-
VIDEO
Sali Berisha nën akuzë për korrupsion nga SPAK (23 tetor 2023)
-
VIDEO
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, Leka : Berishën ka ndjekur karma, fiks para 30 vitesh arrestoi Nanon me akuza të pabaza
Gazetari dhe analisti Martin Leka e cilëson si ngjarje të rëndësishme masën ndaj Sali Berishës nga SPAK, ndërsa nënvizon se është thyer më në fund në vendin tonë miti i pandëshkueshmërisë
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Tetor 2023 – Receta/ Horoskopi javor, Jorgo Pulla/ Bimët që frenojnë qelizat kancerogjene
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jufka me mish pule – Tradita dibrane / Supë pule me karrotë dhe makarona fidhe / Çaj me fruta dhe erëza aromatike.
Sipas astrologut Jorgo Pulla e fillojmë javën me lajme, me ndikime e favorizime, sidomos ditën e hënë, e martë dhe të mërkurë, janë ditë fantastike ku mund të nisim diçka me mendje të pastër, të kthjellët në gjërat që duam të bëjmë dhe është momenti dhe mundësia më e mirë e ndryshimeve, e vendimeve të mëdha që kemi e jo vetëm... Hëna në Ujor na ndihmon dhe na jep mundësinë në çdo aspekt. Nëse kemi patur ndonjë problem, apo ndonjë debat dhe duam të rregullojmë gjërat, është pikërisht kjo javë tepër pozitive, kryesisht favorite në marrjen e vendimeve dhe në zgjidhjen e problematikave të pazgjidhura më parë. Kujdes, mund të ketë lëvizje dhe padrejtësi në fushën e punës për disa shenja! Nga mesi i javës deri në fund të saj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të matur me fjalët, mendohuni mirë pastaj flisni. Kujdes nga debatet dhe grindjet! Kjo javë fillon me muajin e Akrepëve, që do të thotë se fillon një periudhë dinamike, me shumë ndryshime dhe të papritura.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim në kuadër të Tetorit Rozë për kancerin e gjirit, këshilla sesi ndikon natyra, bimët që zvogëlojnë dhe frenojnë qelizat kancerogjene. Sa më herët të zbulohet dhe në një fazë sa më të vogël, aq më shumë mund të ndërhyjmë me bimët mjekësore, thekson Merja. Kujdesi me ushqimin është themelor, pasi ka një sërë ushqimesh që frenojnë dhe ndalojnë zhvillimin e qelizave koncerogjene. Gjithashtu i rëndësishëm është dhe kontrolli i Pehashit në organizëm, mbajtja e një Pehashi në vlerat 6.7 – 7.5 në një mjedis bazik krijon një mjedis jo të mirë për qelizat kancerogjene. Vetëkujdesja është parësore duke filluar menjëherë një ndryshim në stilin e jetesës dhe në dietën ushqimore, sigurisht pa lenë pas dore vizitat, këshillimin dhe trajtimin me mjekët. Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregon hap pas hapi trajtimin alternativ me ushqime dhe bimë mjekësore të cilat ndihmojnë në frenimin e qelizave kancerogjene.
-
VIDEO
Ushqimet dhe bimët vrastare të qelizave kancerogjene / Gjithçka që duhet të dini për kancerin e gjirit
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim në kuadër të Tetorit Rozë për kancerin e gjirit, këshilla sesi ndikon natyra, bimët që zvogëlojnë dhe frenojnë qelizat kancerogjene.
Sa më herët të zbulohet dhe në një fazë sa më të vogël, aq më shumë mund të ndërhyjmë me bimët mjekësore, thekson Merja. Kujdesi me ushqimin është themelor, pasi ka një sërë ushqimesh që frenojnë dhe ndalojnë zhvillimin e qelizave koncerogjene. Gjithashtu i rëndësishëm është dhe kontrolli i Pehashit në organizëm, mbajtja e një Pehashi në vlerat 6.7 – 7.5 në një mjedis bazik krijon një mjedis jo të mirë për qelizat kancerogjene. Vetëkujdesja është parësore duke filluar menjëherë një ndryshim në stilin e jetesës dhe në dietën ushqimore, sigurisht pa lenë pas dore vizitat, këshillimin dhe trajtimin me mjekët.
Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregon hap pas hapi trajtimin alternativ me ushqime dhe bimë mjekësore të cilat ndihmojnë në frenimin e qelizave kancerogjene.
-
VIDEO
Supë pule me karrotë dhe makarona fidhe nga zonja Albana
Supë pule me karrotë dhe makarona fidhe
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 1 litër lëng mishi
- 200 gr makarona fidhe
- 1 karrotë
- 2 djathë bebe
- 1 limon
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Pasi e kemi zjerë pulën e ndajmë nga kockat dhe mishin e bëjmë në fije. Në lëngun e mishit të cilin e kullojmë vendosim makaronat fidhe, karrotën të grirë në rende, kripën dhe piperin dhe e leme të ziejë për 10 minuta. Në fund shtojmë tek supa mishin e pulës, djathin bebe, lëngun e limonit dhe majdanozin e grirë imët.
-
VIDEO
Jufka me mish pule - Tradita dibrane nga zonja Albana
Jufka me mish pule - Tradita dibrane
Përbërësit:
- 500 gr jufka
- 1 pulë e vogël
- 2 kokrra qepë
- 1 lgj kripë
- 1 lgi salcë domate koncentrat
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 litër buljon pule
- Piper i kuq pluhur
- Piper i zi kokërr
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë pulën në racione dhe e kaurdisim në gjalpë së bashku me qepët e grira imët. Më pas shtojmë salcën koncentrat të domates dhe rreth 1 litër ujë dhe e lemë pulën të ziejë. Ndërkohë jufkat i shtrojmë në një tavë, i spërkasim me pak gjalpë dhe i vendosim në furrë për rreth 10 minuta sa të marrin pak ngjyrë duke i përzier herë pas here që pjekja të bëhet e njëtrajtshme. Rregullojmë shijen e pulës me kripë, piper të kuq dhe piper të zi kokërr. Largojmë jufkat nga furra dhe hedhim 2- 3 garuzhde lëng pule. I trazojmë pēr 2 minuta sa jufkat të zbuten pak dhe më pas shtojmë pjesën tjetër të buljonit si dhe racionet e pulës. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 15 minuta.
-
VIDEO
Çaj me fruta dhe erëza aromatike nga zonja Albana
Çaj me fruta dhe erëza aromatike
Përbërësit:
- 6 kupa ujë
- 1 mollë
- 1 portokall
- 3-4 kajsi të thata
- 3 shkopinj kanelle
- 5 star anise
- 7-8 gozhdë karafil
- 1 lç kanellë pluhur
- Ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Presim frutat në disqe, i shtojmë në një tenxhere ku kemi vluar ujin. Shtojmë erëzat aromatike dhe e lemë për 10 minuta. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak mjaltë.
-
VIDEO
Javë dinamike! Ja cilat shenja rrezikojnë vendin e punës…/Horoskopi javor nga astrologu Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 23-29 tetor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla e fillojmë javën me lajme, me ndikime e favorizime, sidomos ditën e hënë, e martë dhe të mërkurë, janë ditë fantastike ku mund të nisim diçka me mendje të pastër, të kthjellët në gjërat që duam të bëjmë dhe është momenti dhe mundësia më e mirë e ndryshimeve, e vendimeve të mëdha që kemi e jo vetëm... Hëna në Ujor na ndihmon dhe na jep mundësinë në çdo aspekt. Nëse kemi patur ndonjë problem, apo ndonjë debat dhe duam të rregullojmë gjërat, është pikërisht kjo javë tepër pozitive, kryesisht favorite në marrjen e vendimeve dhe në zgjidhjen e problematikave të pazgjidhura më parë. Kujdes, mund të ketë lëvizje dhe padrejtësi në fushën e punës për disa shenja! Nga mesi i javës deri në fund të saj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të matur me fjalët, mendohuni mirë pastaj flisni. Kujdes nga debatet dhe grindjet! Kjo javë fillon me muajin e Akrepëve, që do të thotë se fillon një periudhë dinamike, me shumë ndryshime dhe të papritura.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 23 tetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK akuzë për korrupsion Berishës pranga dhëndrit Malltezi te favoret e Berishës që dhëndri fitoi 5 milionë Euro e deri tek mbahu Sali.
-
VIDEO
Nga masat për mbarëvajtjen e samitit të Berlinit në shmangien e përplasjeve të tifozëve të Kuq e Blu (22 Tetor 2023)
Mbikqyrja e samitit të Berlinit nga policia e shtetit 1 604 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës u angazhuan për sigurinë e Samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë. Në emisionin 112 sjellim një përmbledhje të masave që u morën nga pikat e kalimit kufitar, rrugëkalimet e delegacioneve, ambientin ku u zhvillua ky samit, si dhe për garantimin e rendit publik, në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë territorin e vendit. Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, kanë bashkëpunuar edhe me ekspertë të sigurisë të vendeve të BE-së, me qëllim zbatimin e standardeve më të larta të sigurisë, gjatë zhvillimit të aktiviteteve të këtyre përmasave.
-
VIDEO
Dhitë alpine, si ogur i mirë i familjes Arriku
Xhavit Arriku, 76 vjecari që menaxhon tufën e dhive alpine, thotë se është mjaft I kënaqur me punën e gjithë familjes
-
VIDEO
Djathi i bardhë i familjes Arriku
Qumësht i mbledhur nga dhitë alpine përpunohet në një baxhio të vogël, duke rritur të ardhurat ekonomike të familjes Arriku