• VIDEO

    Niset me helikopter drejt Tiranës një nga minatorët e asfiksuar nga rrjedhja e gazit në një minierë në Martanesh

    Report Tv ka siguruar pamjet kur një nga minatorët e asfiksuar në minierën e kromit në Martanesh është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Mësohet se minatori iasfiksuar është jashtë rrezikut për jetën dhe është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

  • VIDEO

    6 minatorë të lënduar në një minierë në Martanesh! Asfiksohen nga rrjedhja e gazit prej saldimit

    Në minierën e kromit në Martanesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë e cila për pak rezultoi në tragjedi. 6 minatorë kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter ushtarak drejt Tiranës. 

    Të gjithë kanë minatorët e bllokuar fillimisht në minierë tashmë janë jashtë saj. Gjendja e tyre shëndetëore paraqitet të jetë e stabilizuar. 

  • VIDEO

    U mbajt rreth dy orë ne lokalin ku vrau shokun, largohet nga vendi i ngjarjes Marjus Dema

    Pas me shumë se dy orë ku qëndroi në vendin e krimit tek rruga ‘5 Maj’, pasi vrau shokun e tij Mehmet Qemën, 28-vjeçari Marjus Dema është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Dema ishte kthyer në vendin e ngjarës për të ndihmuar për hetimet e mëtejshme në lidhje me krimin. Ai tha se armën në tavolinë  e kishte sjellë Mehmeti dhe se ai ka qenë duke lozur me të, ndërkohë që nuk dinte se kishte plumb brenda.

    ‘Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

  • VIDEO

    Atentati në Vlorë, në makinë me Bledar Birçaj polici i anti-drogës! Dëshmia: Na bënë pritë

    VLORË- ‘Jam i tronditur, mendova se më kapën plumbat’, kjo është një pjesë e dëshmisë së shoqëruesit të Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua mesditën e djeshme në Vlorë nga një atentat i mirëorganizuar. 

    Në momentin e vrasjes Bledari ka qenë i shoqëruar me një shokun e tij, polic i antidrogës Granit Deromema, tek zona e njohur si Bishti i Kalldrëmit për të shkuar në qytet. Report Tv ka mësuar se ai ka deklaruar se ka parë disa persona të maskuar të cilët nuk i ka njohur, ndërkohë që ka shtuar se ishte shumë i tronditur nga ajo që ndodhi.

    ‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat.’- mësohet të ketë thënë shoqëruesi i Bledar Birçajt, me detyrë efektiv policie.

    Dy persona të veshur me të zeza siç ndiqet dhe nga pamjet kanë filluar të godasin në drejtim të automjetit. Në drejtim të automjetit lloj BMW është goditur plot30 herë. 7 gëzhoja e kanë kapur viktimën në gjoks, trup e kokë duke e lënë pajetë. Personi pasagjer në momentin e sulmit i ka pikasur, është ulur poshtë sediljes së makinës duke i shpëtuar plumbave. Autorët ishin dy, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen.

    Në policinë e Vlorës janë pyetur rreth 20 persona dhe po vijojnë te merren në pyetje dëshmitar okular për dinamikën e ngjarjes, ku përfshiehn të afërm, shokë, familjarë, dëshmitarë okular, pronarë biznesesh.

  • VIDEO

    U vra me armë zjarri nga shoku i tij në Tiranë, zbulohet lidhja e 27-vjeçarit me moderatorin kosovar! I shoqëruar edhe me disa repera

    Mehmet Qema, 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në rrugën ‘5 Maji’, ishte një personazh i njohur për publikun edhe në rrjetet sociale. Shpesh herë ai shihej nën shoqërinë e reperave të njohur dhe është bërë pjesë e disa videoklipëve.

    Së fundmi Mehmet Qema, është shfaqur në një videoklip të xhiruar nga moderatori Kosova Meriton Mjekiqi. Në një foto të publikuar nga vetë viktima në mediat sociale vetëm katër ditë më parë, ai shfaqet në krah me autorin e dyshuar Marius Dema ku duket edhe reperi dhe moderatori Meriton Mjekiqi i cili shoqërohej shpesh me djemtë.

    Në foto bashkë me ta shfaqen edhe dy prej personave të shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vrasja, Erlind Peka dhe Blerim Hoti i njohur me emrin e arit Lim Hoti edhe ky reper. Në këtë videoklip shihet edhe viktima i cili ishte shoqërohej me këngëtarë të muzikës rep.

  • VIDEO

    Tiranë, vret shokun me plumb në gjoks teksa pinin në lokal! Vetëdorëzohet 28-vjeçari

    Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë në zonën e 5 Majit. Një 27-vjeçar, i identifikuar si Mehmet Qema nga Hasi, është vrarë me një plumb në gjoks. Nga informacionet e para të siguruara nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, mësohet se të rinjtë pasi kishin konsumuar alkool janë konfliktuar për rrethana ende të paqarta dhe ka ndodhur tragjedia. Viktima Qema u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.

    Autori i vrasjes është identifikuara si Marjus Dema, 28 vjeç, i cili është miku i viktimës dhe është vetëdorëzuar tashmë në polici. Po ashtu është vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e '5 majit'. Marjus Dema pasi është vetëdorëzuar në polici ka sqaruar në deklarime se nuk ka pasur qëllim vrasjen pasi kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertiza dhe nuk është gjetur asnjë provë lëndësh narkotike, por vetëm alkool.  

    Autori, 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal, ndërsa pista hetimit më shumë është e fokusuar në vrasja nga pakujdesia.  

    Report Tv ka siguruar dëshminë paraprake të  Marjus Dema, i cili me lot në sy ka thënë në polici se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur me plumba dhe se ngjarja ndodhi nga pakujdesia. Gjithashtu lokali ku ndodhi ngjarja në zonën e 5 Majit ishte marrë me qira nga vetë autori Marjus Dema, 28 vjeç.

  • VIDEO

    I pranishëm mbrëmë në vrasjen e 27-vjeçarit te rruga '5 maji', njeri prej tyre ‘çmendi’ ushtarët grekë duke i urdhëruar

    Autori i vrasjes që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, Marjus Dema dhe viktima Mehmet Qema, ishin miq të dy djemve të cilët i jepnin urdhra ushtarëve grekë, në një video që ka qarkulluar në janar të këtij viti nga mediat greke.

    Njëri prej djemve të përfshirë në këtë skandal, është 29-vjeçarin Frenki Myftari, i cili ishte tashmë është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim pas krimit.

    Në videon e cila qarkulloi disa muaj më parë, shfaqet Frenki Myftari së bashku me një shokë, të cilët të cilët i japin urdhra ushtarëve grekë dhe përshëndesin miqtë nga Shqipëria në rrugën “5 maji”.

    “Përshëndes krejt shokët e mi të 5 majit, Marius Dema, Emiljan Pjetra, Erlin Peka, Tallman, Gjoni Blackcent”, dëgjohet të thotë Myftari në video.

    Një pjesë e emrave të djemve të cilët përmenden në video janë shokët e viktimës dhe autorit, të krimit të mbrëmjes së djeshme në rrugën “5 maji”, të cilët ishin edhe të pranishëm. 

  • VIDEO

    Qytetarët s'respektojnë oraret dhe ankohen për dyndjet në pikën e vaksinimit në Fier e Kukës

    Vaksinimi masiv po vijon në të gjithë vendin me ritme të larta. Edhe pse thuajse në të gjithë qendrat e vaksinimit në vendin ruhet distanca dhe respektohet fasha orare i vendosur për kategoritë e ndryshme, në qendrën e vaksinimit në Fier e vendosur në ambientet e ish shtëpisë së Pionerit, kjo gjë nuk ndodh nga qytetarët duke sjellë një fluks të lartë dhe grumbullim të tyre. Qytetarë të shumtë janë grumbulluar brenda ambienteve në pritje për të bërë vaksinën, ku në këtë qendër aplikohet doza e Pfizer për personat që kanë sëmundje të rënda kronike dhe ajo ruse Sputnik V për rastet më të lehta.

    Vetë qytetarët shprehen të nervozuar se po presin prej orësh në radhë në pritje të vaksinës dhe për këtë ia vënë fajin keqmenaxhimit dhe organizimit jo të duhur nga personeli i vaksinimit

     "Unë  jam me bypass në zemër dhe rri pres këtu me orë. Ky fluks ndodh se këta nuk dinë të organizojnë punën", tha s.

    Ndërkohë që nga ana tjetër Drejtoresha e DSHP, Mirela Mitri në një prononcim për mediat u shpreh se radha krijohet gjatë orëve të mëngjesit pasi edhe pse ata kanë vendosur fasha orare për kategori të caktuar dhe kjo u është raportuar edhe nga mjeku i familjes, por qytetarët zgjedhin të shfaqen që në orët e para të mëngjesit edhe pse nuk kanë orarin e tyre. Mitri tha se kjo dyndje ndodh në orët e mëngjes dhe se më pas gjendja normalizohet.

    "Dje në këtë qendër ka filluar realizimi i vaksinës me dozën e Sputnik, ndërsa sot po fillon me Pfizer. Ne i kemi dhënë me fasha orare, por mjekët e familjes i ka ndërguar pa menaxhuar orarin dhe vijnë të gjithë që në mëngjes. Ky fluks është në orët e para të mëngjesit, pasi gjendja normalizohet më pas. Vaksinimi vijon deri në orën 4 çdo ditë. Qytetarët vijnë që në mëngjes dhe ndodh kjo gjë. ne u kemi dhënë urdhër mjekëve të familjes duke përcaktuar fasha orare dhe mjekët sigurisht që ia kanë raportuar, por qytetarët nuk binden dhe vijnë kur duan", tha Drejtoresha e DSHP, Mirela Mitri.

  • VIDEO

    Pamjet e lokalit ku u vra i riu në Tiranë, gjendet dhe një pajisje për prodhimin e Bitcoin

    Në lokalin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.Marjus Dema, 28-vjeçari që vrau me armë zjarri shokun e tij Mehmet Qema, është kthyer sërish në vendin e ngjarjes tek rruga '5 Maj' në Tiranë ku ndodhi krimi. Ai është dërguar sërish atu pasi nuk është gjetur ende arma e krimit.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 11 maj 2021 / A duhet hequr ora policore?

    Nga votat e pavlefshme te e djathta shqiptare e deri tek Gërdeci. Telefonuesit debatojnë dhe flasin për heqjen apo jo të orës policore

  • VIDEO

    Habit telefonuesi: Mediu nuk e dinte fare ku binte Gërdeci, ja kush ka përgjegjësi për tragjedinë

    Jo pak ka habitur një telefonues mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Duke folur për tragjedinë e Gërdecit zotëria tha se Fatmir Mediu nuk e kishte idenë se ku binte Gërdeci dhe se sipas tij përgjegjëse është familja Berisha. Ndiqeni mendimin e tij.

  • VIDEO

    Momenti para vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë, autori i drejton armën, viktima ngre dorën

    Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar videon e momenteve të fundit të jetës së 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u vra mbrëmë nga miku i tij 28-vjeçari Marjus Dema.

    Në pamje shihet autori i cili ndodhet në këmbë me armë në dorë, kthehet me armë nga viktima, që ngre dorën.

    Në pamjet shihet se si shokët e tjerë qeshin, pasi e konsiderojnë këtë si lojë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv