-
VIDEO
Pas Gjirokastrës dhe Beratit KAS rrëzon PD-LSI edhe për Qarkun Vlorë: Nuk ka pavlefshmëri të zgjedhjeve! Vuloset rezultati i 25 prillit
Pas Gjirokastrës dhe Beratit, KAS ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në Qarkun e Vlorës.
-
VIDEO
KAS rrëzoi ankimin e PD-LSI për Gjirokastrën, anëtari i Komisionit Rregullator, Caka: Referuar provave, rezultati i drejtë! Nëse rinumërohen votat në Berat mund të ketë ndryshime
Vendimi i KAS për rrëzim të ankimit të PD dhe LSI për rivotim në qarkun e Gjirokastrës është konsideruar i drejtë nga anëtari i Komisionit Rregullator Dritan Caka. Caka tha në një intervistë për Report Tv se e quan këtë një vendim të drejtë duke iu referuar provave të paraqitura nga palët për këtë qark.
-
VIDEO
KAS i rrëzoi për GJirokastrën, PD-LSI: Janë të kapur politikisht, shpresojmë që në Kolegj Zgjedhor vendimi të jetë ndryshe
Pas vendimit të marrë sot nga KAS që ka rrëzuar pretendimet e PD dhe LSI për Qarku e Gjirokastrës përfaqësuesit e këtyre dy forcave politike në KQZ kanë akuzuar se kjo është vendimmarrje politike.
"Ky vendim të mos përsëritet në Kolegjin Zgjedhor. Të bëhet një hetim i plotë dhe i gjithënashëm. Të shpresojmë që logjikisht vendimmarrja në Kolegjin Zgjedhor të jetë e ndryshme. Është një detyrim që e kemi ndaj të gjithë shqiptarëve dhe mbi të gjitha demokracisë në vend", tha përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso.
"KAS ka marrë një vendim duke mos vendosur një standard të caktuar për standardin e zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve atje pas shpalljes së pavlefshmërisë. KAS sot është njohur edhe me prova shteruese, të cilat ishin alarmante dhe anëtarët e KAS pasi morën urdhra politikë kanë shkelur ligjin", tha përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj.
-
VIDEO
Ankimet për zgjedhjet, KAS rrëzon kërkesën e PD-LSI për rinumërim dhe votim për Gjirokastrën
KAS vendos rrëzimin e kërkesës së PD dhe LSI për Gjirokastrën, për rinumërim dhe votim.
Në orën 3 rinis shqyrtimi për qarkun e Beratit.
-
VIDEO
Dyshime për votim të dyfishtë? Përgjegjësja e sistemit të identifikimit biometrik, e zgjedhur nga PD: Pjesë më e madhe e rasteve lidhen me operatorin e pajisjes PEI
Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, e cila është zgjedhur si propozim i Partisë Demokratike duke shpjeguar raportin për rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në Qarkun e Gjirokastrës, sqaroi se një pjesë e mirë e rasteve ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi. Znj. Pelinku e cila ka qenë përgjegjësja kryesore për menazhimin e të gjithë sistemin të identifikimit elektronik ka nënvizuar se për 2 rastet kur personat janë shfaqur në dy qendra të ndryshme, e ka kryer në të dyja rastet identifikimin biometrik.
-
VIDEO
Silva Caka: Persona në karantinim të ardhur nga Greqia shërbyen si komisionerë e numërues të PS! KAS të zbatojë ligjin, faktet flasin për manipulim të zgjedhjeve
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka i ka bërë thirrje KAS që të zbatojë ligjin pasi, sipas saj, faktet tregojnë për manipulimin e procesit të zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, Caka tha se nga hapja e 24 kutive me materiale zgjedhore në Berat rezultoi se ka më shumë fletë votimi, sesa votues në listë. Po ashtu, Caka shprehet se ka edhe shtetas që janë lejuar të votojnë disa herë, fenomen ky sipas saj i përsëritur në të 12 qarqet.
-
VIDEO
Ivi Kaso: KAS po shkel çdo standard zgjedhor dhe ka si qëllim të fshehë masakrën zgjedhore
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, i ka konsideruar skandaloze vendimet e fundit të KAS për të mos pranuar kërkesat e PD për prova shtesë.
-
VIDEO
KAS rrëzon kërkesën e PD për prova shtesë, pranon kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa QV nuk ka funksionuar pajisja PEI
KAS rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë. Por ka pranuar kërkesën e LSI e cila i kërkoi KAS të marrë informacion në sa qendra votimi për qarkun e Vlorës nuk ka funksionuar pajisja PEI.
-
VIDEO
Ankimi për Gjirokastrën, Salianji: Zero mundësi për votim të dyfishtë! Anëtari i KAS, Braho: KQZ të nisë procedimin! Kaso: Ne jemi pro hetimit
Diskutime ka pasur në mbledhje e KAS për ankimin e rezultatit të zgjedhjeve për Gjirokastrën. Akuzat më të forta janë për votim të dyfishtë, por këtë e mohon në seancë përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i cili thotë se ka zero shanse të ketë ndodhur, ndërsa për defektet teknike thotë se duhet të përgjigjen personat përgjegjës.
Ivi Kaso i PD nga ana tjetër thekson se provat tashmë janë të qarta dhe i mbetet në dorë KAS të vendosë. Edhe anëtari i KAS, Ledio Braho ka kërkuar nga KQZ të fillojë procedimin nëse nuk e ka nisur ende për votimin e dyfishtë, për komisionerët dhe administratën zgjedhore. Ilir Rusmajli thotë se ka a dyshim për 2 persona që mund të kenë votuar 2 herë dhe një grup votuesish për të cilët dikush tjetër mund të ketë vënë gishtin.
-
VIDEO
Ankime për 25 prillin, shtyhet vendimi për Gjirokastrën, KAS shqyrton Vlorën
KAS ka shtyrë vendimin për ankimin e PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës. Ndërkohë po shtyrtohet ankimi për Vlorën
-
VIDEO
KAS nis hapjen e kutive të para me materiale zgjedhore, ngrihen 6 grupe numërimi
Ka nisur mbledhja e KAS për shqyrtimin e kërkesave ankimore të LSI dhe PD lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Berat. KAS ka vendosur të hapen kutitë me materialet zgjedhore. Për hapjen e 24 kutive janë ngritur 6 grupe numërimi.
-
VIDEO
Vijon hapja e kutive me materiale zgjedhore, debate në KAS! Kaziaj i LSI: Në disa QV s’ekziston regjistri me regjistrime! Salianji: Të ndjekim procesin
Ndërsa vijon hapja e kutive me materiale zgjedhore në mbledhjen e KAS, ka pasur debate mes përfaqësuesit të PS Eridian Salianji dhe atij të LSI Altin Kaziaj.
Tanimë, është duke ndodhur hapja e 24 kutive ku do të merren materialet zgjedhore: procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve etj.
Dhe pas inspektimit të tyre do të vendoset nëse ka nevojë për rinumërim votash.
Kaziaj tha se është evidentuar fakti që në disa QV nuk ekziston regjistri me regjistrime e duke e konsideruar këtë si të qëllimshme.
Salianji ka kërkuar që procesi të ecë normalisht dhe ka sugjeruar që të mos nxirren pretendime që në fillim të procesit.