Fërgesë me miell misri me mëlçi nga amvisa shkodrane Ixhlale Shkëmbi

20 Tetor 2023, 12:43

Receta origjinale e traditës së veriut përgatitet në studion e ‘Rreze Dielli’ nga amvisa shkodrane Ixhlale Shkëmbi 

Fërgesë me miell misri me mëlçi

Përbërësit:

  • 300 gr mëlçi
  • 2 lgj gjalpë
  • 3 lgj miell misri
  • 3-4 thelpinj hudhër të shtypur
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • 4 lgj kos për servirje

Përgatitja:

Presim mëlçitë në kubikë dhe i kaurdisim me gjalpë duke rregulluar shijen me kripë, piper të zi dhe të kuq. Hedhim më pas një gotë ujë dhe i lemë mëlçitë të marrin valë për pak minuta. Ndërkohë kaurdisim miellin e misrit sa të marrë pak ngjyrë dhe e shtojmë tek mëlçitë, e përziejmë dhe e lemë të lidhet. Në fund shtojmë hudhrat e shtypura, pak piper kokërr dhe e servirim të ngrohtë me kos.