• VIDEO

    Vajzat braktisin shkollën, përfaqësuesja e “Save the children”: Të dyfishohet buxheti për arsimin

  • VIDEO

    Braktisja e shkollës, Pino: 64% e fëmijëve me kemp nuk figurojnë në sistemin arsimor. Halilaj: Shkollat të përfshijnë ushqimin!

  • VIDEO

    Vajzat braktisin shkollën. Sindikata e arsimit dhe përfaqësues të organizatave: Shkak varfëria dhe shpopullimi

  • VIDEO

    Braktisja e shkollës nga vajzat, Sindikata e Arsimit: Shkak kryesor varfëria! “Save the children”: Rreth 65% e fëmijëve me aftësi të kufizuara mbeten pa shkollë (20 tetor 2023)

    6000- 7000 fëmijë kanë braktisur shkollën sipas të dhënave nga Banka Botërore. Këtë statistikë e solli në studion e emisionit Përballje me gazetaren Besmira Pelushaj, zv presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Tetor 2023 – Receta / Altin Joka: Mite dhe fakte mbi kafen / Rik Buneci i këngës tironse

    Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Bukëvale me domate dhe erëza. E ftuar në këndin e kuzhinës amvisa Ixhlale Shkëmbi, e cila gatuan në studion tonë dy receta tradicionale shqiptare: Jahni shkodrane me kumbulla të thata / Fërgesë me miell misri, kos dhe mëlçi.

    Ka mite dhe fakte për konsumimin e kafes, pija e tretë e konsumuar më shumë në botë. Ndajmë disa të vërteta në studion e “Rreze Dielli” mbi shëndetin e kafes, e dëmshme apo e shëndetshme… Çfarë është kafeja, çfarë përmban ajo? A është e dëmshme apo e shëndetshme, çfarë vlerash ka dhe ç’efekt lë në organizëm? Thuhet që ka aciditet të lartë, në ç’nivel është aciditeti dhe a dëmton? Ka mënyra për t’i ulur aciditetin? Pse shumica e njerëzve pijnë një gotë ujë përpara kafesë? Sa kafe duhet konsumuar në ditë? A na dëmton stomakun duke e pirë esëll? Pse disave iu shkakton të dridhura e ankth? A është e vërtetë që shumë minerale shkarkohen nga konsumimi i kafes? Cilët persona nuk duhet t’a konsumojnë kafenë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka.

    I ftuar në këndin e kuzhinës një nga këngëtarët më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, Rik Buneci, një nga pinjollët e familjes së njohur tironse Buneci. Riku, përveç këngës popollore të dasmeve tironse është i njohur dhe për virtuozitetin e tij në fizarmonikë. Në studion e “Rreze Dielli” përpos përformancës impresionuese, artisti i muzikës popullore ndan dhe disa nga momentet më pikante nga karriera e tij e gjatë artistike.

  • VIDEO

    Pse para kafes pijmë një gotë ujë? Joka: Ja koha më e mirë dhe ‘truke’ si t’a konsumoni

    Në vijim të bisedës në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin e njohur Alin Joka në lidhje me mite dhe të vërteta mbi konsumimin e kafesë, nutricionisti u ndal dhe në faktin pse shumica e njerëzve pijnë një gotë ujë përpara se të gjerbin filxhanin e kafesë si dhe cila është koha më e mirë për të pirë kafenë.

  • VIDEO

    Altin Joka: Fakte mbi shëndetin e KAFES, mite dhe të vërteta / Sa, si dhe kur duhet ta pijmë

    Ka mite dhe fakte për konsumimin e kafes, pija e tretë e konsumuar më shumë në botë. Ndajmë disa të vërteta në studion e “Rreze Dielli” mbi shëndetin e kafes, e dëmshme apo e shëndetshme…

    Çfarë është kafeja, çfarë përmban ajo? A është e dëmshme apo e shëndetshme, çfarë vlerash ka dhe ç’efekt lë në organizëm? Thuhet që ka aciditet të lartë, në ç’nivel është aciditeti dhe a dëmton? Ka mënyra për t’i ulur aciditetin? Pse shumica e njerëzve pijnë një gotë ujë përpara kafesë? Sa kafe duhet konsumuar në ditë? A na dëmton stomakun duke e pirë esëll? Pse disave iu shkakton të dridhura e ankth? A është e vërtetë që shumë minerale shkarkohen nga konsumimi i kafes? Cilët persona nuk duhet t’a konsumojnë kafenë?

    Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka. 

  • VIDEO

    Bukëvale me domate nga zonja Albana

    Bukëvale me domate

    Përbërësit:

    • 250 gr bukë e prerë në kubikë
    • 7-8 lgj vaj ulliri
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1-2 gjethe dafine
    • 3 domate mesatare
    • 200-400 ml ujë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Vendosim kubikët e bukës në furrë në 160 gradë për 10 minuta, bukët duhet të thahen, por pa u shkërmoqur. Ndërkohë, vendosim domatet në ujë të nxehtë për 1 minutë, i heqim lēkurën dhe i ndajmë në dysh për së gjeri, i shtypim pak për tu hequr shumicën e farave dhe i presim në copa.

    Hedhim vaj në një tenxhere, shtojmë hudhrën dhe gjethet e dafinës. Sa të nxehet vaji hedhim kubikët e bukës dhe I fërgojmë në zjarr të mesëm deri të avashtë, duke i përzier shpesh për 3-4 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë domatet e përgatitura më parë dhe i përziejmë mirë. Hedhim rreth 200-300 ml ujë dhe e lëmë bukëvalën të ziejë për 15 minuta duke e përzier herë pas herë me kujdes.

  • VIDEO

    Fërgesë me miell misri me mëlçi nga amvisa shkodrane Ixhlale Shkëmbi

    Receta origjinale e traditës së veriut përgatitet në studion e ‘Rreze Dielli’ nga amvisa shkodrane Ixhlale Shkëmbi 

    Fërgesë me miell misri me mëlçi

    Përbërësit:

    • 300 gr mëlçi
    • 2 lgj gjalpë
    • 3 lgj miell misri
    • 3-4 thelpinj hudhër të shtypur
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq
    • 4 lgj kos për servirje

    Përgatitja:

    Presim mëlçitë në kubikë dhe i kaurdisim me gjalpë duke rregulluar shijen me kripë, piper të zi dhe të kuq. Hedhim më pas një gotë ujë dhe i lemë mëlçitë të marrin valë për pak minuta. Ndërkohë kaurdisim miellin e misrit sa të marrë pak ngjyrë dhe e shtojmë tek mëlçitë, e përziejmë dhe e lemë të lidhet. Në fund shtojmë hudhrat e shtypura, pak piper kokërr dhe e servirim të ngrohtë me kos.

  • VIDEO

    Jahni Shkodre me kumbulla të thata nga amvisa shkodrane Ixhlale Shkëmbi

    E ftuar në këndin e kuzhinës një nga ndjekëset e rregullta të emisionit ‘Rreze Dielli’, amvisa shkodrane Ixhlale Shkëmbi, e cila përgatiti recetën tradicionale Jahni Shkodrane me kumbulla të thata.

    Jahni Shkodre me kumbulla të thata  

    Përbërësit:

    • 4 racione mish viçi
    • 4 qepë të thata
    • 1 lgj narden kumbullash
    • 10 kumbulla të thata
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • 1 lgj salcë domate
    • 1 lugë kafeje sheqer
    • 2-3 gjethe dafine
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper
    • Uthull molle

    Përgatitja:

    Pasi e kemi ndarë mishin në racione e kaurdisim së bashku me qepët e grirë hollë. Shtojmë nardenin e kumbullës dhe kumbullat e thata dhe vijojmë kaurdisjen për pak minuta.  Më pas shtojmë hudhrat e shtypura, salcën e domates, pak sheqer, kripën, piperin dhe gjethet e dafinës. Hedhim ujë sa të mbulohen të gjithë përbërësit, vendosim kapakun dhe e lemë gjellën të ziejë në zjarr shumë të ngadalshëm. Pasi mishi është zbutur plotësisht dhe gjella të ketë pak lëng rregullojmë shijen me pak uthull dhe majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 20 tetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga opozita "ngujohet" në Kuvend te Berisha-Bardhi betejë për karriget e ministrave e deri tek triumf kampionësh Partizani tërbon Tiranën në shtesë.

  • VIDEO

    Noka plas bombën: Drejt mos bindjes civile. Na respektoni ose kuvendit i vëjmë zjarrin (19 tetor 2023)

    Flamur Noka është një prej deputetëve demokratë të krahut mbështetës të Sali Berishës që zbatoi planin e përbashkët për të penguar zhvillimin e seancës duke thyer karrige dhe krijuar kaos

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv