• VIDEO

    Kraja: Të shkarkuarit e Vetting i nënshtrohen filtrave të SPAK! Krimet Zgjedhore do hetohen të gjitha, nuk do ketë zvarritje

    Në 108-vjetorin e ditën e drejtësisë shqiptare, nga Poli i Drejtësisë, kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar të gjithë ata që janë shkarkuar nga vettingu dhe kanë probleme me pasurinë, do t’i nënshtrohen filtrave të SPAK. Ndërsa përsa i përket krimeve zgjedhore, ai shprehet se janë 40 procedime penale, të cilat po ndiqen intensivisht, dhe askush prej tyre nuk do të pushohet me procedurë apo me tejkalim afati, por shpejt do të ketë rezultate.

     
  • VIDEO

    Kryetarja e KLGJ: Dita e drejtësisë na gjeti me më pak gjyqtarë, por me më shumë partnerë

    Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, renditi të gjitha vështirësitë që ka hasur sistemi, në këtë vit pandemik.Ajo tha se kjo ditë e drejtësisë e gjeti me më me pak gjyqtarë, por me më shumë partnerë.

     
  • VIDEO

    Drejtuesi i seksionit politik të delegacioni të BE, Hupin: Procesi i vetingut të intensifikohet, efikasiteti në gjykata të rritet

    Drejtuesi i seksionit politik të delegacioni të BE në Shqipëri Alexis Hupin tha se procesi i vetingut duhet të intensifikohet dhe efikasiteti në gjykata duhet të rritet. Be tha ai do të vazhdojë të qëndrojë krah vendit tonë.

     
  • VIDEO

    Çela: Dita e sotme moment reflektimi, kemi ende punë për të arritur ku duam, të gjithë të bëhen pjesë e këtij procesi transformues

    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në ditën kombëtare të drejtësisë tha se ky është një moment reflektimi për atë se çfarë është bërë dhe se çfarë duhet bërë. Ndërkaq ftoi të gjithë magjistratët dhe jo vetëm që të bëhen pjesë e këtij sistemi transformues.

     
  • VIDEO

    Metani: Kur politika nuk i gjen kufijtë e saj, gjyqtarët e prokurorët kanë detyrën e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve

    Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në ditën e drejtësisë, tha puna e  gjyqtarëve dhe prokurorëve është e bukur, por edhe e vështirë. E vështirë, kjo sepse sipas tij duhet t'i bëjë ballë presioneve të politikës.

    "Është e bukur se në profesionin e tyre janë pjesë e sistemi të drejtësisë, është frymëzuese se shoqëria jonë ka më shumë nevojë për gjyqtarë e prokurorë që ngjallin besim.

    Në një shoqëri ku politika e ka të vështirë që të gjejë kufijtë e vetë, janë ato që duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve, për këtë arsye puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e vështirë. Nëse udhërrëfyes do të jetë Kushtetuta dhe jo politika, nëse do ruhen interesat e drejtësisë, atëherë i është bërë një shërbim shumë i madh demokracisë dhe vendit", tha ndër të tjera Metani.

  • VIDEO

    Yuri Kim: Reforma në drejtësi, e vështirë por po jep rezultate! Nuk ka vend për aktorë të korruptuar në sistem

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, në aktivitetin e zhvilluar për Ditën e Drejtësisë në Shqipëri, u shpreh se reforma në drejtësi po ecën dhe se po jep rezultatet e saja.

     
  • VIDEO

    Autobusi me pasagjerë kryente manovra dhe parakalime të gabuara, arrestohet shoferi i dehur! Gjatë fundjavë në pranga edhe 17 shoferë të tjerë

    Autobusi u konstatua nga policia  në rrugën e Rinasit, duke kryer manovra dhe parakalime të gabuara, ndërsa pas ndalimit, rezultoi se drejtuesi i autobusit, shtetasi A. S., 50 vjeç, i cili po transportonte pasagjerë nga Tirana në Valbonë, ishte i dehur

  • VIDEO

    Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Vlorë 40-vjeçari! U qëllua nga disa persona në mjetin e tij tip BMW!

    Breshëri kallashnikovi një 40-vjeçari në Vlorë. Në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë është qëlluar teksa udhëtonte me mjetin e tij tip BMË Bledar Birçaj. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit nga plumbat e marrë. 

    Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba. Biçaj ishte i shoqëruar në makinë edhe nga një person tjetër, i cili është marrë në pyetje nga policia.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë.

    Policia raporton se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se kanë qenë disa personat që kanë qëlluar. 

  • VIDEO

    Shenjat e plumbave në BMW me të cilën po udhëtonte 40-vjeçari gjatë ekzekutimit

    Makina tip BMW ku udhëtonte Bledar Birçaj gjatë ekzekutimit të tij në Vlorë, po largohet nga vendi i ngjarjes. Në makinë duken qartë shenjat e plumbave që janë shtënë nga 40-vjeçarit.

  • VIDEO

    U qëllua mbi 10 herë në drejtim të tij, momenti ku trupi i Bledar Briçajt dërgohet në morg

    Ky është momenti kur trupi i viktimës Bledar Birçaj është duke u dërguar në morg, pasi ka ndërruar jetë nga breshëria e plumbave më të cilat u qëllua mesditën e sotme. Sipas policisë Birçaj mbeti i plagosur pas të shtënave dhe më pas u transportua në spitalin e Vlorës ku dhe ka ndërruar jetë.

  • VIDEO

    Ekzekutohet në Vlorë 40-vjeçari! U qëllua nga disa persona teksa udhëtonte me automjetin tip BMW

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Nga raportimet paraprake mësohet se njw person ka mbetur i vrarë. Policia është nisur për në vendngjarje.

    Report Tv ka siguruar pamje nga vendngjarja në Vlorë. Makina në pamje e tipit BMW është automjeti në drejtim të të cilit është qëlluar. 

  • VIDEO

    Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës në Krujë, në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

    Një makinë tip "Volkswagen" është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Krujë, teksa ka qenë e parkuar në pronësi të shtetasit Sahit Hysa.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Niklës me 14 korrik të vitit 2018.

    Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë tek motra e tij dhe ka marrë flakë.

    Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

    Praprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme. Dyshohet se makinës i është vënë flaka si pasojë e hasmërive që familja e tyre ka.

    Banesa ku i është vënë flaka ndodhet në një fshat në dalje të Fushë-Krujës dhe nuk ka kamera sigurie.

    ‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë  ka marë flakë në parkim mjeti tip "Volksëagen", në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.  Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’- njofton policia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv