Kaosi në kryesinë e Kuvendit, Kushi: Skena të shëmtuara, duket qartë halli i familjes Berisha! Vangjeli: Grupi parlamentar i PD po sillet si gardë personale e ish-kryeministrit

6 Nëntor 2023, 19:51

E ftuar në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, deputetja e PS Evis Kushi i cilësoi pamjet e sotme si “skena të shëmtuara” të cilat shkaktojnë dëm edhe tek brezi i ri që i ndjek. Ajo tha se vetëm po respektohej rregullorja ndaj deputetëve të opozitës që kanë shkaktuar kaos në seanca plenare.