-
VIDEO
Tragjedia në Gjermani/ Daja i shqiptarit që mbeti i plagosur për Report Tv: Nipi në gjendje kome, më 2 dhjetor kishte prerë biletën për Shqipëri
Luan Cemenja, daja i shqiptarit që mbeti plagosur në kantierin e ndërtimit në Gjermani për Report Tv tregoi se nipi i tij është ende në gjendje kome. Alfred Dija 35 vjeç, shkonte në Gjermani me punë sezonale, 3 muaj, dhe më pas kthehej.
-
VIDEO
Qofte me miell misri dhe djathë nga zonja Albana
Qofte me miell misri dhe djathë
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 3-4 gota ujë
- 3-4 lgj vaj për brumin
- 1/2 lk sodë buke
- 3 vezë
- 4-5 lgj djathë i grirë
- Majdanoz i grirë
- Kripë, piper, nenexhik
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të vluar me kripë dhe yndyrë, hedhim miellin e misrit të situr bashkë me sodën e bukës. E përziejmë që të bëhet një masë e trashë dhe e pjekim sipër zjarrit derisa të shkëputet nga anët e enës. Pasi masa të ftohet, shtojmë vezët, djathë të grirë, maidanoz të grirë, kripë, piper, nenexhik. E trazojmë mirë brumin dhe i japim formë rrumbullake qofteve. I lyejmë me pak miell gruri, i skuqim dhe i servirim të nxehta.
-
VIDEO
Çorbë me oriz, të brendshme dhe kumbulla nga zonja Albana
Çorbë me oriz, të brendshme dhe kumbulla
Përbërësit:
- 1 dorë kumbulla të thata
- 2 filxhanë kafeje oriz
- 1 lugë gjalpë
- Të brendshme bagëtie
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kumbullat e thata i presim në fije dhe i vendosim të regjen në ujë të vakët. Ndërkohë orizin pasi e kemi shpëlarë e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë. Të brendshmet e bagëtive të imta i përvëlojmë dhe më pas i presim në kubikë të vegjël dhe i hedhim tek orizi. Shtojmë kumbullat e regjura dhe e lemë çorbën të gatuhet. Rregullojmë shijen dhe e servirim me gjalpë të tretur me pak piper.
-
VIDEO
Lakror me miell misri, qepë, mish dhe erëza nga zonja Albana
Lakror me miell misri me mish derri
Përbërësit:
- 3 fç miell misri
- 2 fç mish i grirë derri
- 2 qepë mesatare
- 2-3 fk vaj
- 2 vezë
- 2 gota qumēsht
- 1 lgj miell gruri
- 1 lgj gjalpë
- 1 gjethe dafine
- Koper ose majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Mishin e derrit tul e presim në kubikë mesatarë dhe e kaurdisim së bashku me qepët e grira hollë, mbuluar me kapak në zjarr të ngadaltë. Gjatë kaurdisjes i hedhim kripë, piper, dafinë dhe ujë sa të mbulohet mishi dhe të dalë me pak lëng.
Miellin e misrit e përziejmë me ujë të ngrohtë, kripë dhe vaj dhe realizojmë një brumë të derdhur të cilin e sheshojmë në një tavë të lyer me gjalpë. Vendosim sipër mishin e kaurdisur me qepë dhe erëza. Rrahim vezët me qumështin dhe miellin e grurit, e hedhim në tavë, e spërkatim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 1 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga pyetja që nuk iu bë Argita Malltezit te kreu i SPAK dhe dy prokurorët e "Partizanit" takime me DASH e FBI e deri tek PS përjashton me 10 ditë gjashtë ligjvënës të opozitës.
-
VIDEO
Spak në SHBA, kush e ka rradhën ? ( 31 tetor 2023)
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane
-
VIDEO
Haklaj në Repolitix: Metës e Kryemadhit i është revokuar viza amerikane! Ish-presidenti shumë afër ‘non gratës’! Kthupi: Për CEZ-DIA-n mund të hetohet edhe Berisha
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane
-
VIDEO
Grushta e kaos në kuvend. Çfarë do bëjë PD e PS? (31 Tetor 2023)
I ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv Saimir Korreshi ka komentuar senacën e dhunshme që u zhvillua dje në Kuvend dhe masat e marra sot nga Sekretariati i Etikës për 6 deputetë të Rithemelimit Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi thotë se opozita me veprimet e saj të dhunshme në seancat plenare, nuk do të pengojë punën e mazhorancës. Sipas Pëllumbit, opozita kërkon që të përdorë mazhorancës që të përfitojë kapital politik
-
VIDEO
Me ullinj dhe agrume, ja si e mbollëm Shqipërinë (31 tetor 2023)
Shkencëtari dhe profesori i Ullirit Hairi Ismail tregon në Esencë gjendjen dhe mbjelljen e ullirit në Shqipërinë e para viteve 90. Çifiti nga Lukova, Katerina dhe Mitro Çetiri flasin për eksperiencën e tyre personale në mbjelljen e Lukovës me agrume dhe ullinj.
-
VIDEO
Anëtari i PD, Hasanaj: Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi, non grata! Ish- ministri ‘digjet’ prej faksit të Gërdecit për Shkëlzenin
Anëtari i PD Sidi Hasanaj nga emisioni “Studio live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, foli për persona të tjerë të shpallur non grata nga Britania e Madhe. Ai pëmendi Klevis Balliun dhe Aldo Bumçin. Ky i fundit sipas tij është në listën e non grata në lidhje me përfshirjen e tij si ish- ministër Drejtësie në lobimin e Shkëlzen Berishës në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.
-
VIDEO
Fetë Sadiku e Ukë Çuni, si u pushkatuan mes 2000 burrave të Nikaj Mërturit (31 tetor 2023)
Ngjarja tragjike e 29 shtatorit 1946 në Nikaj Mërtur, ku komunistët kishin urdhëruar gjithë burrat e krahinës nga 16 deri në 70 vjeç për tu mbledhur tek Kodra e Bekë Selimit me qëllim që ti detyronin të dorëzonin armët. E për ta mbërritur këtë qëllim,në atë takim do të bëhej një masakër. Ajo ditë ishte një ditë e shënuar për banorët e zonës, ishte dita e Shën Mëhillit, dhe kjo ditë, në këtë vit të dytë të regjimit komunist, do të shndërrohej në një ditë masakre dhe terrori. Prej atëherë, banorët e zonës e quajnë këtë ditë si “Shën Mëhilli i përgjakur”…. Të mbledhur në një vend, 2000 burra e djem të rinj të zonës, ishin rrethuar nga forcat e armatosura komuniste, dhe nën kërcënimin e armëve, ata do të bëheshin dëshmitarë të pushkatimit të dy prej burrave më trima të asaj krahine, Fetë Sadiku dhe Ukë Çuni. Të dy do të pushkatoheshin aty, mes 2000 burrave, duke demonstruar anën më terroriste të regjimit me qëllim nënshtrimin e këtyre zonave rebele që nuk e pranonin vendosjen e pushtetit komunist.
-
VIDEO
Dhuna e opozitës në Kuvend, Pëllumbi: S’do ta bllokojnë dot punën e mazhorancës!
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi thotë se opozita me veprimet e saj të dhunshme në seancat plenare, nuk do të pengojë punën e mazhorancës. Sipas Pëllumbit, opozita kërkon që të përdorë mazhorancës që të përfitojë kapital politik