• VIDEO

    Vrasja e Liljana Buzos, gra e vajza në Elbasan ngrihen në protestë me pankarta në duar: Mos e vrit nënën time

    Për t’i thënë jo dhunës, marrjes së jetës njerëzore dhe nën moton “THUAJA EMRIN” gra dhe vajza në Elbasan marshuan sot nga qendra e qytetit drejt gjykatës ku u vra 54 vjeçarja Liljana Buzo.

  • VIDEO

    Tiranë, vret shokun me plumb në gjoks teksa pinin në lokalin që prodhonte Bitcoin! Vetëdorëzohet 28-vjeçari: E bëra pa dashje, armën e solli vetë viktima

    Pak para mesnate, shoqëria në kafe e disa të rinjve, u kthey në tragjedi. 27-vjeçari Mehmet Qema u qëllua me plumb pistolete në gjoks nga shoku i tij 28-vjeçari Marjus Dema. Në pamjet që Report Tv siguron pak momente para vrasjes, autori i drejton armën shokut të ulur në tavolinë, ndërsa miqtë e tjerë janë ende duke qeshur. 28-vjeçari u vetëdorëzua pas negociatave me familjarë e avokatë, ndërsa janë vetëdorëzuar edhe miqtë e tyre të shpallur në kërkim. Dëshmia: Nuk kisha qëllim ta vrisja pasi jemi miq.

  • VIDEO

    6 minatorë asfiksohen nga rrjedhja e gazit prej gjeneratorit në minierën e kromit në Martanesh, një në gjendje më të rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës

    Në minierën e kromit në Martanesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë e cila për pak rezultoi në tragjedi. 6 minatorë kanë mbetur të asfiksuar pas helmimi nga gazi, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe është nisur me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt Tiranës.

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në Tiranë, drejtuesi i motorit përplaset për vdekje në Astir! Një grua e plagosur dërgohet me urgjencë në spital

    Një drejtues motori është përplasur për vdekje, në një aksident tragjik të ndodhur pak më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

    Tek Bulevardi 'Migjeni', Yzberisht, janë përplasur  dy mjete dhe një motor, nga përplasja e tyre ka ndërruar jete drejtuesi i motorit, dhe është dëmtuar drejtuesja e njërit mjet,  e cila po transportohet në QSUT. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën hetimet e domosdoshme. 

  • VIDEO

    Rama nxjerrë videon nga Rrogozhina: Aty ku deri para 7 vitesh s'kishte ujë për tokë, sot janë 400 hektarë të kultivuara me perime

    Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga fshati Lekaj në Rrogozhinë, ku tregon ndryshimin që ka sjellë investimi në kanalet vaditëse për zonën në kultivimin e frutave e perimeve.

  • VIDEO

    Mbretëresha Elizabeth i kthehet aktiviteteve publike pas vdekjes së Princit Philip, mban fjalimin e parë në parlament

    Mbretëresha Elizabeth ka kryer angazhimin e saj të parë të madh publik që nga vdekja e Dukës së Edinburgut, ndërsa ndoqi hapjen shtetërore të parlamentit.

  • VIDEO

    Mashtronin qytetarët duke u marrë shuma deri në 5000 euro, arrestohen çifti i bashkëjetuesve në Korçë

    Dy persona janë vënë në pranga pasi bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre

  • VIDEO

    Helikopteri mbërrin te Trauma por nuk ulet, minatori i plagosur dërgohet në QSUT

    Minatori i plagosur nga ngjarja sot në Dibër ka mbërritur në  Tiranë në repartin e toksikologjisë në QSUT. Fillimisht helikopteri ishte nisur drejt Traumës por në momentin e fundit, kur po ulej atje u nis për në QSUT.

  • VIDEO

    Lefter Alla për Report Tv: Ka pasur probleme me gazrat në minierë, kanë dalë të gjithë! Vetëm një minator është më rëndë, por jashtë rreziku për jetën

     

    Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla në një lidhje telefonike për Report Tv tha se në minierën e kromit në Martanesh ka pasur probleme me garzat që ka sjellë dhe asfiksimin e minatorëve. Ai tha se asnjë minator nuk ka mbetur i bllokuar, ndërsa pjesa e çlirimi i gazrave në minierë është pjesë e punës dhe nuk ka të bëjë me kushtet teknike.

     
  • VIDEO

    Në lokalin e autorit që vrau shokun në Tiranë, ishte instaluar një pajisje për prodhimin e Bitcoin

    Në lokalin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe  Krimi Ekonomik. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, që ishte marrë me qira nga autori i vrasjes Marjus Dema.

  • VIDEO

    Laboratori i drogës në Lushnje, gjykata lë lirë 2 nga të arrestuarit, burg për një nga elektricistët

    LUSHNJE- Është zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lushnje seanca për masën e arrestit nga tre personave të arrestuar pak ditë më parë për kultivimin e lëndëve narkotike në një ish-karburant në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnje.

    Gjyqtarja e çështjes, Saimira Hila, pasi dëgjoi akuzën dhe avokatët e tre personave vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për Mario Çelën, për Mestan Zoton vendosi masën elektricist vendosi masën ‘arrest shtëpie’ dhe për Visli Liçin vendosi masën ‘arrest me burg’.

    ujtojmë se Mario Çela ishte i akuzuar për kultivim bimësh lëndësh narkotike, por sot i është ndryshuar aktakuza në ‘Moskallëzim krimi’, pasi Çela punonte si gomist në afërsi të objektit. Ndërsa për elektriçistit është ngritur akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’. Sipas avokatëve të tyre ato do të apelojnë për masën e dhënë arrest shtëpie për Mestan Zoton dhe ‘arrest me burg’ për Visli Liçin.

    Ervin Rista, ishte pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës në Lushnje, i përshtatur në një godinë karburanti që ishte lënë jashtë përdorimit që nga 2004. 45-vjeçari, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Krutja”, pasi kishte përshtatur këtë godinë në një laborator për kultivimin e kanabisit nëpërmjet ngrohjes me llamba, ndërkohë që në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, Lirim Serdani 54 vjeç dhe Igli Borova 27 vjeç të dy banues në Fier.

    Report TV solli pamje nga ky laborator në zonën e njohur si 'Pushimi i Shoferit' në Lushnje jo shumë larg autostradës, ku u gjetën pajisje elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët janë sekuestruar nga policia, e ndërsa në shtëpinë e një prej personave të shpallur në kërkim, më konkretisht Lirim Serdani u gjetën disa fishekë.

    Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Shpërdorim detyre", “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

  • VIDEO

    Atentati në Vlorë, në makinë me Bledar Birçaj polici i anti-drogës! Dëshmia: Na bënë pritë

    VLORË- ‘Jam i tronditur, mendova se më kapën plumbat’, kjo është një pjesë e dëshmisë së shoqëruesit të Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua mesditën e djeshme në Vlorë nga një atentat i mirëorganizuar.  Në momentin e vrasjes Bledari ka qenë i shoqëruar me një shokun e tij, polic i antidrogës Granit Deromema, tek zona e njohur si Bishti i Kalldrëmit për të shkuar në qytet. Report Tv ka mësuar se ai ka deklaruar se ka parë disa persona të maskuar të cilët nuk i ka njohur, ndërkohë që ka shtuar se ishte shumë i tronditur nga ajo që ndodhi. ‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat.’- mësohet të ketë thënë shoqëruesi i Bledar Birçajt, me detyrë efektiv policie. Dy persona të veshur me të zeza siç ndiqet dhe nga pamjet kanë filluar të godasin në drejtim të automjetit. Në drejtim të automjetit lloj BMW është goditur plot30 herë. 7 gëzhoja e kanë kapur viktimën në gjoks, trup e kokë duke e lënë pajetë. Personi pasagjer në momentin e sulmit i ka pikasur, është ulur poshtë sediljes së makinës duke i shpëtuar plumbave. Autorët ishin dy, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen. Në policinë e Vlorës janë pyetur rreth 20 persona dhe po vijojnë te merren në pyetje dëshmitar okular për dinamikën e ngjarjes, ku përfshiehn të afërm, shokë, familjarë, dëshmitarë okular, pronarë biznesesh.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv