Sipas tij, Tom Doshi, sëbashku me dy personat e tjerë ndërtuan "një skemë kriminale" të blerjes së votës. Po ashtu, Alibeaj shton se secilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.
"Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Secilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna", shton ai.