Jahni Shkodre me kumbulla të thata nga amvisa shkodrane Ixhlale Shkëmbi

20 Tetor 2023, 12:21

E ftuar në këndin e kuzhinës një nga ndjekëset e rregullta të emisionit ‘Rreze Dielli’, amvisa shkodrane Ixhlale Shkëmbi, e cila përgatiti recetën tradicionale Jahni Shkodrane me kumbulla të thata.

Jahni Shkodre me kumbulla të thata  

Përbërësit:

  • 4 racione mish viçi
  • 4 qepë të thata
  • 1 lgj narden kumbullash
  • 10 kumbulla të thata
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 2-3 gjethe dafine
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper
  • Uthull molle

Përgatitja:

Pasi e kemi ndarë mishin në racione e kaurdisim së bashku me qepët e grirë hollë. Shtojmë nardenin e kumbullës dhe kumbullat e thata dhe vijojmë kaurdisjen për pak minuta.  Më pas shtojmë hudhrat e shtypura, salcën e domates, pak sheqer, kripën, piperin dhe gjethet e dafinës. Hedhim ujë sa të mbulohen të gjithë përbërësit, vendosim kapakun dhe e lemë gjellën të ziejë në zjarr shumë të ngadalshëm. Pasi mishi është zbutur plotësisht dhe gjella të ketë pak lëng rregullojmë shijen me pak uthull dhe majdanoz të freskët.