Lakror me miell misri, qepë, mish dhe erëza nga zonja Albana

1 Nëntor 2023, 11:36

Lakror me miell misri me mish derri

Përbërësit:

  • 3 fç miell misri
  • 2 fç mish i grirë derri
  • 2 qepë mesatare
  • 2-3 fk vaj
  • 2 vezë
  • 2 gota qumēsht
  • 1 lgj miell gruri
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 gjethe dafine
  • Koper ose majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e derrit tul e presim në kubikë mesatarë dhe e kaurdisim së bashku me qepët e grira hollë, mbuluar me kapak në zjarr të ngadaltë. Gjatë kaurdisjes i hedhim kripë, piper, dafinë dhe ujë sa të mbulohet mishi dhe të dalë me pak lëng.

Miellin e misrit e përziejmë me ujë të ngrohtë, kripë dhe vaj dhe realizojmë një brumë të derdhur të cilin e sheshojmë në një tavë të lyer me gjalpë. Vendosim sipër mishin e kaurdisur me qepë dhe erëza. Rrahim vezët me qumështin dhe miellin e grurit, e hedhim në tavë, e spërkatim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë.