-
VIDEO
PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat: Votat u blenë me 50 mijë lekë
Partia Demokratike kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, ku PS mori 5 mandate dhe PD 2. PS sipas PD e mori mandatin e 5-të me 77 diferencë nga LSI, kur vetëm vota të pavlefshme janë 5292. Përfaqësuesi i PD në KAS akuzoi se kandidatët e PS, kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person.
-
VIDEO
Kaziaj i LSI në KAS: Ka shkelje të rënda në disa qendra votimi, të përsëriten zgjedhjet
Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në mbledhjen e KAS, teksa ka paraqitur sot argumentet që sipas tij justifikojnë ankimimin që LSI i ka bërë rezultatit të 25 prillin për Qarkun Berat.
Altin Kaziaj ka argumentuar kërkesën e LSI për përsëritje të zgjedhjeve me disa fakte që sipas tij vërtetojnë shkelje të rënda në disa qendra votimit.
Ai folur për mospërputhje të numrit të votuesve me fletët e votimit, duke përmendur edhe raportin 'pei'. Ai tha se në një qendër votimi ka pasur një kuti votimi të pa protokolluar.
Kaziaj tha se në një tjetër qendër fletë votimi janë hedhur në kutinë e materialeve zgjedhore.
-
VIDEO
Ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit, KAS mblidhet për shqyrtimin e kërkesave të PD dhe LSI për qarkun e Beratit
KAS ka filluar mbledhjen e rradhës ku do të shqyrtojë kërkesën ankimore të PD-LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.
PD ka ankimuar rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve. Surprizë në kërkesën e tyre ishte se nuk kërkonin rinumërim të votave, por direkt rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues.
-
VIDEO
Hoxha: Basha që në qershor s’ka mbledhur kryesinë, ndjesa më e sinqertë për humbjen, dorëheqja! Nëse s’njeh zgjedhjet t'mos betohet në Kuvend! Ai është takuar në Rinas me Ramën
Vijon “lufta” brenda PD për të larguar kreun e PD Lulzim Basha nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha në një intervistë për Report Tv referuar deklaratës së fundit të Bashës i cili tha se i mirëpret kritikat brenda PD, tha se kryedemokrati nuk e ka mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020.
-
VIDEO
Shqyrtohen në KAS kërkesat ankimore për Qarkun Gjirokastër, debatet me pyetjet e anëtarëve të KAS ndaj palëve
Pas një periudhe të shkurtër pushim KAS ka rinisur shqyrtimin e kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër. Përfaqësuesit e LSI dhe PD i janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KAS për të gjitha të paqartat që ata kishin për ankimimet dhe provat e paraqitura. LSI dhe PD kanë kërkuar ripërtëritjen e zgjedhjeve në të gjithë Qarkun Gjirokastër.
-
VIDEO
Shqyrtohen në KAS kërkesat ankimore për Qarkun Gjirokastër, përfaqësuesit e PD dhe LSI parashtrojnë argumentet
KAS shqyrton kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër. Përfaqësuesit e LSI dhe PD parashtrojnë të gjithë argumentet për kërkesat e tyre. LSI dhe PD kërkojnë ripërtëritjen e zgjedhjeve në të gjithë Qarkun Gjirokastër. LSI me argumentin se ka ndikuar vendimi për karantinimin e të ardhurve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia ndërsa PD me argumentet që ka dhënë për të gjitha qarqet, blerje votash, ndërhyrje të administratës dhe krimit etj.
-
VIDEO
Demokratët e Shkodrës analizojnë zgjedhjet e 25 prillit: Humbja erdhi nga Malësia e Madhe, Puka dhe Vau i Dejës
Pavarësisht se ishte një nga 4 qarqet ku PD fitoi, demokratët e Shkodrës janë të pakënaqur me rezultatin e 25 prillit. Gjatë një analize të bërë nga dega e PD në këtë qark, demokratët janë shprehur se rezultati maksimal nuk u arrit në disa zona si Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau i Dejës.
-
VIDEO
PD denoncon: Nga 1 janari-25 prill 2021, u kryen 125 mln euro transferta qeveritare për qytetarët që përfitonin nga rindërtimin në 11 bashki
Nga selia blu, Jorida Tabaku tha se në vetëm 4 muaj nga 1 janari deri më 25 prill 2021 janë dhënë 125 mln euro transferta nga fondet qeveritare në 11 bashki të vendit për rindërtimin.
-
VIDEO
Ivi Kaso në Report Tv: Kemi dyshime për deputetë me të shkuar kriminale! S’ka bashkëpunim Rama-Basha, PD do jetë në parlament në betejë me mazhorancën
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv tha se kanë dyshime dhe prova se deputetë të rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit janë me të shkuar kriminale.
-
VIDEO
Rama e vendosi të 5-tin në Berat për 'ta hequr qafe'? Klosi zbulon mesazhin për kryeministrin
Renditjen i 5-ti në qarkun e Beratit, Blendi Klosi ka zbuluar se e ka kërkuar vetë personalisht, edhe pse në zgjedhjet e kaluara PS kishte marrë vetëm 4 mandate. Një gjë e tillë, Klosi tha se nuk ishte një taktikë e Ramës "për ta hequr qafe", por një objektiv i tij personal për të arritur këtë rezultat.
-
VIDEO
Kërkesa e PD dhe LSI për ripërsëritje të zgjedhjeve/ Klosi: E palogjikshme dhe jo ligjore! Fleta e votimit me numra e çuditshme, unë u ngatërrova gjatë votimit
Të palogjikshme dhe jo ligjore, e ka cilësuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin "5 pyetjetet nga Babaramo", Klosi, njëherazi edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, u ktheu përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve që janë blerë votat.
-
VIDEO
Ish anëtari i KQZ-së, Skënderi: KAS shpall pavlefshmërinë në një ose disa qendra votimi! Kur rezultati ndikon në shpërndarjen e mandateve, bëhet rivotim në gjithë qarkun
Juristi dhe ish anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një intervistë për Report Tv sqaroi teknikisht sipas ligjit kërkesat ankimore të PD për të kërkuar rivotim në 9 qarqet ku nuk doli fituese. Skëndëri sqaroi se KAS ka kompetencën që të shpall pavlefshmëri në votim në një ose më shumë qendra votimi në një qark dhe në kohën që në këto qendra votimi mund të sjellin ndryshim në shpërndarjen e mandateve atëherë në këtë qark do të ketë rivotim nga e para.
"KAS shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve ne një ose disa qendra votimi, dhe nëse rezultati është kaq i ngushte sa kjo qendër votimi do te ndikonte ne rezultatin tërësor te qarkut dhe kjo do te sillte përsëritjen e zgjedhjeve ne te gjithë qarkun", tha Skenderi