• VIDEO

    8 milionë pemë ulliri kishte Shqipëria e Madhe!


    Përballë gazetarit Eljan Tanini, shkencëtari i Ullirit Hairi Ismaili tregoi eksperiencën e tij në lidhje me bimën më të bukur në botë, atë të ullirit. Ai tha duke u përgjigjur me statistika sipas punës së tij kërkimore.  

    -    Nga Ahmet Zogu, rejgjimi monist trashëgoi 1.8 milionë rrënjë ulliri shumë shekullore. 300 mijë bimë ulliri ishin mbi 2 mijë vjeçare, 100 bimë ulliri ishin 3 mijë deri në 4 mijë vjeçare. Me 380 mijë hektar tokë arë nisëm ne punën me mbjelljen e ullirit. Shqipëria duhet të shtonte forcat. Shqipëria në demokraci, në fillimet e saj kishte rreth 1 milionë e 300 mijë rrënjë agrume, në 2500 hektar tokë. Trashëguam pas vititi 1990, 6 milionë e 500-600 mijë rrënjë ulliri, 46 mijë hektar tokë të ullirit. Niveli i dendësisë së ullishteve shkonte 400 bimë për hektar për mono kulturë, 600-700-800 në bazë të species. Shumë vende që ishin miq të asaj kohe kërkuan specialiste nga ne. Fidanët e Shqipërisë i kemi dërguar përmes transportit detar ne vendet që e donin ullirin tonë. Ullinjtë, në territoret shqiptare në vitin 1912 ishin rreth 8 milion 100 mijë. Shqipëria ishte në kulmin e zhvillimit të agrumeve dhe të ullirit. Ka patur vite kur ulliri në prodhim ishte 63 mijë ton. Industria ishte e destinuar për ullirin e tryezës dhe atë të eksportit. 23 milionë rrënjë ulliri u mbollën nga viti 1960-1990. Gjallë mbetën vetëm 4 milionë rrënjë. Sot Shqipëria mund të ketë 1 milionë bimë agrumesh. Sot Shqipëria mund të ketë mbi 12 milionë rrënjë ulliri, por faktikisht fermeri nuk mbështetet nga shteti. Shqipëria ka 64 varietete të ullirit vendas. 14 varietete janë autoktone të agrumeve shqiptare. Ne si institut certifikuam të parët varietetin vendas. 
    Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Batuta, Tiktok dhe koncert në shtëpi/ Gjyshi nga Shkodra rrëfen një ditë nga jeta e tij (1 Nëntor)

    Personazhi i radhës në emisionin ‘Një nga ne’ është Gjergj Ndue Suka, banues në fshatin Dobraç i Ri në Shkodër. 80 vjeçari rrëfen jetën e dikurshme në Theth, me vështirësitë e kohës për të rritur 9 fëmijët dhe bën një paralelizëm sesi jetohet në ditët e sotme. Tingujt e çiftelisë dhe lahutës e kanë shoqëruar që në fëmijëri, pasi i ati ishte ndër lahutarët më të vjetër të zonës. Në kohën e tij të lirë, pensionisti merret me gdhëndjen e këtyre veglave të cilat ia ka trashëguar trinjakëve të familjes. Ka 25 nipër e mbesa, por trinjakët janë lezeti i shtëpisë. Cdo ditë në këtë familje, muzika është prezente. Elizabeta luan në piano, Emanueli i bie çiftelisë, violincelit, lahutës dhe pianos ndërsa Emanuela violinës.

  • VIDEO

    Zv.ministri i Brendshëm, Hodaj: Rritje e konsiderueshme e buxhetit për 2024! Vetë-pastrimi i policisë, ka rezultate! Dhuna në Kuvend, për të mbrojtur Berishën

    Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se ka një rritje të konsiderueshme të buxhetit për 2024.

  • VIDEO

    Projektligji për banesa, deklarimi i adresës brenda 6 muajve ose refuzim i shërbimit! Detyrim edhe për emigrantët

    Projektligjin e ri për sistemin e adresave, i cili pritet të miratohet brenda vitit 2023 dhe të aplikohet në vijim të 2024, do të zgjidhë të gjitha problematikat në lidhje me deklarimet e pasakta të bëra për adresat nga ana e qytetarëve dhe do të unifikojë shërbimet në një adresë të vetme. Menjëherë pas miratimit, brenda 6 muajve të gjithë shtetasit shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë, duhet të deklarojnë adresën e tyre të saktë, në të kundërt do t’ju refuzohet shërbimi.

  • VIDEO

    Deklarata e fortë e anëtarit të PD: Edi Paloka ka marrë leje si investitor strategjik në emër gruas

    “Edi Paloka ka marrë leje ndërtimi si investitor strategjik në emër të bashkëshortes tre katër ditë pas zgjedhjeve të Kukësit, në Spille”#reportTV #lajmeshqip #lajme

  • VIDEO

    Dhuna e opozitës, Përnaska: S’kanë pikë kauze e morali aktet që bëjnë aty! Hasimja: Mazhoranca ka përgjegjësinë për zhvillimin e një jete parlamentare korrekte

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska tha se këto sjellje nuk i shërbejnë askujt dhe se deputetët kanë ngatërruar rolin e tyre. Sipas Përnaskës, lëvizja e grupimit të Rithemelimit s’ka pikë kauzë e morali

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Nëntor 2023 – Receta / Urina si ilaç? / Ngjyra e urinës tregues i sëmundjeve / ‘Lufta’ e bukurisë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror me mish derri me miell misri / Qofte me miell misri dhe djathë / Çorbë me oriz, të brendshme bagëtie dhe kumbulla të thata.

    Një postim i nutricionistit Altin Joka ditën e djeshme ndezi rrjetin. Joka shkruante: “A mund t’a pijmë urinën tonë? A mund ta përdorim si ilaç? Terapia e urinës e harruar nga protokollet më efektive! Këtu është një terapi e diskutueshme për ju, shumica nga ju ngren vetullat me neveri në qoftë se unë do ju them se mund të përdoret. Por dikur ka qenë një protokoll mjekësor terapia e urinës. Ndryshe nga ajo që mund të mendoni, terapia e urinës nuk është një protokoll alternativ, përkundrazi është një protokoll mjekësor farmaceutik” shprehet nutricionisti i mjekësisë holistike. E në fakt të parët tanë dhe gjyshet tona e përdornin shpesh për problemet inflamatore të lëkurës, sytë, dhimbjet e veshit, alergjinë, verdhëzën, etj. Por, a është me të vërtetë sterile urina, çfarë mikroelementesh përmban ajo? Në çfarë sëmundjesh apo problemesh imunitare të organizmit rekomandohet? Kur thuhet se mund të pihet, çfarë nënkupton dhe si realizohet kjo?

    Ngjyra e urinës mund të jetë një tregues shumë i mirë për problemet shëndetësore, ajo na tregon shumë informacione për shëndetin tonë që duhet të dimë t’i lexojmë duke filluar nga shpeshtësia e urinimit e deri tek ngjyra e saj, transparente, e zbehtë, e verdhë, ngjyrë e fortë portokalli apo kafe në të kuqerremtë. Gjithashtu edhe aroma eshtë një indikator që mund të tregojë se kemi një problem shëndetësor. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda. Në studion e "Rreze Dielli", Altin Joka ekspert i mjekësisë holistike, na jep disa informacione shumë të rëndësishme për të kuptuar në bazë të ngjyrës së urinës se çfarë problemesh shëndetësore ka organizmi ynë.

    Kush është standardi i bukurisë tek vajzat sot? A duhet të jetë një femër gjithmonë e bukur? Çfarë po humbin femrat duke u munduar të fitojnë çfarë? Bukuria si koncept gjithmonë në histori ka qenë relativ. Diçka që për dikë ka qenë e shëmtuar për dikë tjetër mund të jetë gjëja më e bukur. Sot, në dekadën e instagramit ne e dimë që n’a është vjedhur liria e shijes mirëpo jemi të bindur që disa gjëra të tjera janë më të rëndësishme se rikthimi i saj. Invencioni i filterave dhe mania e ndërhyrjeve estetike e plastike ngjallin komplekse dhe pakënaqësi në pamje në shumicë të hatashme të femrave. Intervenimet me ngulm për të ndryshuar me qëllim të ndërtimit të vetëvlerësimit ndezin shumë alarme… Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Sumea Ramadani, psikologe klinike e cila ndër të tjera thekson se bukuria është cilësi thelbësore e ekzistencës, por ajo shfaqet së bashku me cilësitë e unitetit, të vërtetës dhe mirësisë. Bukuria nuk ka kriter tjetër veç njohjes dhe ndërgjegjësimit të këtyre vlerave.

  • VIDEO

    Ata që japin apartamente me qira në Booking nëse nuk deklarojnë NIPT-in do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin, ekspertja: Të formalizohen që mos të rrisin çmimet

    Të gjithë bizneset që japin prona me qira në Booking nëse nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së do tu mbahet TVSH 20% mbi komisionin që Booking ju mban për dhomat, apartamentet apo vilat që lëshojnë me qira.

    • VIDEO

      'Berishës t'i mbyllet goja, është emergjencë kombëtare e patriotike' Spartak Braho në Report Tv: Do të gjakosë popullin

      Ish deputeti i Partisë Socialiste i cili ka qenë dhe ish deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho thotë se vendi është në krizë dhe ka një këshillë për Edi Ramën.

    • VIDEO

      Çfarë tregon ngjyra dhe aroma e urinës për shëndetin? Altin Joka këshillon...

      Ngjyra e urinës mund të jetë një tregues shumë i mirë për problemet shëndetësore, ajo na tregon shumë informacione për shëndetin tonë që duhet të dimë t’i lexojmë duke filluar nga shpeshtësia e urinimit e deri tek ngjyra e saj, transparente, e zbehtë, e verdhë, ngjyrë e fortë portokalli apo kafe në të kuqerremtë. Gjithashtu edhe aroma eshtë një indikator që mund të tregojë se kemi një problem shëndetësor. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda.

       Në studion e "Rreze Dielli", Altin Joka ekspert i mjekësisë holistike, na jep disa informacione shumë të rëndësishme për të kuptuar në bazë të ngjyrës së urinës se çfarë problemesh shëndetësore ka organizmi ynë.

    • VIDEO

      Urina pihet si ilaç? Çudit sërish Altin Joka me teorinë e vjetër të trajtimit të sëmundjeve

      Një postim i nutricionistit Altin Joka ditën e djeshme ndezi rrjetin. Joka shkruante: “A mund t’a pijmë urinën tonë? A mund ta përdorim si ilaç? Terapia e urinës e harruar nga protokollet më efektive! Këtu është një terapi e diskutueshme për ju, shumica nga ju ngren vetullat me neveri në qoftë se unë do ju them se mund të përdoret. Por dikur ka qenë një protokoll mjekësor terapia e urinës. Ndryshe nga ajo që mund të mendoni, terapia e urinës nuk është një protokoll alternativ, përkundrazi është një protokoll mjekësor farmaceutik” shprehet nutricionisti i mjekësisë holistike.  

      E në fakt të parët tanë dhe gjyshet tona e përdornin shpesh për problemet inflamatore të lëkurës, sytë, dhimbjet e veshit, alergjinë, verdhëzën, etj. Por, a është me të vërtetë sterile urina, çfarë mikroelementesh përmban ajo? Në çfarë sëmundjesh apo problemesh imunitare të organizmit rekomandohet? Kur thuhet se mund të pihet, çfarë nënkupton dhe si realizohet kjo?    

    • VIDEO

      Alarmi i psikologes: Përpjekja për të qenë e bukur po dëmton shëndetin mendor

      Kush është standardi i bukurisë tek vajzat sot? A duhet të jetë një femër gjithmonë e bukur? Çfarë po humbin femrat duke u munduar të fitojnë çfarë?

      Bukuria si koncept gjithmonë në histori ka qenë relativ. Diçka që për dikë ka qenë e shëmtuar për dikë tjetër mund të jetë gjëja më e bukur. Sot, në dekadën e instagramit ne e dimë që n’a është vjedhur liria e shijes mirëpo jemi të bindur që disa gjëra të tjera janë më të rëndësishme se rikthimi i saj. Invencioni i filterave dhe mania e ndërhyrjeve estetike e plastike ngjallin komplekse dhe pakënaqësi në pamje në shumicë të hatashme të femrave.  Intervenimet me ngulm për të ndryshuar me qëllim të ndërtimit të vetëvlerësimit ndezin shumë alarme…

      Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Sumea Ramadani, psikologe klinike e cila ndër të tjera thekson se bukuria është cilësi thelbësore e ekzistencës, por ajo shfaqet së bashku me cilësitë e unitetit, të vërtetës dhe mirësisë. Bukuria nuk ka kriter tjetër veç njohjes dhe ndërgjegjësimit të këtyre vlerave.  

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv