-
VIDEO
Kongresi i PS, Evis Kushi: I gjithë sekretariati do të votohet! Kryeministri do vijojë me turin e Asamblesë së zgjeruar në të gjitha qarqet
Duke folur për Kongresin e PS i cili është shtyrë për t’u mbajtur në dhjetor, me qëllim që fokusi aktual të jetë tek buxheti, deputetja Evis Kushi tha se i gjithë sekretariati i partisë do të votëbesohet si dhe do të miratohet platforma e re që po prezantohet nga kryeministri Edi Rama gjatë tureve të tij në qytete të ndryshme.
-
VIDEO
Kaosi në kryesinë e Kuvendit, Kushi: Skena të shëmtuara, duket qartë halli i familjes Berisha! Vangjeli: Grupi parlamentar i PD po sillet si gardë personale e ish-kryeministrit
E ftuar në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, deputetja e PS Evis Kushi i cilësoi pamjet e sotme si “skena të shëmtuara” të cilat shkaktojnë dëm edhe tek brezi i ri që i ndjek. Ajo tha se vetëm po respektohej rregullorja ndaj deputetëve të opozitës që kanë shkaktuar kaos në seanca plenare.
-
VIDEO
Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Kthupi: Aksioni i Berishës pa rendësi për jetën politike
Rezart Kthupi, sekretar për Reformën Zgjedhore në PD, thotë se aksioni politik i Sali Berishës nuk ka asnjë rëndësi për jetën politike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kthupi tha se Kuvendi është për diskutuar mbi ligjet
-
VIDEO
Përmbytjet/Çako sqaron buxhetin e bashkive. Haxhimali: Duhet ndërhyrë në infrastrukturën nëntokësore
-
VIDEO
Dëmet nga përmbytja dhe menaxhimi i situatës (6 tetor 2023)
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Nëntor 2023 – Receta / Traditat, zakonet dhe recetat tradicionale të Lezhës / Lahuta
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish qingji me thërrime / Bukë shtëpie në vlim / Bukë të mbushura me proshutë dhe djathë / Qumështor tradicional.
Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ me etnografen Afërdita Onuzi dhe Shefin e kuzhinës Bledar Kola për traditat, zakonet dhe recetat tradicionale të Lezhës dhe zonave përreth saj. Duke studiuar veprat e shumëllojshme historike, artistike, folklorike, krijimtarinë popullore dhe kulinarinë mund të mësosh shumë rreth kulturës, zakoneve dhe traditave të lashta që vendi ynë me fanatizëm ruan. Në Lezhë edhe në ditët e sotme ruhen shumë tradita si në veshje, instrumenta, këngë e artizanat. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar të pasur e të bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe ajo shpirtërore. Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale dhe asaj kombëtare. Zadrima e Lezhës është një zonë ku kjo pasuri etnografike përcillet nga brezi në brez për ruajtjen e traditës. Veshja Kallmetore dhe ajo e Pllanës janë unike dhe nuk gjenden në asnjë krahinë tjetër të vendit. Punimet në tezgjah, ato të realizuara me dorë dhe punimet qeramike janë një trashëgimi e Lezhës. Këngët, vallet, kulinaria, stili i jetesës dhe mikpritja janë një element tejet tërheqës për këdo që e viziton Lezhën dhe krahinat rreth saj.
Ajo është e para dhe e vetmja lahutare, që përcjell një traditë të herëshme të folklorit shqiptar. Me prejardhje nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturije Nonaj është mbesa e lahutarit të njohur Gjokë Nonaj, i cili nuk i’u nda lahutës deri në moshën 107-vjeçare, kur edhe ndërroi jetë. Krahas lahutës, Lumturija përdor edhe 12 instrumente të tjera të folklorit popullor të trevës Veriore të Shqipërisë por lahuta, thotë ajo, është mbretëresha e të gjitha veglave muzikore. “Mbi lahutën nuk vë asgja. Kjo është mbretëresha e të gjitha veglave dhe, me të, edhe atdheu ynë do të ketë merita shumë të mëdhaja. Sepse, me lahutë i këndohet trimërisë, i këndohet legjendave”. Lahuta është një dëshmi e lashtë kulturore dhe këngët e shoqëruara me lahutë përgjithësisht ngrenë lart traditën, frymën epike dhe historike ndër shekuj, bashkë me eposin e kreshnikëve. Ndaj, lahutarja Lumturije Nonaj thotë se duhet t’a ruajmë këtë traditë të pasur kombëtare për t’a përcjellë ndër brezat e rinj.
-
VIDEO
Zjarri në fabrikën 'Kurum' në Elbasan, Haki Çako flet për Report Tv: Duket masiv por është i lokalizuar
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu mesditën e sotme (6 nentor 2023) pikën e grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit.
-
VIDEO
Sky Ecc ‘fundos’ rrjetin e trafikut të drogës në Belgjikë, paratë e kokainës ‘pastroheshin’ në Shqipëri! Gazetari: Policia zbuloi 7 mijë transkripte për vendin tonë
Rreth 125 anëtarë të mafias shqiptare dhe marokene, të cilët u zbuluan nga aplikacioni Sky Ecc, nga ku shkëmbenin detaje mbi rrjetin e tyre të trafikut të drogës, do të dalin para Gjykatës Penale në Bruksel më 4 dhjetor, pasi seanca e sotme nuk u realizua për shkak të kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë të njihen me dosjen voluminoze.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, anëtarja e Këshillit të PD: Teatër i Ramës dhe Rithemelimit! Deputetët luftë se kush do jetë pasardhësi i Berishës
Prej javësh deputetët e Rithemelimit dhe Sali Berisha po sabotojnë punën e Kuvendit duke shkaktuar kaos në seancat plenare si edhe në mbledhjet e Komisioneve.
-
VIDEO
E sulmoi pitbulli, ndërron jetë i moshuari në Durrës! Prej së premtes 84-vjeçari ishte rëndë në reanimacion
Ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Durrës 84-vjeçari, i cili ra pre e një sulmi nga një qen pitbull teksa ecte në rrugë.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Berisha s’u paraqit në SPAK, avokati: Po shkel në mënyrë absurde vendimin e gjykatës, prokuroria mund të kërkojë ‘arrest shtëpie’
Avokati Arbër Hoxhaj avokati thotë se Berisha po e shkel në mënyrë absurde vendimin e Gjykatës, pasi ndonëse e ka apeluar vendimin duhet të zbatojë masën detyrim paraqitetje për aferën 'Partizani'.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 6 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Dumani në DASH takime në nivelet më të larta zyrtare te Berisha sot para SPAK e deri tek hije skandali në festival, Elsa Lila fituese e paracaktuar?