Çorbë me oriz, të brendshme dhe kumbulla nga zonja Albana

1 Nëntor 2023, 11:40

Çorbë me oriz, të brendshme dhe kumbulla

Përbërësit:

  • 1 dorë kumbulla të thata
  • 2 filxhanë kafeje oriz
  • 1 lugë gjalpë
  • Të brendshme bagëtie
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kumbullat e thata i presim në fije dhe i vendosim të regjen në ujë të vakët. Ndërkohë orizin pasi e kemi shpëlarë e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë. Të brendshmet e bagëtive të imta i përvëlojmë dhe më pas i presim në kubikë të vegjël dhe i hedhim tek orizi. Shtojmë kumbullat e regjura dhe e lemë çorbën të gatuhet. Rregullojmë shijen dhe e servirim me gjalpë të tretur me pak piper.