• VIDEO

    'Më quani edhe të çmendur', gazetari Ervin Baku: Shqipëria fiton Euro 2024, Sylvinhon e paragjykova dhe i kërkova falje

    Gazetari i sportit Ervin Baku thotë me bindje në Report Tv se Shqipëria fiton kampionatin Europian dhe argumenton mendimin e tij. “Sylvinhon e paragjykova dhe i kërkova falje” sqaron Baku. Shqipëria është shumë pranë kalimit për herë të dytë në histori në Europian

  • VIDEO

    Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës heqin kartat për të votuar, i bllokojnë vendin Nikollës dhe pengojnë me karrige ministrat të ulen, përjashtohen me 10 ditë 26 prej tyre

    Grupimi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës penguan zhvillimin e seancës plenare të kësaj të enjteje, si revoltë për rrëzimin e kërkesës së tyre për komisionet hetimore dhe ndryshimin e anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore. Seanca shtyhet për një ditë tjetër, ndërsa PS kërkoi përjashtimin për 26 deputetë të opozitës

    • VIDEO

      Shërimi përmes gishtave, eksperti tregon në studio lidhjen e secilit gisht me organet e brendshme

      Shërimi përmes gishtave të dorës. Profesor Kujtim Haxholli tregon si funksionon refleksologjia e duarve në qetësimin e dhimbjeve të ndryshme…  

      Duke aplikuar një presion të vogël në pika të caktuara të trupit, është e mundur të stimulohen organe të caktuara, duke ulur tensionet dhe çrregullimet bazuar në një çekuilibër të energjisë. Çdo organ ka projeksione në zona specifike të trupit siç janë këmbët, dora, fytyra, veshi dhe duke ushtruar presion në këto zona ka një reagim në organin përkatës. Qëllimi i refleksologjisë së duarve nuk ka për qëllim të zëvendësojë kujdesin mjekësor tradicional, por mund të jetë një metodë shumë ndihmëse dhe efikase ku mund të përfitojmë me vetë-masazhe për të lehtësuar disa dhimbje apo tensionin e lartë. Masazhimi i aplikuar në gishta mund të japë shumë përfitime vetëm në pak minuta.

    • VIDEO

      Gjellë me patate me salcë si dikur nga zonja Albana

      Gjellë me patate me salcë si dikur

      Përbërësit:

      • 1 kg patate
      • 2 qepë
      • 1 spec i kuq
      • 2 lgj salcë domate
      • Kripë, piper, rigon

      Përgatitja:

      Kaurdisim qepët e prera në kubikë me yndyrë, shtojmë patatet e prera në kubikë mesatare, specin e kuq si dhe salcën e domates. E mbulojmë sipërfaqen me ujë, rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e lemë gjellën të gatuhet.

    • VIDEO

      Lakror tradicional me miell misri me presh nga zonja Albana

      Lakror tradicional me miell misri me presh

      Përbërësit:

      Për brumin:

      • 500 gr miell misri
      • 400 ml kos
      • 2 vezë
      • 50 ml vaj ulliri
      • 5 gr kripë

      Për mbushjen:

      • 1 kg presh
      • Vaj ulliri
      • Kripë, piper, nenexhik

      Përgatitja:

      Pasi kemi pastruar preshin e presim hollë, e spërkasim me kripë dhe e kaurdisim me vaj ulliri në zjarr të ulët. Pasi preshi të jetë gatuar shtojmë erëzat. Në një enë hedhim vezët, kosin, vajin, pak kripë dhe i përziejmë duke shtuar edhe miellin e misrit. Pasi brumi është bërë një masë e plotë hedhim gjysmën e tij në një tavë të lyer me vaj. Sipër shtojmë mbushjen duke e hapur me lugë në të gjithë sipërfaqen, më pas shtojmë pjesën tjetër të brumit. E vendosim lakrorin në furrë të nxehtë në temperaturën 200 °C për 20 minuta.

    • VIDEO

      Gurabije me gjalpë nga zonja Albana

      Gurabije me gjalpë

      Përbërësit:

      • 600 gr sheqer pluhur
      • 500 gr gjalpë të tretur
      • 1 kg miell
      • 1 gr vanilje

      Përgatitja:

      Fillimisht ndajmë nga sheqeri pluhur rreth 1 filxhan për ta përdorur për pudrosjen e gurabijeve. Pjesën tjetër e sitim dhe e hedhim mbi sipërfaqen e tavolinës ku do të punojmë brumin. Në mes të sheqerit hapim një gropë dhe hedhim gjalpin e tretur. Me një pirun rrahim pak përbërësit sa të krijohet një masë homogjene. Anash sheqerit të përzjerë me gjalpë hedhim miellin. Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë përsëri. Pasi masa të ketë filluar të lidhet e të jetë formuar brumi, fillojmë ta punojmë me duar derisa sipërfaqja e tij të bëhet e lëmuar.

      Më pas brumin e presim në forma sipas dëshirës, i vendosim gurabijet në një tepsi dhe i pjekim në furrë në temperaturën 150 gradë. Pasi të jenë pjekur dhe ftohur i pudrosim me sheqer pudër.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 19 tetor 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga opozita paralajmëron vendime ekstreme te tifozët e luftës e deri tek derbi i çudirave Partizani kërkon Prosineçkin për stolin.

    • VIDEO

      Bamir Topi: Berisha arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit në 2008, sot qahet kot! (18 tetor 2023)

      Një javë pas tragjedisë së Gërdecit u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe pati tentativa që ngjarja të faturohej shërbimeve të huaja. Ish presidenti Bamir Topi, i cili atëherë ka qenë në krye të shtetit, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, tha se të gjitha diskutimet në mbledhje janë të arkivuara. I rezervuar, por dha një koment sa i përket rihapjes hetimet për çështjen, duke e quajtur pozitive.

      • VIDEO

        E vërteta historike për Himarën, pse grekët e duan zonë minoritare? (18 tetor 2023)

        Historiani Pëllumb Xhufi ka hedhur dritë mbi të vërtetat e hershme të qytetit të Himarës, një temë e cila ka ngjallur shumë debat edhe rishtazi nga pretendimet e palës greke

        • VIDEO

          Kritika e Xhufit në Repolitix: S’mund të lihet kombësia me dëshirë, është faktike jo zgjedhje

          Historiani Pëllumb Xhufi ka dhënë edhe një kritikë në Report Tv ku thotë se çështja e kombësisë është faktike dhe s’mund të jetë kurrë çështje dëshirë.

           
        • VIDEO

          Xhufi në Repolitix: Ja të vërtetat për himarjotët! Konsideronin Skënderbeun mbret, lidhja e stemës së Kastriotëve me kishën e Himarës

          Historiani Pëllumb Xhufi ka hedhur dritë mbi të vërtetat e hershme të qytetit të Himarës, një temë e cila ka ngjallur shumë debat edhe rishtazi nga pretendimet e palës greke

        • VIDEO

          Bamir Topi: S’ka opozitë, parlamentarizmi nuk ekziston sepse nuk ekziston opozita! Rama luan sepse s’ja ka nevojën askujt

          Ish presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV me Denis Mingën ka pasur qëndrime kritike sa i përket opozitës. Për të opozitar nuk ka ditur të jetë e tillë, duke i dhënë më shumë pushtet kryeministrit Edi Rama.

           

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv