• VIDEO

    Njihuni me artisten 20-vjeçare që pikturon artin japonez, e dashuruar pas...

    Ajo është një 20 vjeçare nga Kosova që dashuron ngjyrat dhe artin, veçanërisht e orientuar nga Azia, si dhe në kulturën e lashtë të popujve të ndryshëm që kanë një histori dhe traditë… Latife Kryeziu aktualisht vazhdon vitin e tretë të studimeve për Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa që e vogël shfaqi interes për kulturën japoneze dhe atë Ilire në veçanti, duke lexuar pafund libra me pasionin e një artisteje të re.

    Kureshtja për të ndërthurur kulturën dhe artin nuk mund të rrinte e fjetur tek Lata, siç e thërrasin miqtë dhe familja, pasi librat i hapën një dritare që i ndryshuan jetën dhe e orientuan drejt asaj që vërtetë ka pasion. Edhe pse mund të duket e çuditshme që një 20 vjeçare studion apo pikturon artin japonez, ajo nuk ka ndërmend të ndalet, në atë që vlerësohet si kultura më e lashtë dhe e pasur e botës…

  • VIDEO

    Horoskopi 7-12 nëntor nga astrologu Jorgo Pulla me një renditje të shenjave sipas ndikimit planetar

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 7-12 nëntor 2023.

    Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me vështirësitë e veta, kemi të bëjmë me një javë e cila do fokusohet shumë tek ana shpirtërore. Është një periudhë disi e vështirë, por që na jep edhe lehtësi në zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve duke na dhënë disa mundësi ideale. Gjithashtu do të jetë një javë e favorizuar në ndryshime në fushën e punës dhe karrierës. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.

  • VIDEO

    Patëllxhan me kos dhe hudhra nga zonja Albana

    Patëllxhanë me kos dhe hudhra

    Përbërësit:

    • 6 patëllxhanë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 800 ml kos
    • Vaj ulliri
    • Piper i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Lajmë patëllxhanët, i presim në shirita ose në rrethore dhe i skuqim sa të marrin ngjyrë të artë. Përziejmë kosin me hudhrat e grira imët, vajin e ullirit, kripën dhe piperin. Shtojmë tek kosi patëllxhanët dhe i vendosim në frigorifer për t'a konsumuar të ftohtë.

  • VIDEO

    Tavë me oriz dhe patate nga zonja Albana

    Tavë me oriz dhe patate

    Përbërësit:

    • 4 patate mesatare
    • 2 fç oriz
    • 4 vezë
    • 1 qepë e thatë
    • 4 qepë të njoma
    • 1 fç ujë
    • 2 fç qumësht
    • 2 lgj vaj
    • 2 lgj gjalpë
    • 1/2 tufë majdanoz
    • 1/2 tufë koper
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri qepën e thatë dhe qepën e njomë të grirë imët. Shtojmë pak kripë dhe piper dhe pasi qepët të zbuten mirë shtojmë majdanoz dhe koper të grirë hollë. Patatet i presim në feta të holla rrumbullake dhe i vendosim në një tavë ku shtojmë orizin dhe qepët e gatuara. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit e vendosur në tavë duke rregulluar shijen me kripë dhe piper. Vendosim qumështin në zjarr të ngrohet së bashku me një gotë ujë dhe e lemë derisa qumështi të kalojë në vlim. Rrahim ndërkohë vezët duke shtuar dhe pak qumësht të nxehtë gradualisht. E shtojmë qumështin në tavë në dhe në fund hedhim vezët e rrahura. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 30-35 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 7 nëntor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama firmos për kampe refugjatësh në Shqipëri te deputetët e opozitës futen si "Tarzani" nga dritaret në Kuvend e deri tek Berisha sfidon SPAK-un.

  • VIDEO

    Gunat përmbi tela (6 Nëntor 2023)

    Hipjen e deputetëve mbi kangjella dhe futjen nga dritaret në kryesinë e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste e Arben Pëllumbi i ka cilësuar si strategji të opozitës për të acaruar situatën politike në vend dhe kjo vjen vetëm për atë që ka ndodhur me SPAK

    • VIDEO

      Rithemelimi shkakton kaos në Kuvend, Pëllumbi: Na u hodhën në fyt, këtu ka rrezik se vritesh

      Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi deklaroi te emisioni “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se nuk ka siguri për jetën dhe se u ndje i kërcënuar.

       
    • VIDEO

      Tre kushtet e opozitës/ Deputeti socialist përplaset me Shabanin: Mos më trego mua ti kushtetutën

      Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv kërkoi që demokratët të rishikojnë objektin e komisionit që kërkojnë.

       
    • VIDEO

      Tensionet në kryesinë e Kuvendit, Pëllumbi: Kaluat vijën e kuqe! Korreshi: S’kam lidhje me avokatinë e kolegeve deputetë, kush ka vjedhur të shkojë në burg

      Hipjen e deputetëve mbi kangjella dhe futjen nga dritaret në kryesinë e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste e Arben Pëllumbi i ka cilësuar si strategji të opozitës për të acaruar situatën politike në vend dhe kjo vjen vetëm për atë që ka ndodhur me SPAK

    • VIDEO

      I kërkoi ndarjen se e dhunonte/Burri mbërrin në studio:Je e imja, mos guxo… (6 nëntor 2023)

      Pak ditë më parë emisioni ‘Pa Gjurmë’ solli në fokus historinë e një gruaje të dhunuar prej afro 20 vitesh. E frikësuar dhe e pambrojtur Blerina Isufaj nëna e 5 fëmijëve, kërkoi ndihmë pasi ndihej e rrezikuar nga ish-bashkëshorti i saj i cili ushtronte dhunë mbi të dhe mbi fëmijët. 5 të miturit me nënën ende jetojnë nën të njëjtën çati me dhunuesin e tyre. Saimiri ushtron dhunë mbi të shoqen për shkak të xhelozisë dhe konflikteve që kanë lindur në familje për shkak se ai luan lojëra të fatit. Dhuna nuk ka kursyer as fëmijët të cilët nga studio emisionit ‘Pa Gjurmë’ i kërkuan babait të tyre që mos t’i dhunonte më. Pas afro 20 vitesh dhunë, Blerina vendosi t’i japë fund martesës me Saimir Shahun në vitin 2022, ndërsa ky i fundit nuk e pranon kurrsesi këtë ndarje ende dhe sot. Në një lidhje telefonike ai u shpreh se nuk do të hiqte dorë nga nëna e 5 fëmijëve. E lodhur nga kjo situatë, nëna e 5 fëmijëve nuk i ndal lotët në asnjë moment, ndërsa në një gjendje të rënduar la studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’.

    • VIDEO

      Vangjeli në 'Kontrast': Sot Berisha është njëri nga 2 njerëzit më të trembur në Tiranë

      Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Kontrast” në Report Tv se ish-kryeministri Sali Berisha është një nga 2 njerëzit më të trembur në Tiranë, duke iu referuar hetimeve që kanë nisur ndaj tij për ish-kompleksin Partizani.

       
    • VIDEO

      PD mësyn Kryesinë e Kuvendit, PS në 'fushatë' (6 nëntor 2023)

      E ftuar në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, deputetja e PS Evis Kushi i cilësoi pamjet e sotme si “skena të shëmtuara” të cilat shkaktojnë dëm edhe tek brezi i ri që i ndjek. Ajo tha se vetëm po respektohej rregullorja ndaj deputetëve të opozitës që kanë shkaktuar kaos në seanca plenare.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv