-
VIDEO
Fitim Zekthi: Gaz Bardhi do të marrë vendin e Flamur Nokës! Lufta brenda llojit duhet të ndalet
Anëtari i kryesisë së PD Fitim Zekthi në emisionin “Frontline” në Report Tv tha se kaosi i krijuar nga opozita sot në parlament tregon natyrën arrogante që ka pushteti politik në Shqipëri.
-
VIDEO
Nga bllokimi i seancës te greva e urisë ? Noka: I vetmi skenar që përjashtohet është bojkoti
Deputeti i PD Flamur Noka nga studioja e “Frontline” në Report Tv i pyetur për skenarët e opozitës për të vijuar aksionin në parlament tha se i vetmi që përjashtohet është bojkoti. Ai nuk përjashtoi as grevën e urisë megjithëse nuk dha një përgjigje pa u konsultuar me grupin e PD.
-
VIDEO
‘Nëse nuk doni të digjet salla, ktheni dritat’, Flamur Noka nuk tërhiqet : Do t’i vijë radha nëse nuk respektojnë Kushtetutën
Uzurpimi i sallës së parlamentit nga opozita bëri që seanca të shtyhej ende pa filluar, ndërsa deputetët e PD vijuan qëndresën, ndonëse administrata e Kuvendit uli automatin duke fikur dritat. Në një video live në facebook, dëgjohet Flamur Noka i cili kërcënon duke thënë “Nëse nuk doni të digjet salla, ktheni dritat”. I pyetur në emisionin “Frontline” në Report Tv mbi këtë deklaratë ai nuk u tërhoq nga ajo që tha.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Flamur Noka: Do ta kthejnë Kuvendin në binarë me çdo rrethanë! Sot ka pasur nxitje për përplasje fizike
Flamur Noka është një prej deputetëve të PD që zbatoi planin e përbashkët të opozitës për të penguar zhvillimin e seancës duke thyer karrige dhe krijuar kaos
-
VIDEO
PD pushton parlamentin, si vazhdon skenari? (19 tetor 2023)
Grupimi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës e kishte përgatitur që në mbledhjen e përbashkët të dy ditëve më parë planin për përmbysjen e Kuvendit duke thyer karriget e kabinetit qeveritar, e duke bllokuar portat hyrëse kolegëve socialist, me qëllim bllokimin e seancës. Albana Vokshi një prej 23 deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pas kaosit të krijuar, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin, u shpreh se qëllimi i planit ishte të mos lejonin zhvillimin e seancës dhe ia dolën.
-
VIDEO
Paralajmëron Vangjeli: Opozita mund të shkojë edhe në grevë urie
Dhuna dhe kaosi që opozita ushtroi sot ndaj parlamentit me skenar të parapërgatitur, sipas analistit Lorenc Vangjeli do të përshkallëzohet në një të ardhme të afërt në grevë urie
-
VIDEO
Grupi i Berishës ‘përmbysi’ Kuvendin, Albana Vokshi pas përjashtimit: Planin e organizuam që në mbledhje, ia dolëm ta bllokojmë seancën! Zgjodhëm një mënyrë jo të dhunshme
Albana Vokshi një prej 23 deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pasi përmbysën sallën, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se plani ishte parapërgatitur dhe qëllimi ishte të mos lejonin zhvillimin e seancës
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, deputeti i Rithemelimit: Bllokuam vendet e ministrave që të rishikojnë kërkesat e opozitës për Komisionet Hetimore! Përjashtimi në shkelje të rregullores
Deputeti Rithemelimit, Luan Baçi thotë në Report Tv se nuk e kanë bllokuar Kuvendin, por është mazhoranca ajo e cila po bllokon punimet duke mos të drejtat e opozitës.
-
VIDEO
E martuan me 68-vjeçarin serb,e reja:‘Më braktisi tek dera e babait, për një tjetër femër’ (19 Tetor 2023)
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Ndonëse për nënat e reja periudha Postpartum është një periudhe e rëndësishme, e cila bën që këto nëna të përballen me emocione të ndryshme pas lindjes dhe të kërkojnë një mbështetje të madhe, për personazhin e sotëm kjo periudhë u bë shkak për ndarjen nga i biri. Ishte viti 2019 kur një 44-vjeçare nga Shkodra martohet me shkuesi me një 65-vjeçar nga Beogradi i Serbisë. Fillimisht çdo gjë shkonte mirë ndërsa mbetet edhe shtatzënë. Ishte data 7 qershor 2020 kur në jetë vjen djali dhe tek nëna e re shfaqen shenjat e depresionit Postpartum. Për shkak të këtij çrregullimi ajo kishte frikë të prekte të birin ndërsa nuk kujdesej dot. Në një kohë kur kishte më shumë nevojë për mbështetje, bashkëshorti dhe familja e tij e braktisën nënën e djalit ndërsa kur djali ishte dy muajsh i dhanë lajmin e divorcit. Duke qarë natë e ditë kaluan muaj dhe djali mbush 1 vjeç. 1 javë pasi festuan ditëlindjen e tij, 65-vjeçari e kthen bashkëshorten në shtëpinë e saj në Shkodër ndërsa largohet nxitimthi me makinë. Që nga ajo kohë 44-vjeçarja nuk e ka parë dhe as ia ka dëgjuar më zërin të birit, i cili sot është në moshën 3-vjeçare. 2 vite pa djalin e saj… 2 vite që kjo nënë ndjen një boshllëk të madh në zemër për të voglin që e bëri për herë të parë nënë, ndërsa ngushëllon veten me disa foto të mbetura kujtim nga ai.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Tetor 2023 – Receta / Shërimi përmes gishtave të dorës, lidhja me organet
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror me miell misri me presh / Gjellë me patate dhe salcë/ Gurabijet e dikurshme me gjalpë.
Shërimi përmes gishtave të dorës. Profesor Kujtim Haxholli tregon si funksionon refleksologjia e duarve në qetësimin e dhimbjeve të ndryshme… Duke aplikuar një presion të vogël në pika të caktuara të trupit, është e mundur të stimulohen organe të caktuara, duke ulur tensionet dhe çrregullimet bazuar në një çekuilibër të energjisë. Çdo organ ka projeksione në zona specifike të trupit siç janë këmbët, dora, fytyra, veshi dhe duke ushtruar presion në këto zona ka një reagim në organin përkatës. Qëllimi i refleksologjisë së duarve nuk ka për qëllim të zëvendësojë kujdesin mjekësor tradicional, por mund të jetë një metodë shumë ndihmëse dhe efikase ku mund të përfitojmë me vetë-masazhe për të lehtësuar disa dhimbje apo tensionin e lartë. Masazhimi i aplikuar në gishta mund të japë shumë përfitime vetëm në pak minuta.
-
VIDEO
Opozita pengon zhvillimin e seancës plenare, Ngjela: Janë në hall, por pushteti nuk merret me 18% të votave
Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv ka komentuar veprimet e sotme të opozitës. Ngjela tha se ata janë në hall, por që të fitosh duhet të kesh pas vetes shumë njerëz
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Zhupa për Report Tv: PS e ka kthyer në paradhomë të Ramës, do vijojmë ta bllokojmë derisa Parlamenti të zhvillojë seancë normale
Seanca e pazakontë në Kuvendin e kësaj të enjteje përfundoi me përjashtimin për 10 ditë të 26 deputetëve të Foltores të cilët bllokuan vendin Nikollës, penguan ministrat të uleshin në vendet e tyre si dhe u hoqën kartat kolegëve të tyre deputetë për të votuar.