Qofte me miell misri dhe djathë nga zonja Albana

1 Nëntor 2023, 11:46

Qofte me miell misri dhe djathë

Përbërësit:

  • 2 gota miell misri
  • 3-4 gota ujë
  • 3-4 lgj vaj për brumin
  • 1/2 lk sodë buke
  • 3 vezë
  • 4-5 lgj djathë i grirë
  • Majdanoz i grirë
  • Kripë, piper, nenexhik
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të vluar me kripë dhe yndyrë, hedhim miellin e misrit të situr bashkë me sodën e bukës. E përziejmë që të bëhet një masë e trashë dhe e pjekim sipër zjarrit derisa të shkëputet nga anët e enës. Pasi masa të ftohet, shtojmë vezët, djathë të grirë, maidanoz të grirë, kripë, piper, nenexhik. E trazojmë mirë brumin dhe i japim formë rrumbullake qofteve. I lyejmë me pak miell gruri, i skuqim dhe i servirim të nxehta.