• VIDEO

    Nesër priten reshje shiu, meteorologia për Report Tv: Nuk presim të ketë përmbytje si në rastin e Ciaran! Në zonat malore do ketë borë

    Vendi pritet që të përfshihet nga reshje të dendura shiu ditën e nesërme. Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për Report Tv tha, se nesër pritet të ketë reshje intensive në disa qarqe të vendit, por nuk parashikohet që të ketë përmbytje siç ndodhi në rastin kur u prekën nga stuhia ‘Ciaran’. Gjoni tha se nesër do të ketë rënie temperaturash, dhe reshje dëbore në zonat malore

  • VIDEO

    Amnistia, zv.drejtori i Burgjeve: Dalin nga burgu 572 persona, shteti ‘fut në xhep’ më shumë 5 mln euro

    Femi Sufaj, zv.drejtor i Burgjeve, tha se përmes kësaj amnistie, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, burrat e dënuar me 3 vjet ose më pak, për dënime të dhëna deri më 20 qershor 2023, ndërsa gratë përfitojnë deri në 4 vite dënim

  • VIDEO

    Historia e familjes së Zenel Bylykbashit nga Devolli, të cilët pësuan një persekutim të gjatë e të ashpër, në disa breza, gjatë regjimit komunist (7 nëntor 2023)

    Gjithçka ishte nxitur për shkak të qëndrimit nacionalist të tyre gjatë luftës së Dytë Boterore si dhe për shkak të pasuerisë që ata posedonin prej disa dekadash. Këto do të bëshin shkak që fill pas mbarimit te luftes të niste përndjekja dhe  persekutimet për fisin Bylykbashi.

  • VIDEO

    Aksindenti i frikshëm te Kryeministria. Dëshmitari okular: Më shpëtoi semafori!

  • VIDEO

    Aksidendet rrugore. Qibini: Fokusi duhet të jetë edukimi. Luzi: Në shkolla 0 leksione!

  • VIDEO

    Aksidenti te Kryeministria. Qibini shpjegon kur hiqet patenta. Luzi: Masat ndëshkuese nuk kanë rezultat

  • VIDEO

    Aksidenti, makina përplasi dy të rinjtë pranë kryeministrisë (7 nëntor 2023)

  • VIDEO

    Asociacioni, Haliti: Rama mirë që vjen në Kosovë, të vijë më shpesh! Kurti interesuar për fushatë, jo të zgjidhë problemet

    Deputeti i PDK, Xhavit Haliti, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” për gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, foli për fjalimin e Kurtit në Kuvend ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, i cili tha se ky i fundit nuk bëri raportim, por fushatë elektorale. Ndërsa për Kryeministrin Edi Rama bën mirë që vjen në Kosovë, dhe se duhet të vijë më shpesh po ashtu edhe për të trajtuar çështje politike me qeverinë dhe Kurtin

  • VIDEO

    'Janë gjallë falë fatit' Dëshmitari tregon për Report Tv përplasjen fatale tek kryeministria! Makina hodhi në ajër djalin, vajza përfundoi poshtë

    Në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv, Edmond Muhametaj tregon si ndodhi aksidenti i frikshëm pranë kryeministrisë dhe sekondat që e shpëtuan. 

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Nëntor 2023 – Receta / Horoskopi javor / Baballarët e sotëm / E dashuruar pas ngjyrave dhe artit

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me oriz dhe patate / Patëllxhanë me kos dhe hudhra.

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 7-12 nëntor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me vështirësitë e veta, kemi të bëjmë me një javë e cila do fokusohet shumë tek ana shpirtërore. Është një periudhë disi e vështirë, por që na jep edhe lehtësi në zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve duke na dhënë disa mundësi ideale. Gjithashtu do të jetë një javë e favorizuar në ndryshime në fushën e punës dhe karrierës. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.

    Në studion e Rreze Dielli, dy baballarë të rinj rrëfyen eksperiencën e tyre në prindërim. Rezart Cenaj, ekspert komunikimi dhe Iris Selimi, ndihmës trajner i Kombëtares Shqiptare, rrëfyen sfidat me të cilat përballen në kohët moderne prindërit shqiptarë dhe rolin që ka babai në kujdesin ndaj fëmijëve, duke njohur edhe nevojat e bashkëshorteve. Baballarët ndanë momente nga përditshmëria me fëmijët duke treguar se cilat janë detyrat apo punët që ata dinë të bëjnë më së miri dhe sa ka ndryshuar jeta e tyre me ardhjen në jetë të fëmijëve. Në ditët e sotme jemi mësuar ta shikojmë dhe konceptojmë ndryshe shtëpinë dhe familjen - u shpreh Rezarti. Ndërsa Iris Selimi, tregoi si e nisi ditën e sotme duke u kujdesur për ushqimin e më të voglit të familjes, djalit të tij, të cilin pasi e ushqeu dhe veshi, e shoqëroi për në kopësht. Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë nënën në shtëpi duke pastruar e gatuar, kujdesur për fëmijët e kështu me rradhë… Për shoqërinë tonë ende është e vështirë të perceptohet një nënë edhe si një grua në karrierë. Gjithsesi roli i babait sipas studimeve është shumë i rëndësishëm në mirërritjen e fëmijëve, vetbesimit të tyre e po ashtu karrierës së gruas dhe lumturisë së saj.

    Ajo është një 20 vjeçare nga Kosova që dashuron ngjyrat dhe artin, veçanërisht e orientuar nga Azia, si dhe në kulturën e lashtë të popujve të ndryshëm që kanë një histori dhe traditë… Latife Kryeziu aktualisht vazhdon vitin e tretë të studimeve për Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa që e vogël shfaqi interes për kulturën japoneze dhe atë Ilire në veçanti, duke lexuar pafund libra me pasionin e një artisteje të re. Kureshtja për të ndërthurur kulturën dhe artin nuk mund të rrinte e fjetur tek Lata, siç e thërrasin miqtë dhe familja, pasi librat i hapën një dritare që i ndryshuan jetën dhe e orientuan drejt asaj që vërtetë ka pasion. Edhe pse mund të duket e çuditshme që një 20 vjeçare studion apo pikturon artin japonez, ajo nuk ka ndërmend të ndalet, në atë që vlerësohet si kultura më e lashtë dhe e pasur e botës…

  • VIDEO

    Afera ‘Partizani’/ Gazetari Dyrnjaja: Berisha ka frikë të përballet me drejtësinë, duhet të paraqitet në gjykatë si çdo qytetar

    Sa i takon aferës së Partizanit ku Berisha refuzon që të paraqitet në Gjykatë për masën ‘detyrim paraqitjeje’, gazetari Dyrnjaja thotë se Berisha do duhej të ishte paraqitur në gjykatë si çdo qytetar tjetër.

  • VIDEO

    Dy baballarë të rinj ndajnë eksperiencat në prindërim, nga pelenat tek../Sfidat e baballarëve modern

    Në studion e Rreze Dielli, dy baballarë të rinj rrëfyen eksperiencën e tyre në prindërim. Rezart Cenaj, ekspert komunikimi dhe Iris Selimi, ndihmës trajner i Kombëtares Shqiptare, rrëfyen sfidat me të cilat përballen në kohët moderne prindërit shqiptarë dhe rolin që ka babai në kujdesin ndaj fëmijëve, duke njohur edhe nevojat e bashkëshorteve. Baballarët ndanë momente nga përditshmëria me fëmijët duke treguar se cilat janë detyrat apo punët që ata dinë të bëjnë më së miri dhe sa ka ndryshuar jeta e tyre me ardhjen në jetë të fëmijëve. Në ditët e sotme jemi mësuar ta shikojmë dhe konceptojmë ndryshe shtëpinë dhe familjen - u shpreh Rezarti. Ndërsa Iris Selimi, tregoi si e nisi ditën e sotme duke u kujdesur për ushqimin e më të voglit të familjes, djalit të tij, të cilin pasi e ushqeu dhe veshi, e shoqëroi për në kopësht.

    Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë nënën në shtëpi duke pastruar e gatuar, kujdesur për fëmijët e kështu me rradhë… Për shoqërinë tonë ende është e vështirë të perceptohet një nënë edhe si një grua në karrierë. Gjithsesi roli i babait sipas studimeve është shumë i rëndësishëm në mirërritjen e fëmijëve, vetbesimit të tyre e po ashtu karrierës së gruas dhe lumturisë së saj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv