• VIDEO

    Rënia e rasteve me COVID, mjeku infeksionist: Vaksina po jep rezultat!

    Infeksionisti në Spitalin Infektiv, Edmond Puca tha se situata e pandemisë ka njohur një përmirësim të ndjeshëm, nga uljet e rasteve të reja dhe uljes së shtrimeve në spital. Në një intervistë për Report Tv, rënien e infektimeve ditore, mjeku e lidhi me disa faktorë që nga fakti që po shkojmë drejt imunitetit të tufës, vaksinimit por dhe respektimit të rregullave anti-COVID.

    "Imuniteti që kemi kaluar pasi pandemia ka mbi një vit që është prezente në vendin tonë, në nëntor-shkurt rast kanë qenë shumë i madh, kështu që një pjesë të mirë do ja lija imunitetit të tufës që jemi duke u afruar por edhe vaksinat kanë bërë punët e tyre pasi kemi 600 mijë të vaksinuar më e larta në Ballkan për popullatë. Kemi 25-30 % të pacientëve të vaksinuar për numër popullate. Një pjesë e mirë e njerëzve janë të kujdesshëm dhe ruajnë veten", tha mjeku

    Ulja e shtrimeve në spital është pritur me entuziazëm nga buzat e bardha ku infeksionisti Edmond Puca tha se më në fund ai dhe kolegët e tij arritën pas një viti pandemi të vishnin sërish përparësen e bardhë dhe të hiqnin veshjet speciale anti-Covid për t'u mbrojtur nga virusi.

    "Si unë dhe kolegët e mi pas një viti veshëm bluzën e bardhë dhe kjo është gjëja më e mirë. Një pjesë e mirë e kemi kaluar virusin dhe numri i rasteve është i pakët dhe shpresoj të ecet me këtë ritëm pasi do të kemi një sezon veror optimist", tha ai

    Puca tha se aktualisht në Spitalin Infektiv janë 30-35 pacientë të shtruar të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa simptomat e tyre janë po të njëjta me ato që nga fillimi i pandemisë si vështirësi në frymëmarrje, lodhje apo temperaturë të zgjatur në kohë.

     

  • VIDEO

    Makina përplaset me zetorin në Korçë, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor

    Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti ku një mjet tip 'BMV' është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor. Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Vashtemi.

    Mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me zetorin me drejtues shtetasin I. K., rreth 50 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës.

  • VIDEO

    Arrestohet bashkëpunëtori që ndihmoi në arratisjen e bosit turk të kriptomonedhës në Shqipëri

    Autoritetet shqiptare kanë arrestuar Altjan Canaj, i riu shqiptar që ndimoi në arratisjen dhe strehimin në Shqipëri të bosit turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Özer.  Pas arrestimit Canaj pranoi se ai e kishte ndihmuar Faruk Fatih Özer në bashkëpunimin me një tjetër shqiptar të quajtur Edevaldo Haxhiu, i cili kishte pjesën kryesore në arratisje.

    Canaj, deklaroi se ai e kishte kuptuar se ai ishte fajtor vetëm pas lajmeve në media. Në deklaratën e tij ai kishte theksuar se ata e pritën themeluesin Thodex në aeroport me kërkesë të një shoku të tij të njohur dhe e çuan në hotel.

    Canaj tha se kur mësoi nga shtypi se Özer ishte i përfshirë në një mashtrim të jashtëzakonshëm ai tha u takua përsëri me Edevaldo Haxhiun., më pas ai ishte ikur nga policia për 15 ditë nga frika e arrestimit.

    Imazhet e Canaj me Ozer u bënë publik nga mediat prej ditësh duke e bërë të mundur edhe identifikimit e tij..Në imazhet e shpërndara shihej Özer së bashku me Altjan Canaj i veshur me një  xhup të kuq dhe të bardhë.

    Sipas informacionit të marrë nga burimet e policisë, Faruk Fatih Özer është fshehur me menaxherin e një kompanie furnizuese të produkteve ushqimore në Shqipëri.

    Autoritetet turke kanë vazhduar operacionet intensive për kapjen e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”që dyshohet se fshihet prej dy javësh në Shqipëri bashkë me një server, brenda të cilit mbahen 108 milion dollar në kriptomonedha.

    Mediat vendase raportojnë se policia ka dërguar një ekip prej pesë ekspertësh në Ballkan ndërkohë që kanë bërë publkike edhe vendqëndrimet e tij në Ballkan.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Pas grabitjes së kambistit në Tiranë 'skifterët' u 'lutën' te Kisha e Laçit!

    Report Tv zbardh dosjen e grabitjes se 3 milionë lekëve te Rruga e Kavajës në Tiranë. 2 autorët pasi sulmuan me bisht sqepari në kokë transportuesin e lekëve e gjuajtën me shkelma i morën çantën dhe ikën.

    Pas grabitjes ata kanë fshehur lekët diku dhe kanë shkuar në kishën e Laçit. 'Skifterët' pas grabitjes telefonuan shokun e tyre,  Roni Spaho, të shkonte të merrte lekët. Por kur ky i fundit shkoi të marrë çantën me lekë policia i kish gjetur e para dhe ishte në survejim se kush do afrohej.

    Ronin e kish telefonuar njëri prej grabitësve, M. Gjonpalaj pasdite atë ditë dhe i tregon se bashkë me shokun e tij kishin grabitur një person të Rruga e Kavajës dhe i kishin lënë diku paratë dhe se Spaho duhet të shkonte t'i merrte.

    Me një makinë tip 'Toyota Yaris' të dy kanë bërë një 'xhiro' të Rruga e Kavajës dhe i tregon vendin ku ishin paratë. Ditën tjetër e telefonon serish Gjonpalaj dhe i thotë që të shkonte të merrte paratë në vendin që i kishte treguar.  Në momentin që në vendin e caktuar e ndalon policia ai u thotë uniformave blu se 'kam ngatërruar  rrugën'.

    Dy autorët në kërkim, M. Basha dhe M. Gjonpalaj, janë persona me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë që Roni  Spaho është lënë në burg. 

  • VIDEO

    Rama nxjerr pamjet nga Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT: Nuk ka kohë për pushim

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Kreu i qeverisë nënvizon se ky është një investim i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

    ‘Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend! Nuk ka kohë për pushim!’- shkruan Rama.

  • VIDEO

    Sot, Dita e Drejtësisë! Metani: Reforma në drejtësi më e thella dhe e dhimbshmja! Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe

    Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. 106 vitet e kaluara prej atij akti kanë qenë vite përpjekjesh dhe sakrificash të shumta të shqiptarëve për drejtësi dhe shtet të së drejtës.

    Në këtë kanun, ashtu si dhe në disa akte të tjera qeveria vendosi rregullat e para të shtetit shqiptar, për organizimin e sistemit gjyqësor, prandaj kjo datë përkujtohet si Dita Kombëtare e Drejtësisë.Më pas, sistemi gjyqësor por dhe ai i drejtësisë në Shqipëri ka funksionuar i riorganizuar në formate dhe sisteme të ndryshme, në varësi të vullnetit të klasave politike të kohës, që kanë qeverisur apo që kanë sunduar në vendin tonë.

  • VIDEO

    Humbi jetën gjatë lindjes në maternitet, familjarët e 30-vjeçares protestë para prokurorisë në Fier: Po neglizhon rastin, mjekët po tentojnë të fshehin provat

    Leonard Lamaj, bashkëshorti i të ndjerës Elisabeta Lamaj, 30 vjeçares nga Ballshi, e cila ndërroi jetë me 10 prill pas anestezisë lokale gjatë lindjes, ka protestuar ditën e sotme para prokurorisë së Fierit.

    Lamaj, i cili bëri kallëzim penal në polici për mjekët për mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëshortes së tij, thotë në një prononcim për mediat se prokuroria po neglizhon rastin dhe se mjekët po tentojnë që të fshijnë të gjitha provat. Sipas dëshmisë së mjekëve, shkak i humbjes së jetës së 31-vjeçares ka qenë infarkti akut i miokardit.

    Bashkëshorti dhe familjarët e së ndjerës, kërkojnë zbardhjen e ekspertizës mjeko-ligjore, dhe shtojnë se ato do t’i shkojnë deri në fund deri sa të zbulohet fajtori, ku sipas tyre janë mjekët.

    ‘Të gjithë pjesët që ka shqyrtuar prokuroria, duke marrë nga materialet nga kamerat, nga mospyetja e një familjari tonë, të gjitha këto mua më çojnë në neglizhim. Mosdalja e ekspertizës mjeko-ligjore e cila ka afate ligjore deri në 2 javë sot ne kemi 4 javë e dy ditë gjë që do të thotë askush nuk na ka dhënë një përgjigje dhe as nuk duan të na japin një përgjigje. Ai mjek plehra me gjithë të shoqen kanë fshirë çdo gjë dhe mendojnë se do të mbetet në heshtje, por kjo gjë nuk do të mbetet në heshtje do të vazhdojmë deri në fund deri sa fajtori të dalë. Realisht aty ka shumë fajtorë, salla nuk ka qenë gati. Të më japin një shpjegim unë kërkoj një të drejtë. Prokuroria është ajo që nxjerr dhe i kërkoj të nxjerrë sa më shpejt ekspertizën mjeko-ligjore.’- tha bashkëshorti i saj.

  • VIDEO

    Mes varfërisë e sëmundjeve, familja në Maliq apel për ndihmë! Kryefamiljarja: Fle në dërrasa, lekët më ikin për ilaçe

    Jeta për ta është çdo ditë një luftë për mbijetesë. Por si të mos mjaftonte skamja dhe pamundësia ekonomike, problemet me shëndetin mendor të vajzës së familjes e rëndojnë më tepër situatën. 30-vjeçarja ka nevojë për shërbim të veçantë, por kushtet nuk janë aspak favorizuese, pasi godina në të cilën ata jetojnë nuk plotëson as kushtet minimale.

    Të ardhurat e vetme të tyre vijnë nga pensionet që marrin vajza dhe bashkëshorti, por edhe këto para shkojnë për ilaçe. Zgjidhjen për tu ushqyer e kanë gjetur tek dyqani i lagjes duke marrë borxh.

    E gjendur përballë një situate pa zgjidhje, kryefamiljarja Dhurata Pasho apelon për ndihmë, për ti krijuar bijës së saj kushtet minimale.

     “Në atë qoshen aty e laj. Dimër e behar. Aty bie dëbora. E sjell me erë këtej. Pikon. Shikoje si është bërë tavani pika-pika. Inatoset dhe se ngre dot pastaj. Jetoj vetëm me lekët e vajzës. Dhe me pensionin e burrit. Nuk më dalin as për ilaç, as për asgjë. Shumë e vështirë është. Prej vitesh jetoj këtu. Më shumë e sëmurë, se sa e shëruar. Jetoj me burrin dhe vajzën. Burri punon arën, por nuk është i zoti. Shumë e vështirë është jeta. Nuk e përballoj dot. Vajzën nuk e laj dot. Asgjë nuk kam. As divan, as asgjë. Flejë në dërrasa. Na dhemb kurrizi. Kur e zënë krizat vajzën, shpirti i asaj e din. Shko e fut kokën në ujë. 30 mbushi vajza në datën 2. I dhemb koka shumë. Nuk mundem ti shërbej biri i nënës. Dita me ditën më e rëndë vjen. Nuk e laj dot vajzën. Nuk e mbaj dot tenxheren me ujë. Ajo ka inate. Doktori më thotë mos mbaj pesha të rënda, por unë çfarë do të bëj. Ndihma vetëm nga I që më solli një lavatriçe. Asgjë tjetër. Nuk e dua jetën. Kur shikoj shtëpinë e vajzën kështu, nuk e dua jetën. Qaj, qaj por pushoj. I vjen keq vajzës. Vajza as nuk dëgjon, as nuk flet. Kam vajtur në Maliq për të kërkuar të më bëjnë një banjë, ato thonë keni lekë ju. Ato vetëm për ilaçe nuk më dalin. Lekët ikin për ilaçet e mia dhe të gocës. Burri ndonjëherë I merr, ndonjëherë jo. Marr borxh tek dyqan. Të shikoj njëherë shtëpi si të tjerët e pastaj nuk e dua jetën. Jam e rënduar shumë. Nuk mbaj mend ku i lë gjërat. Po më ikën mendja fare. Ju drejtohem të tërëve të më ndihmojnë. Nuk dua sitë tërë, por vetëm të ma rregullojnë pak. Një banje, një dush të më bënin. Asgjë tjetër sepse nuk e laj dot”, tha e zonja shtëpisë, Dhurata Pasho.

  • VIDEO

    Po kalonte rrugën për të hedhur mbeturinat, përplaset nga një makinë e moshuara në Lushnje

    Një e moshuar është përplasur nga një makinë në Lushnje, teksa po kalonte rrugën për të hedhur mbeturinat.

    Mjeti me targa AA 079 OC, tip ‘Ford’, ishte duke parakaluar rrugën, ndërkohë që përplasi të moshuarën. E moshuara ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për mjekim për të specializuar.Policia po kryen veprimet hetimore në vendngjarje.

  • VIDEO

    Fier, nxënësit hapin ekspozitën 'Stop trafikimit të qënieve njerzore'

  • VIDEO

    Balla inspekton punimet për asfaltimin e rrugës në Rrajcë Sutaj: Rrugët e reja do të zhvillojnë agro-turizmin

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka inspektuar punën për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Rrajcë Sutaj në Prrenjas. 

    Në fjalën tij Balla deklaroi se shtrimi i rrugëve do të zhvillojnë agro-turizmin e zonës.

    “Nuk kemi kohë për pushim prandaj sot jemi në Rajcë për të ndjekur nga afër punimet që po kryhen në shtrimin me asfalt të rrugës kryesore të Rrajcës. Kjo është faza e parë e një projekti. Synimi jonë është zhvillimi i agro-turizmit në këtë zonë. Është koha që ta zhvillojmë Rrajcën”, tha ai. “Shumë shpejt do të financojmë me 5000 euro çdo familje Në Rrajcë që do ta kthejë shtëpinë në bujtinë. Kjo do të bëhët për turistët e kësaj zone përrallore. Është mbyllur edhe investimi në rrjetin e ujit të pijshëm, një investim rreth 5 milion eurosh. Këto investime e bëjnë Rrajcën një zonë më një infrastrukturë komode për turistët”, përfundoi Balla.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 10 maj 2021

     Titujt e gazetave per sot,nga legalizimet, familjet e reja qe marrin tapine te antikomunizmi si gjethe fiku e deri tek opozita kerkon te hapen kutite

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv