-
VIDEO
Bukë të mbushura me proshutë dhe djathë nga zonja Albana
Bukë të mbushura me proshutë dhe djathë
Përbërësit:
- 200 gr bukë bastun
- 2 vezë
- 150 gr proshutë FIX
- 150 gr djathë
- 20 gr gjalpë
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Fillimisht heqim pak nga tuli i bukës. Në një tas rrahim vezët me erëzat, shtojmë proshutën e prerë në kubikë dhe djathin e grirë. Mbushim mesin e bukëve dhe i skuqim në tigan me pak gjalpë.
-
VIDEO
Qumështor tradicional nga zonja Albana
Qumështor tradicional
Përbërësit:
- 1.5 litër qumësht
- 10 vezë
- 10 lgj sheqer
- 10 lgj miell
- 50 gr gjalpë
- Pak vanilje
Përgatitja:
Rrahim fort vezët me sheqerin, më pas shtojmë gjalpin e shkrirë jo të nxehtë. Esencën e vaniljes e hedhim tek mielli dhe e shtojmë tek vezët e rrahura me sheqer. E përziejmë mirë që mos të krijohen kokrra dhe shtojmë qumështin. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe hedhim qumështorin. E vendosim në furrë të parangrohur dhe e pjekim në temperaturën 180°C derisa të mpikset dhe të marrë ngjyrë karamel në sipërfaqe.
-
VIDEO
Kaosi në Parlament/ BKH verifikon filmimet e kamerave të sigurisë, PS bën gati dokumentin për përjashtimin e deputetëve të Berishës
Policia dhe Oficerët e BKH-së kanë mbledhur provat për pamjet filmike të kamerave të sigurisë të sallës së parlamentit ku në seancën e 2 nëntorit deputetët e Rithemelimit krijuan kaos duke marrë karriget dhe i vendosur para foltores.
-
VIDEO
Dëgjon zërin e ishit, lë studion me ngashërim/39-vjeçarja: Nuk do e fal kurrë (2 nëntor 2023)
Pas afro 20 vitesh dhunë, vendos t’i japë fund martesës ndërsa ka mbetur rrugëve në mëshirë të fatit bashkë me 5 fëmijët e saj. Kjo është drama e Blerina Isufajt një nëne të dhunuar nga Berati. Familja e martoi në vitin 2004 pa dëshirën e saj me Saimir Shahun nga një fshat i Kucovës. Që në fillime të martesës Blerina Isufaj u përball me dhunën nga i shoqi, ndërsa këtë gjë e mbante në heshtje dhe nuk i tregonte askujt. Ishte viti 2006 kur në jetë vjen vajza, e cila sërish nuk mundi të ndryshojë asgjë nga sjellja e babait të saj. Kështu ndodhi edhe me ardhjen në jetë të 4 fëmijëve të tjerë. Edhe pse Saimir dhe Blerina u bënë prindër të 5 fëmijëve, asgjë nuk e ndali dhunën, ndërsa 39-vjeçarja e falte gjithmonë për hir të tyre. Saimiri ushtronte dhunë mbi të shoqen për shkak të xhelozisë që kishte dhe konflikteve që lindnin në familje për shkak se ai luante lojëra të fatit. Dhuna ndaj Blerinës nuk kursehej as në sy të fëmijëve të cilët kanë qenë prezent kur babai i tyre e ofendonte dhe e gjuantë nënën. Për këtë situatë Blerina ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, por nuk ka mundur të gjejë asnjë zgjidhje dhe është detyruar të durojë të gjithë torturat. Shtatori i 2022 do të shënonte fundin e kësaj martese ndërsa Blerina iu drejtua gjykatës për divorc. Kjo gjë erdhi pasi 39-vjeçarja zbuloi se lekët e dëmshpërblimit që Saimiri mori nga vdekja e të vëllait në Greqi, i shpenzoi të gjitha në lojëra fati. Një shumë prej 36 mijë euro të shpenzuara në kumar për Blerinën do të ishte fundi i botës, ndërsa ajo dhe fëmijët vuajnë për bukën e gojës. Në shkurt të këtij viti gjykata zgjidhi martesën e çiftit Shahu, ndërsa që prej atij muaji ata sërish jetojnë nën të njëjtën çati, mes konflikteve të vazhdueshme pasi Blerina dhe 5 fëmijët nuk kanë ku të shkojnë. Pak ditë më parë ajo dhe fëmijët ku më e madhja 17 dhe më i vogli 7 kanë fjetur rrugëve, ndërsa Saimiri i nxorri nga shtëpia. E rrezikuar dhe e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj, Blerina Isufaj kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”
-
VIDEO
Revolta opozitare (2 nëntor 2023)
Kaosi i shkaktuar nga opozita, ka kapluar jetën parlamentare në vend. Për të diskutuar lidhur me këtë aksion të dhunshëm të ndërmarrë nga opozita, në panelin e të ftuarve në emisionin “Frontline” nga Marsela Karapanço në Report TV, ishte edhe ish-deputeti i PD Luçiano Boçi i cili u shpreh se kjo është rruga e gjetur pasi opozitës nuk i është lënë e drejta të luajë funksionin e saj si balancuese e pushtetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 3 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga kaos dhe tymuese në sallën e Kuvendit te revolucioni i lodhur i karrigeve e deri tek letër e hapur "I dashtun Salih"
-
VIDEO
Kaosi i shkaktuar nga opozita, deputeti i PS: PD e ka model këtë sjellje politike! Boçi: Nëse duhet edhe me grushte do e fitojmë të drejtën
Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në studion e "Frontline" ka debatuar me ish-deputetin e PD, Luçiano Boçi sa i takon aksionit të dhunshëm që opozita ka ndërmarrë në parlament dhe në komisione. Koçi tha se këtë situatë të shkaktuar, PD e ka model kryesor të sjelljes dhe se nuk ndodh për herë të parë.
-
VIDEO
Kaosi në jetën parlamentare, deputeti i PS: Berisha kërkon të transferojë krizën, humbja e opozitës në 2025-ën, e sigurt! Boçi: Aksioni do jetë më i fortë
Kaosi i shkaktuar nga opozita, ka kapluar jetën parlamentare në vend. Pas bllokimit të mbledhjeve të komisioneve, së fundmi aksioni opozitar kulmoi me përmbysjen e karrigeve në Kuvend dhe hedhjen e tymueseve duke bërë të pamundur vijimin e seancës plenare.
-
VIDEO
Bakllava dhe barrikada, SPAK hyn në parlament (2 nëntor 2023)
Deputeti i PS Erion Braçe në emisionin “Kontrast” në Report TV ka deklaruar Sali Berisha me përfshirjen e tij në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani ka shkelur shtetin me këmbë. Prova më e fortë në dosjen “Partizani”, Braçe nënvizoi se janë ndryshimet e disa ligjeve në harkun kohor të 2 viteve pas ardhjes së Berishës në pushtet. Këto ndryshime që favorizuan dhëndrin e tij për të marrë truallin
-
VIDEO
Erion Braçe: Thyrja e mitit të pandëshkueshmërisë, meritë e PS! SPAK e GJKKO të mbrohen nga Berisha
Thyerje të mitit të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, e ka quajtur deputeti Erion Braçe caktimin e masës detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Sali Berishën për aferën e privatizimit të ish kompeksit Partizani. Në emisionin "Kontrast" në Report Tv tha se SPAK dhe GJKKO duhet të mbrohen nga Berisha.
-
VIDEO
'Ne s'jemi Call Center', Braçe: Kur Bardhi ishte me Bashën negocionte që të mos i jepnim hapësirë Berishës në Kuvend, tani bën të kundërtën
Teksa komentoi kaosin që krijoi grupi i Rithemelimit në Parlament, deputeti Erion Braçe i ftuar në emisionin "Kontrast" në Reprt Tv ka vënë theksin te ndryshimi i sjelljes politike të deputetit Gament Bardhi, nga koha kur isht eme Bashën e tani me Berishën.
-
VIDEO
Afera 'Partizani', Erion Braçe: Berisha shkeli shtetin me këmbë për interesa personale, SPAK s’ka goditur individin, por kapjen më të madhe të shtetit pas Gërdecit
Deputeti i PS Erion Braçe i ftuar në “Kontrast” në Report TV ka deklaruar se roli i Sali Bershës në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani tregon se ka shkelur shtetin me këmbë