• VIDEO

    112 - Përmbytja e rrugëve të Tiranës. Të gjitha forcat e policisë në akset problematike (5 Nëntor 2023)

    Përmbytja e rrugëve të Tiranës vuri në lëvizje të gjitha forcat policore. Emisioni 112 ndoqi veprimet e ndërmarra hap pas hapi në akset problematike. Nga mëngjesi në mbrëmje policia rrugore, policia bashkiake, rendi dhe Shigjetat ishin të angazhuara për zhbllokimin e trafikut dhe zgjidhjen e problematikave të tjera që shkaktuan shirat e rrëmbyeshëm. Në zonën pranë Liqenit të Thatë në Tiranë një i ri shfaqi sjellje të dyshimta sapo pa skuadrën e Shigjetave. Gjatë kontrollit atij iu gjet lëndë e dyshuar kanabis sativa. I riu kërkoi që mos ta prangosnin me premtimin se nuk do ta përsëriste më, por Shigjetat i nënvizuan se veprimi i tij ishte në kundërshtim me ligjin dhe e shoqëruan në komisariat për veprime të mëtejshme. Zërat e lartë nga ambient pranë një biznesi në një lagje të kryeqytetit kanë shqetësuar qytetarët. Përfaqësuesit e biznesit nuk reaguan me qetësi ndaj këtyre pretendimeve që iu përcollën nga policia e rendit. Ata nuk pranuan të shpërndaheshin. Skuadra Shigjeta njoftohet të shkojë në mbështetje të forcave të rendit. Komunikimi i parregullt është i ndëshkueshëm për këdo, edhe për ata që mbajnë veshur uniformat e policisë. Në rastin konkret, kemi rastin e një përfaqësuesi biznesi që nuk i bindet një urdhri të ligjshëm të punonjësit të policisë së rendit publik. Kjo sjellje përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri gjer në tre muaj. Përfaqësuesi i biznesit u shoqërua nga Shqiponjat në komisariatin nr.2 për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO

    Shega devedishe e Shkodrës (05 nëntor 2023)

    Veri Jug ka udhëtuar në fshatin Ana e Malit, qarku I Shkodrës, dhe është ndalur në parcelat me shegë devedishe të fermerit të vogël Ahmet Sulejmani. Tradita e kultivimit të shegës devedishe në familjet shkodrane, vlerat e saj shëndetsore dhe ushqyese, pëlqyer shumë edhe në tregun vendas. Vlerësimin e kësaj shege në minifermën e Ahmetit, e jep doktori I shkencave Pjerin Preka. Ndiqni reportazhin “Shega devedishe e Shkodrës” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Tradita e kultivimit të shegës

    Fermeri I vogël Ahmet Sulejmani rrëfen sekretet e kultivimit dhe shegën devedishe në kopshtin e tij, me peshë deri 1 kilogram një kokërr.

  • VIDEO

    Shega devedishe në minifermën Sulejmani

    Doktori I shkencave Pjerin Preka flet për vlerat e mëdha ushqyese dhe kuruese të shëgës devedishe në tokat e bujqve shkodranë.

  • VIDEO

    Kur rekomandohet kirurgjia e korigjimit të nofullave! Po implantet dentare a janë një zgjidhje (4 Nëntor 2023)

    Kur rekomandohet kirurgjia e korigjimit te nofullave! Po implantet dentare a jane nje zgjidhje perfundimtare - renato isufi, kirurg oral maksilofacial nga Isufi rojal dental

  • VIDEO

    Nga traditat tek zakonet dhe recetat tradicionale të Lezhës dhe zonave përreth saj

    Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ me etnografen Afërdita Onuzi dhe Shefin e kuzhinës Bledar Kola për traditat, zakonet dhe recetat tradicionale të Lezhës dhe zonave përreth saj

    Duke studiuar veprat e shumëllojshme historike, artistike, folklorike, krijimtarinë popullore dhe kulinarinë mund të mësosh shumë rreth kulturës, zakoneve dhe traditave të lashta që vendi ynë me fanatizëm ruan. Në Lezhë edhe në ditët e sotme ruhen shumë tradita si në veshje, instrumenta, këngë e artizanat. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar të pasur e të bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe ajo shpirtërore.  

    Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale dhe asaj kombëtare. Zadrima e Lezhës është një zonë ku kjo pasuri etnografike përcillet nga brezi në brez për ruajtjen e traditës. Veshja Kallmetore dhe ajo e Pllanës janë unike dhe nuk gjenden në asnjë krahinë tjetër të vendit. Punimet në tezgjah, ato të realizuara me dorë dhe punimet qeramike janë një trashëgimi e Lezhës. Këngët, vallet, kulinaria, stili i jetesës dhe mikpritja janë një element tejet tërheqës për këdo që e viziton Lezhën dhe krahinat rreth saj.

  • VIDEO

    ‘Laknur me kungull’ receta e vjetër tradicionale e Lezhës përgatitur nga Shef Bledar Kola

    Lezha i ruan me fanatizëm një pjesë të recetave të saj të traditës si Mishi me lakna, Grosha me pastërma, Bukë kallamoqi me shllin, Fërgic, Kamkuqe misri dhe Laknur me kungull. Këtë të fundit, si një nga recetat më të vjetra të traditës Lezhjane e përgatiti për ‘Rreze Dielli’ Shef i kuzhinës Bledar Kola.

  • VIDEO

    Tinguj magjik / Lahutarja e vetme në Shqipëri Lumturije Nonaj, ende ruan traditën e folkut shqiptar

    Ajo është e para dhe e vetmja lahutare, që përcjell një traditë të herëshme të folklorit shqiptar. Me prejardhje nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturije Nonaj është mbesa e lahutarit të njohur Gjokë Nonaj, i cili nuk i’u nda lahutës deri në moshën 107-vjeçare, kur edhe ndërroi jetë. Krahas lahutës, Lumturija përdor edhe 12 instrumente të tjera të folklorit popullor të trevës Veriore të Shqipërisë por lahuta, thotë ajo, është mbretëresha e të gjitha veglave muzikore. “Mbi lahutën nuk vë asgja. Kjo është mbretëresha e të gjitha veglave dhe, me të, edhe atdheu ynë do të ketë merita shumë të mëdhaja. Sepse, me lahutë i këndohet trimërisë, i këndohet legjendave”.

    Lahuta është një dëshmi e lashtë kulturore dhe këngët e shoqëruara me lahutë përgjithësisht ngrenë lart traditën, frymën epike dhe historike ndër shekuj, bashkë me eposin e kreshnikëve. Ndaj, lahutarja Lumturije Nonaj thotë se duhet t’a ruajmë këtë traditë të pasur kombëtare për t’a përcjellë ndër brezat e rinj.

  • VIDEO

    Durrës/ 84 vjeçari sulmohet nga pit-bulli i fqinjit, doli nga rrethimi i banesës ku mbaheshin 3 qen! I moshuari me plagë në kokë e trup! I ka këputur dhe veshin

    Report Tv dhe Shqiptarja.com zbardh ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në lagjen 13 në Durrës.  I moshuari u kafshua nga qeni pit-bull që doli nga rrethimi i banesës ku jetonin 3 qen pit-bull. Arrestohet i zoti i qenve.  

  • VIDEO

    Mish qengji me thërrime nga zonja Albana

    Mish qengji me thërrime

    Përbërësit:

    • 4-5 racione mish qengji
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 1 gotë miell
    • 2 kokrra vezë
    • Pak qumësht /ujë
    • Kripë

    Përgatitja:

    Ndajmë mishin e qengjit në racione dhe e skuqim me pak yndyrë, hedhim kripë dhe e lemë të ziejë. Gjatë kohës që zien mishi, përgatitim thërrimet. Vendosim miellin e situr në tavolinë, hapim një gropë në mes, hedhim vezë, kripë dhe pak qumësht ose ujë dhe përgatisim një brumë më i fortë se i byrekut. Nuk e punojmë shumë që mos të bëhet elastik. E pudrosim me miell dhe bëjmë thërrime si rosnicat, i lemë të thahen dhe më pas i skuqim me gjalpë. I hedhin tek mishi dhe i lëmë të gatuhen për 10-15 minuta.

  • VIDEO

    Arrestohet 55-vjeçari në Shkodër, tentoi të trafikojë rreth 300 kg kanabis në Mal të Zi

    Një 55-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Shkodrës, pasi ka tentuar që të trafikojë 300 kg kanabis në drejtim të Malit të Zi

  • VIDEO

    Bukë e shpejtë shtëpie në vlim nga zonja Albana

    Bukë shtëpie në vlim

    Përbërësit:

    • 700 gr miell
    • 400 ml ujë të ngrohtë
    • 8 gr maja e thatë
    • 1 lugë kafeje sheqer
    • Kripë
    • Vaj bimor
    • Fara susami

    Përgatitja:

    Aktivizojmë majanë e thatë me ujë dhe pak sheqer.  Më pas shtojmë vajin, pak kripë dhe miellin gradualisht duke e përzier me lugë druri. Lyejmë një tas me vaj, vendosim brumin e përgatitur të bukës, e mbulojmë me membranë dhe e lemë për 30 minuta të pushojë. Pasi brumi ka dyfishuar volumin, e punojmë përsëri dhe e lemë të pushojë dhe për 30 minuta të tjera.

    Në një tenxhere me ujë të vluar me 1 lugë gjelle kripë, vendosim brumin e bukës. E lëmë për 40 sekonda dhe më pas e kthjemë nga ana tjetër. E largojmë nga uji i vluar dhe e vendosim në një tavë me letër pjekje. E spërkasim me pak fara susami dhe e vendosim bukën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv