-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 31 tetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga kaos në Kuvend tentohet të goditet deputeti te prefektit i jepet e drejta të shkarkojë kryebashkiakun e deri tek padron i "Topit të Artë" Messi bën mrekullinë e 8-të.
-
VIDEO
Kaosi në Parlamentin shqiptar (30 tetor 2023)
Ashtu siç kishin paralajmëruar Sali Berisha i akuzuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të Klubit Partizani, i cili nuk paraqitet në gjykatë dhe në masë sigurie “detyrim paraqitje”, bashkë me disa deputetë që e mbështesin zbatuan në Kuvend një skenar kaosi, duke bllokuar edhe këtë të hënë punimet. Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi i ftuar tek “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv u shpreh se situata është mjaftë e rëndë.
-
VIDEO
'Një dimër përvëlues...' Vangjeli tregon pse u shty me një muaj kongresi i PS-së
Analisti i njohur Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Kontrast” në Report Tv tha se shtyrja e kongresit të PS-së paralajmëron një 'dimër përvëlues'
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Bumçi: Ky vend po rreshket në një situatë të rëndë! Lapaj: Debati politik është bërë shterp
Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi i ftuar tek “5pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv ka folur në lidhje me situatën politike në vend.
-
VIDEO
Kaos dhe grushta në Kuvend, Berisha udhëheq "revolucionin" (30 tetor 2023)
-
VIDEO
Lidhet live nga burgu, 37-vjeçari: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd (30 tetor 2023)
I izoluar prej 8 vitesh në një qeli burgu, 37-vjecari Artur Çollaku kërkon të dijë rrënjët e vërteta të tij. Ndonëse ende i vogël në moshë, asokohe 8 vjeç, ai mëson nga shokët e klasës se prindërit nuk ishin gjaku i tij. Prej 3 vitesh, këto fjalë e gërryenin nga brënda djaloshin, i cili më pas vendos të pyesë nënën dhe babain. Cifti Qani dhe Merisha Collaku nga Rrajca e Librazhdit që e kishin rritur me shume dashuri ia pohuan, ndërsa i treguan se e kishin birësuar në moshën 1-vjeçare në një jetimore. Në moshën 28-vjeçare Arturi bën një aksident automibilistik në Durrës, ndërsa shtrohet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai nuk do ta priste se ky aksident per ironi te fatit do t’i ndryshonte jetën të riut. Në dhomën e spitalit ku merrte mjekimet paraqitet një vajzë dhe i prezantohet si motra e tij. Për herë të pare, Arturi meson se kishte nje moter dhe mbi të gjitha ishin binjakë. Mimoza Bitri kishte patur të njëjtin fat si vëllai, pasi të dy ishin lënë në jetimore. Binjakët pak kohë kishin qëndruar në institucion bashkë, vajza ishte biresuar e para në Lushnje, ndersa më pas Arturi në Librazhd. E gjitha po i dukej një enderr e e pabesueshme, ku I riu kërkoi të bënin analizat e AND-se, e cila vërtetoi së i përkisnin të njëjtit gjak. Djali nga motra mësoi se të dy ishin braktisur nga nëna qe diten qe kishin ardhur ne jete, pasi kjo e fundit u divorcua nga babai i tyre për shkak se ishte përdorues i alkoolit. Mimoza gjithashtu i ka treguar se nëna i kishte kërkuar gjithmonë, e ndërsa kishte mësuar se ajo jetonte e vetme ne Tiranë. Motër e vëlla i ruajtën kontaktet deri në vitin 2015, vit që Arturi u arrestua nga autoritetet e Maqedonise se Veriut dhe u denua me burg. Ai këtë mesditë në program në një lidhje nga qelia eshte në kërkim të nënës dhe motrës së tij Mimoza.
-
VIDEO
“Lidhet i dënuari në burg” Avokati i Popullit: Mungon trajtimi, duhet institucion special
-
VIDEO
“Me zinxhirë në burg”, zv. Drejtorja e burgjeve: Jemi në hetim, përgjegjësit do ndëshkohen
-
VIDEO
‘I burgosuri në Drenovë u lidh me zinxhirë’, Zv. Drejtoresha e Burgjeve: Po hetojmë, masa për përgjegjësit (30 tetor 2023)
Drejtoria e Burgjeva ka ngritur një grup punë për të verifikuar nëse ka shkelje në trajtimin e të dënuarit Imer Jupa, i cili pretendon se është lidhur me zinxhirë dhe pranga për 6 ditë. Zv. Drejtoresha e burgjeve, thotë se hetimi është në fazën e verifikimit dhe mbledhjes së të dhënave dhe nëse faktohen pretendimet do të ketë masa për përgjegjësit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Tetor 2023 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Myku i thonjve të këmbëve dhe duarve
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek – Lazanjë me petë të ziera mbushur me kimë / Supë krem me miell orizi.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 30 tetor – 5 nëntor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë me vështirësitë e veta me momente të ndryshme që ndikojnë apo diktojnë në anën ekonomike financiare, por duhet patur dhe kujdes në një kohë për shumë arsye, duke parë dhe vendosur në lidhje me çështje që lidhen kryesisht me ekonominë dhe bankat. Është një moment gjithashtu ku gjërat do të ndryshojnë, nuk do jenë siç kanë qenë më parë, mund të jetë një problem ende i pazgjidhur apo një situatë ku pretendojmë për më mirë. Është një javë shumë intensive për të gjitha shenjat dhe pak e rrezikshme për disa të tjera, ndaj duhet patur kujdes dhe vëmendje.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për mykun e thonjve, cilët janë shkaktarët e këtij myku, simptomat si dhe tregojmë disa mënyra sesi të trajtojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve të këmbëve dhe duarve. Infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve dhe thonjve, pasi është një pjesë që zakonisht qëndron e mbyllur në këpucë, në një ambient të ngrohtë dhe me lagështi. Sipas specialistit Merja, myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit dhe kur një sëmundje kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion dhe mund të krijohen problematika të tjera. Merja jep në studion e “Rreze Dielli” disa këshilla higjene për të patur këmbë të pastra dhe thonj të shëndetshëm si dhe rekomandon trajtimin alternativ, i cili është shumë i suksesshëm dhe nëse ndiqet hap pas hapi, myku do të largohet brenda 2 ose 3 javëve.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti: Të ishin konsultuar me ekspertë, s’ka logjikë që dënimi për armëmbajtje pa leje pranë shkollave të barazohet me vrasje
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi i ftuar në Report Tv tha se nuk mund të bëhen ndryshime kaq shpejt në Kodin Penal të pakonsultuara me ekspertë.
-
VIDEO
Ju vijnë erë këmbët? Ja ku e keni problemin, si të largoni erën e keqe të këmbëve dhe djersës
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në vijim të bisedës për infeksionet mykotike në duar dhe këmbë, u ndalëm dhe tek era e keqe e këmbëve, nga se shkaktohet ajo dhe si mund t’a largojmë në kushtet e shtëpisë. “Zakonisht personat që vuajnë nga myku kanë dhe problemin me erën e këmbëve. Por, ka dhe persona që i rrinë këmbët gjithnjë të djersitura apo që kanë një djersitje të përgjithshme trupore e cila shoqërohet me një erë pak të rëndë. Kjo erë e rëndë nënkupton toksina në trupin e tyre të palarguara” thekson Merja. Për të pastruar organizmin, Ylli Merja rekomandoi disa detokse me bimë të ndryshme të cilat kanë antioksidantë, ndërsa për largimin e erës së keqe të këmbëve sugjeroi larje të shpeshta me produkte bimore që të gjithëve na ndodhen në shtëpi.