-
VIDEO
Habit i moshuari: Jap edhe nga pensioni im, drejtësia ta ketë rrogën sa t’i dojë qejfi, ja pse
Habiti jo pak një i moshuar që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se njerëzit e drejtësisë duhet të kenë rroga shumë, shumë të larta që të mos ndikohen nga politika. Madje zotëria shkoi më tej kur tha se është gati të japë edhe nga pensioni i tij vetëm e vetëm që drejtësi të jetë e pavarur.
-
VIDEO
“Gërdeci të tërheqë këmbën zvarrë” zotëria i rendit: Ja dosjet e bujshme që presin drejtësi
“Gërdeci duhet të tërheqë këmbën zvarrë”. Ky ishte mendimi i një zotërie që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se përveç Gërdecit ka edhe shumë dosje të tjera të bujshme që presin drejtësi.
-
VIDEO
“Gjykimi i Mediut basti i SPAK-ut me vetveten” telefonuesi i qartë: Varet besimi tek drejtësia e re
Lëvizjet që ka bërë SPAK me kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë që të gjykohet ish-ministri Fatmir Mediu kanë marrë mendimin e qytetarëve mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri tha se SPAK ka vënë një bast me vetveten dhe nga fati i kësaj dosje varet besimi tek drejtësia e re.
-
VIDEO
''Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 7 Maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga pse SPAK po kerkon te rihapet "Gerdeci" te birbot e historise e deri tek komisioni hetimor ,komisioni i turpit.
-
VIDEO
Këlcyrë, qëlloi me armë në ajër dhe kërcënoi kalimtarët, momenti kur arrestohet agresori nga policia
Një person i armatosur ka terrorizuar banorët e Këlcyrës mesnatën e djeshme me qytën e automatikut. S.A mendohet se është personi qe ka dalë në qendër të qytetit të Këlcyrës duke shkrehur armën në ajër dhe kërcënuar banorët e paktë që gjendeshin rastësisht në qendër
-
VIDEO
SPAK kërkon gjykimin e Fatmir Mediut për Gërdecin-A do të rihapet dosja ?
Emisioni Repolitix trajtoi kërkesën e SPAK drejtuar Gjykatës së Lartë për gjykimin e Fatmir Mediut pasi kjo çështje ishte pushuar në vitin 2009 po nga kjo gjykatë në lidhje me dosjen “Gërdeci”. Të ftuar në studio Arben Meçaj, Idajet Beqiri Leonard Karaj dhe gazetari Arsen Rusta. Në lidhje skype avokati i familjeve të viktimave të Gërdecit Dorian Matlija.
-
VIDEO
Rritja e krimeve para zgjedhjeve, specialisti i policisë: Luftohet me strategji pozitë-opozitë
Para zgjedhjeve, gjithnjë ka rritje të dhunës dhe të krimit. Këtë mendon specialisti i policisë, Fatjon Softa. Eksponentët kriminal përfitojnë nga zhvendosja e vëmendjes së policisë tek zgjedhjet.
'Vetë policia në ruajtjen e mitingjeve, përqendrimi tek kutitë e votimit, mbrojtja e qendrave të votimit, vendosja e ushtrisë në institucionet e rëndësisë së veçantë dhe përqendrimi i policisë në procesin zgjedhor, janë elementë që krimi gjithmonë i përdorë.'- thotë Softa.
Ka kohë që flitet për krim të sofistikuar në Shqipëri dhe me shtrirje ndërkombëtare. Softa e shikon të vështirë përballjen e policisë me të.
'Pa një mbështetje politike, pa mbështetje të ndryshme është shumë e vështirë që të operosh, sepse ato kanë një bazë ekonomike, kanë llogaritë e tyre, kanë një bazë ku bëjnë pastrimin e parasë dhe lidhjet e tyre. Pra, ato organizohen në sytë tanë, në mesin e jetës së përditshme.'- thotë më tej ai.
Pak javë më parë policia goditi disa grupe kriminale dhe sekuestroi arsenal të madh armatimesh. Operacioni ishte sukses, por a ka akoma baza armësh?
'Ky është një problem për t’u marrë seriozisht. Unë mendoj se nuk është baza e vetme. Shqipëria është pjesë dhe duhet të ushtrohet një kontroll i fortë në territori.'- tha Softa.
Si mund të luftohet krimi i organizuar?
'Bashkëpunim midis opozitës dhe pozitës mbi bazën e një strategjie se si mund të luftohet ajo që ne na shqetëson në mënyrë të përbashkët.' - u shpreh eksperti i policisë.
Policia dhe komuniteti, hallkë kyçe për sukses kundër krimit.
'Nuk është në nivelin e duhur, sepse bashkëpunimi në komunitet do të thotë të punosh me komunitetin.'- tha Softa.
Në vetëm katër muajt e parë të 2021 në të gjithë vendin janë vrarë 20 persona, një pjesë e të cilëve në atentate të mirëfillta mafioze.
-
VIDEO
‘Rilindja e Krujës’, Rama poston videon nga qyteti historik tashmë i transformuar
Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës, tashmë i transformuar.
Në video duket qartë ndryshimi që ka pësuar qyteti, si pasojë e investimeve të kryera nga qeveria gjatë dy mandateve, duke u kthyer në një atraksion turistik që bëhet gati të mirëpresë vizitorë të shumtë këtë sezon.Sikurse mund të shihet nga video e publikuar nga kryeministri, një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit artistik, duke e bërë atë duket edhe më madhështore.
-
VIDEO
Zjarr në një kabinë elektrike në lagjen 'Uznovë' në Berat! Shkak foletë e dallëndysheve në kabinë
BERAT- Lagja më e madhe periferike e qytetit, lagja "Uznovë" në Berat, ndodhet prej 1-ore nën pushtetin e errësirës. Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë një defekt në kabinën elektrike të kësaj lagjeje.
Kanë qenë disa fole dallëndyshesh që kanë shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë brenda në kabinë.
Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës,që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë.
Pas njoftimit të banorëve,në zonë kanë shkuar ekipet e Repartit Zjarrëfikës, që kanë lokalizuar tymin e flakët,duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre.
Pas lokalizimit të flakëve, elektriçistët po punojnë për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektrike në këtë lagje.
-
VIDEO
'Gërdeci', kërkesa e SPAK për gjykimin e Mediut, Arben Meçaj tregon se çfarë do ndodhë me procesin
-
VIDEO
Gërdeci, avokati i familjes Durdaj: SPAK kërkon rigjykim të Fatmir Mediut mbi bazën e provave që janë!
Dorian Matlija, avokat i familjes Durdaj, që humbën fëmijën 7 vjeç, Edison Durdajn në tragjedinë e Gërdecit, tha se SPAK ka kërkuar gjykim të çështjes për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, mbi bazën e provave ekzistuese.
Në një lidhje me Skype për emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, Matlija tha se kemi të bëjmë me një çështje të pagjykuar në themel, duke shtuar se rigjykimi kërkohet vetëm për Mediun dhe jo për persona të tjerë që tashmë janë gjykuar.SPAK kërkon gjykim të çështjes, të Fatmir Mediut, në bazë të provave që kanë qenë, nuk ka nevojë për prova të reja. Kemi të bëjmë me një rast ku nuk është gjykuar fare në themel, mbi bazën e provave që janë. Ka disa probleme teknike, sigurisht që Gjykata do ta vlerësojë, do vlerësojë shumë faktorë, e rëndësishme është që Prokuroria që ka patur gjithmonë tagrin për ta bërë nuk e ka bërë asnjëherë dhe ka një vendim tjetër nga Gjykate Lartë në vitin 2019 ku tha se Prokuroria mund ta bëjë, në atë kohë nuk ishte hequr imunitetin dhe Gjykata thoshte që Prokuroria mund të kërkojë heqjen e imunitetit, por që Prokuroria nuk mund të detyrohet nga Gjykata për ta bërë, duhet ta bëjë vetë. Jemi para një rasti që Prokuroria ka të drejtë ta hapi, por nuk mund të detyrohet, problemi është që çështja i është dërguar Gjykatës jo kompetente, ish-ministri duhet të gjykohet nga Gjykata e Posaçme dhe jo Gjykata e Lartë, nuk është kompetencë e saj. Gjykata e Lartë ka një ngërç me vendimin numër 6 të vitit 2009, por është e mundur që kjo të çohet për rigjykim sepse Gjykata vetë e ka hapur me një vendim të mëparshëm. Gjëja është e pagjykuar, vendimi i Gjykatës është vendim pushimi, jo gjykimi, nuk ka rigjykim për çështje që nuk janë gjykuar asnjëherë. Ligji parashikon të drejta të viktimave që të përfaqësohen në gjyq. Ne do shfrytëzojmë çfarë ligji na jep mundësi, por ka edhe të drejta shtesë, këto do shfrytëzohen dhe unë jam avokati i këtyre familjeve dhe do vazhdoj ta bëj punën time. Në rastin konkret kemi të bëjmë me rastin e Fatmir Mediut sepse ai nuk është gjykuar, të tjerët janë gjykuar. Nuk bëhet fjalë për të rigjykuar persona të tjerë, mund të dalin fakte të reja, por do jenë persona të tjerë që nuk kanë qenë te 29 të pandehurit e parë.
-
VIDEO
Gërdeci, gazetari Arsen Rusta: SPAK kërkon gjykimin e Mediut, Beqiri: Kërkesa të shoqërohet me prova të reja
SPAK i kërkoi ditën e sotme Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit, 13 vite pas tragjedisë ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Report Tv risjell vendimin e Gjykatës së Lartë ku më 14 shtator të 2009 ka pushuar çështjen ndaj Fatmir Mediut pa vendosur pafajësinë apo gjykimin e tij. Pikërisht kjo temë është diskutuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv mbrëmjen e sotme, ku avokati Idajet Beqiri tha se SPAK me kërkesën për rishikimin e vendimit të Gjykatës së Lartë duhet të ketë edhe prova të reja, pasi kërkesa nuk mund të bazohet vetëm në mungesën e imunitetit të deputetit.
"Problemi është se ka një vendim të Gjykatës së lartë që ka pushuar çështjen për 14 shtator 2009. Ky është një vendim i formës së prerë pushim i procedimit penal. SPAK po shfrytëzon të vetmin nen që është rishikimi i këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, por duhet të ketë diçka të re se s'bën. Ndryshimi kryesor është se Mediu nuk ka më imunitet, por nuk duhet të jetë e vetme kjo, pasi do të ketë edhe prova të tjera të reja që të rishikohet vendimi. E vetmja pengesë për rihapjen e çështjes do të ishte nëse do të merrte pafajësinë, ai nuk ka as dënim as pafajësi, vetëm është pushuar çështja" tha Beqiri,
Ndërsa për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta SPAK deri tani nuk ka prova të reja, por kërkon gjykimin e Fatmir Mediut në bazë të hetimeve që janë bërë më herët.
"SPAK sot kërkon që të gjykohet Fatmir Mediu, se hetimi është i mbyllur dhe më pas gjykata vendos nëse ka nevojë për hetime plotësuese, pushim të çështjes, ose direkt vendim. SPAK nuk ka një provë të re, por kërkon të flas për një çështje të 'ngrirë' ku janë pezulluar hetimet për një çështje të arkivuar", tha Rusta.