Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish qingji me thërrime / Bukë shtëpie në vlim / Bukë të mbushura me proshutë dhe djathë / Qumështor tradicional.
Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ me etnografen Afërdita Onuzi dhe Shefin e kuzhinës Bledar Kola për traditat, zakonet dhe recetat tradicionale të Lezhës dhe zonave përreth saj. Duke studiuar veprat e shumëllojshme historike, artistike, folklorike, krijimtarinë popullore dhe kulinarinë mund të mësosh shumë rreth kulturës, zakoneve dhe traditave të lashta që vendi ynë me fanatizëm ruan. Në Lezhë edhe në ditët e sotme ruhen shumë tradita si në veshje, instrumenta, këngë e artizanat. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar të pasur e të bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe ajo shpirtërore. Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale dhe asaj kombëtare. Zadrima e Lezhës është një zonë ku kjo pasuri etnografike përcillet nga brezi në brez për ruajtjen e traditës. Veshja Kallmetore dhe ajo e Pllanës janë unike dhe nuk gjenden në asnjë krahinë tjetër të vendit. Punimet në tezgjah, ato të realizuara me dorë dhe punimet qeramike janë një trashëgimi e Lezhës. Këngët, vallet, kulinaria, stili i jetesës dhe mikpritja janë një element tejet tërheqës për këdo që e viziton Lezhën dhe krahinat rreth saj.
Ajo është e para dhe e vetmja lahutare, që përcjell një traditë të herëshme të folklorit shqiptar. Me prejardhje nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturije Nonaj është mbesa e lahutarit të njohur Gjokë Nonaj, i cili nuk i’u nda lahutës deri në moshën 107-vjeçare, kur edhe ndërroi jetë. Krahas lahutës, Lumturija përdor edhe 12 instrumente të tjera të folklorit popullor të trevës Veriore të Shqipërisë por lahuta, thotë ajo, është mbretëresha e të gjitha veglave muzikore. “Mbi lahutën nuk vë asgja. Kjo është mbretëresha e të gjitha veglave dhe, me të, edhe atdheu ynë do të ketë merita shumë të mëdhaja. Sepse, me lahutë i këndohet trimërisë, i këndohet legjendave”. Lahuta është një dëshmi e lashtë kulturore dhe këngët e shoqëruara me lahutë përgjithësisht ngrenë lart traditën, frymën epike dhe historike ndër shekuj, bashkë me eposin e kreshnikëve. Ndaj, lahutarja Lumturije Nonaj thotë se duhet t’a ruajmë këtë traditë të pasur kombëtare për t’a përcjellë ndër brezat e rinj.