-
VIDEO
Të enjten seancë plenare, opozita do vijojë me skenarin e dhunës dhe kaosit! Korreshi: Nuk përjashtohet as greva e urisë
Opozita do të shkojë me të njëjtin skenar për të përsëritur skena dhune dhe kaosi në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti Saimir Korreshi në emisionin “Frontline” në Report Tv tha se nuk përjashtohet as greva e urisë.
-
VIDEO
3 ditë jashtë Kuvendit, Saimir Korreshi: Më dënuan për njërën dorë!
Komisioni i Etikë përjashtoi 5 deputetë të opozitës me 10 ditë nga Kuvendi pas kaosit të shkaktuar në seancën e të hënës, ku nuk munguan as aktet e dhunës. Kurse deputeti Saimir Korreshi u përjashtua me 3 ditë. I ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv Korreshi me nota humori tha se u “amnistua” me tre ditë për shkak dorës së thyer.
“Kisha një dorë të thyer dhe më kanë dënuar vetëm për njërën dorë”, tha Korreshi.
-
VIDEO
Dhunë nga xhelozia/ 21-vjeçarja: Më rrahu sapo hoqa fustanin e bardhë (31 tetor 2023)
U martua në një moshë te re me djalin që njohu në rrjetet sociale, e reja 21-vjeçare sot kërkon të divorcohet. E teksa ëndërronte një martesë të lumtur, mbushur me dashuri e ëndrra plot, gjithçka iu rrënua para syve kur filloi bashkëjetesën me familjen e bashkëshortit mes dhunës, skamjes dhe torturave… Ishte vetëm 17 vjeç ku me aprovimin e prindërve vendosi të kurorëzonte në martesë dashurinë me djalin 21-vjeçar. Çifti i ri nisën të jetonin në shtëpinë e prindërve të djalit, ku mes tyre do te kishte gjithnjë konflikte. Familja e tij nuk e aprovuan kurrë nusen e re të shtëpisë ndaj e ofendonin rëndë dhe e quanin atë të përdalë dhe madje e ndaluan të vazhdonte edhe studimet universitare. E vetme në shtëpi të huaj, e reja kërkonte ndihmë nga i shoqi, mirëpo ai mbante anën e familjes së tij. Iu kishte treguar edhe prindërve për jetën e tmerrshme që po bënte, mirëpo babai i kish thënë të qëndronte atje… me djalin që kish zgjedhur të martohej me dëshirën e saj… Do të ishte shtatori i vitit 2022 kur i shoqi e dhunon në mënyrë c’njerëzore teksa i gjuan me shkelma në kurriz … pasi e akuzonte se ajo e kishte tradhëtuar. Ndaj ajo vendos që ta denoncoj në polici… por babai i saj nuk e lejoi… Pa rrugëzgjidhje e reja arratiset nga shtëpia e tyre dhe shkon pranë familjes së saj, ku ata këtë herë ia hapin derën. Iu drejtua dyerve të gjykatës për zgjidhjen e martesës, por ai nuk u paraqit në asnjë seancë… Sot, ajo i kërkon divorcin bashkëshortit të saj… ajo kërkon që të nis një kapitull të ri në jetën e saj…
-
VIDEO
Deputeti i Rithemelimit: Protesta ndodhin kudo në parlamente, mazhoranca të na respektojë! Daci: Dhuna e nxitur nga militantët
I pyetur nëse po bëhen për të mbështetur Sali Berishën, pas hetimit nga SPAK, Shehu hodhi akuza te drejtësia, duke u shprehur se është në komandën e regjimit
-
VIDEO
Përplasja tek Kepi i Rodonit, administratorja e 'Albanian Touriste Resorte' : Prona është e bllokuar nga SPAK për verifikim
Prokuroria e Durrësit po përgatit dosjen për masën e sigurisë në gjykatë ndaj tetë personave të arrestuar pas konfliktit të dhunshëm për pronën tek Kepi i Rodonit mes të cilëve edhe ish deputeti Mark Frroku.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Tetor 2023 – Receta / Gabime arredimi / Sjell në jetë fëmijën e 7-të / Këshilla praktike
Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Petulla të ëmbla servirur me krem kakao me lajthi. E ftuar në këndin e kuzhinës këngëtarja Rajmonda Kamberi, e cila përgatiti në studion tonë dy receta të traditës, Patëllxhanë të mbushur Imam Bajalldi dhe Trahana me thërrime djathi.
Dekori i shtëpisë mund të duket një gjë e lehtë, por në fakt nuk është. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur hapësira në shtëpi është kufizuese. Për këtë arsye ndodhin edhe gabime të ndryshme duke e bërë shtëpinë të duket jo aq e këndshme apo mikpritëse sa do të dëshironim. Ndërsa planifikojmë arredimin e shtëpisë njerëzit shpesh blejnë dhe investojnë në gjëra që pëlqejnë dhe më vonë ndodh që të kuptojnë se nuk kanë qenë zgjedhjet më të mira për t'u bërë. Ekspertja e arrredimit Anila Hetoja na tregon disa nga trendet më të reja dhe blerjet e zgjuara si dhe gabimet që duhet të evitojmë në arredimin e shtëpisë. Së pari perdet janë shumë të rëndësishme dhe ka disa rregulla të caktuara sesi ato duhet të vendosen. Nëse e gaboni gjatësinë, nuk i hekurosni dhe nuk i kapni bukur, shtëpia do të duket e çrregullt dhe e zhveshur. Gjithashtu edhe varja e piktuarave në mur ka disa rregulla edhe pse të pashkruara, për t'u dukur sa më bukur estetikisht.
Ndërkohë që numri i lindjeve në të gjithë botën ka rënë ndjeshëm, sigurisht dhe Shqipëria nuk mund të bënte përjashtim, një histori e bukur frymëzuese na vjen nga materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku Neta Deda, një nënë e re nga Lezha, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të shtatë, pas pesë vajzave dhe një djali. Hana, e sapo ardhura në familje, i ka gëzuar të gjithë në farefis, ndërsa më i emocionuar duket se është babai, Arbri, i cili e mori këtë status për herë të shtatë dhe ende po e përjeton. Neta dhe Hana e vogël gëzojnë shëndet të plotë, falë punës së mjekëve dhe infermjerëve. Tashmë, krahas bonusit të bebes që ata përfitojnë nga programi social universal si familje me shumë fëmijë, ajo që të mbetet në mend teksa sheh këtë portret të bukur familjar, është lumturia e një shtëpie plot, me shumë zhurmë, siç e kemi patur dikur traditë në familjet shqiptare.
Në studion e “Rreze Dielli”, Niki së bashku me Anxhela Hoxhën japin disa këshilla praktike shumë efikase për zonjat e shtëpisë. Ndonjëherë kur shkojmë për të blerë ushqime, mund të marrim më shumë se ç’duhet. Frutat dhe perimet vazhdojnë të piqen edhe pas blerjes dhe për fat të keq mund të përfundojmë duke e hedhur një pjesë të madhe të tyre. Ruajtja e duhur e ushqimit mund të na kursejë para dhe sidomos kur parandalojmë që frutat dhe perimet të shkatërrohen shpejt. Nga ruajtja e patateve gjatë në shportë tek jetëgjatësia e hudhrave, lakrës dhe bananes… tregojmë disa truke të thjeshta.
-
VIDEO
Provojeni! Truke të thjeshta për jetëgjatësinë e hudhrave, lakrës, bananeve dhe bukës
Në studion e “Rreze Dielli”, Niki së bashku me Anxhela Hoxhën japin disa këshilla praktike shumë efikase për zonjat e shtëpisë.
Ndonjëherë kur shkojmë për të blerë ushqime, mund të marrim më shumë se ç’duhet. Frutat dhe perimet vazhdojnë të piqen edhe pas blerjes dhe për fat të keq mund të përfundojmë duke e hedhur një pjesë të madhe të tyre. Ruajtja e duhur e ushqimit mund të na kursejë para dhe sidomos kur parandalojmë që frutat dhe perimet të shkatërrohen shpejt. Nga ruajtja e bukës gjatë tek jetëgjatësia e hudhrave, lakrës dhe bananes… tregojmë disa truke super të thjeshta
-
VIDEO
Përplasja për tokën te Kepi i Rodonit, prokuroria merr në pyetje ish-deputetin Mark Frroku dhe familjen Kaçuli! Report Tv zbardh dëshmitë
Zbardhet dëshmia në prokurori e ish deputetit Mark Frroku i cili u arrestua dje së bashku me 7 persona të tjerë pas një përplasjeje të dhunshme fizike për pronën në Kepin e Rodonit.
-
VIDEO
I keni vendosur gabim deri më sot perdet dhe pikturat / Ja disa gabime që s’duhen bërë në shtëpi
Dekori i shtëpisë mund të duket një gjë e lehtë, por në fakt nuk është. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur hapësira në shtëpi është kufizuese. Për këtë arsye ndodhin edhe gabime të ndryshme duke e bërë shtëpinë të duket jo aq e këndshme apo mikpritëse sa do të dëshironim.
Ndërsa planifikojmë arredimin e shtëpisë njerëzit shpesh blejnë dhe investojnë në gjëra që pëlqejnë dhe më vonë ndodh që të kuptojnë se nuk kanë qenë zgjedhjet më të mira për t'u bërë. Ekspertja e arrredimit Anila Hetoja na tregon disa nga trendet më të reja dhe blerjet e zgjuara si dhe gabimet që duhet të evitojmë në arredimin e shtëpisë. Së pari perdet janë shumë të rëndësishme dhe ka disa rregulla të caktuara sesi ato duhet të vendosen. Nëse e gaboni gjatësinë, nuk i hekurosni dhe nuk i kapni bukur, shtëpia do të duket e çrregullt dhe e zhveshur. Gjithashtu edhe varja e piktuarave në mur ka disa rregulla edhe pse të pashkruara, për t'u dukur sa më bukur estetikisht.
-
VIDEO
Petulla të ëmbla servirur me krem kakao me lajthi nga zonja Albana
Petulla të ëmbla servirur me krem kakao me lajthi
Përbërësit:
- 300 ml qumësht i vakët
- 1 lgj maja buke pluhur
- 3 lgj sheqer
- 1 lç kripë
- 100 ml vaj
- 1 vezë
- 650 -750 gr miell
- Vaj për skuqje
- Çokokrem me lajthi për servirje
Përgatitja:
Zemë një brumë të butë që nuk duhet të ngjitet në dorë dhe e lemë të vijë. Më pas e hollojmë në trashësi (sa një gisht) rreth 1 cm. E mbulojmë përsëri me një pecetë dhe e lemë të dyfishohet. I japim petullave formën që dëshirojmë dhe i skuqim në vaj të nxehtë duke ulur temperaturën e sobës. I lemë të ftohen pak petullat dhe i servirim me çokokrem me lajthi.
-
VIDEO
Patëllxhanë të Mbushur nga këngëtarja durrsake Rajmonda Kamberi
Patëllxhanë të mbushur, Imam Bajalldi
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë të pjekur
- 2 qepë mesatare
- 3 thelpinj hudhër
- 2 domate
- 2 lgj salcë domate
- 3 lgj vaj ulliri
- Spec djegës
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Qërojmë lëkurën e patëllxhanëve një po një jo, i hapim në mes dhe me një lugë pastrojmë pak tulin. I lyejmë me furçë me pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë ose në një tigan të piqen. Ndërkohë përgatisim mbushjen duke kaurdisur mirë qepën me hudhrat derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë më pas domatet të prera në kubikë si dhe tulin që larguam nga patëllxhanët. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe pasi harxhi është gati mbushim patëllxhanët. Përpara se t'i vendosim patëllxhanët në tavë, ziejmë salcën e domates me pak ujë dhe piper dhe e shtrojmë salcën në tavë. Vendosim patëllxhanët, i spërkasim me pak vaj ulliri, sipas dëshirës tek salca vendosim dhe një gjethe dafine dhe i vendosim në furrë të piqen. Në momentin që shikojmë se salca po zjen, ulim temperaturën e sobës dhe e lemë tavën për rreth 25 minuta.
-
VIDEO
Trahana me thërrime djathi, Rajmonda Kamberi tregon recetën e gjyshes së saj
Trahana me thërrime djathi
Përbërësit:
- 1 lugë e gjysmë trahana
- 300 ml ujë
- 2 feta bukë
- 2 lgj gjalpë
- 100 gr djathë të bardhë
- Kripë, piper i ëmbël
Përgatitja:
Vendosim trahananë në ujë të ftohtë dhe e trazojmë mirë. Më pas e vendosim në zjarr duke e përzier mirë që të mos jetë e kokrrizuar. Shtojmë kripën dhe e lëmë të marrë valë sa të trashet pak. Hedhim në një tigan gjalpin dhe e tresim me pak piper të kuq, nëse kemi pak dhjamë e shtojmë për shije. Bukën e kemi prerë në kubikë, e shtojmë tek trahanaja dhe e servirim me yndyrën sipër dhe me djathë të bardhë të thërrmuar.