• VIDEO

    Mbledhja e Këshillit të Sigurisë një javë pas Gërdecit, Bamir Topi në ‘Repolitix’: Bisedimet janë të gjitha të arkivuara

    Një javë pas tragjedisë u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe pati tentativa që ngjarja të faturohej shërbimeve të huaja. Ish presidenti Bamir Topi, i cili atëherë ka qenë në krye të shtetit, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, i rezervuar, por dha një koment sa i përket rihapjes hetimet për çështjen, duke e quajtur pozitive.

  • VIDEO

    Humbi këmbën, 40 vjeçari e kthen dhimbjen në forcë: Vajza, motivi i jetës sime

  • VIDEO

    Me protezë në këmbë, por optimist për jetën! Besim Coka: Zoti pak më mori, më dha vajzën (18 tetor 2023)

    Prej 20 vitesh ka punuar në ndërtim Jeta e tij mori një tjetër kthesë pas problemeve me gjurin Familja është motivi i jetës së tij Një nga ne prezanton: 40 vjeçari që e ktheu dhimbjen në forcë Sonte, ora 20:00

  • VIDEO

    Babai i zhduket nëna i rimartohet, 12-vjeçari feston ditëlindjen në studion e ‘Pa Gjurme’ (18 tetor 2023)

    Një gjyshe e cila rrit e vetme nipin e saj pas ndarjes së vajzës me bashkëjetuesin e saj, kjo është historia që do të trajtohet pasditen e sotme në studion e emisionit “Pa Gjurmë”. Ishte një 14-vjeccare asokohe kur Enkeleda Bardhoshi nga Tirana bie në dashuri me Shkëlqim Islamin 36 vjeccarin nga Fushë-Kruja. Ndonëse kishin mbi 20 vite diferencë, për të renë ky nuk do të përbënte asnjë problem ndërsa të dy nisin bashkëjetesën. Cdo gjë dukej se po shkonte mirë mes cciftit, dhe pas 2 vitesh në jetë vjen gëzimi i parë i familjes. Por ky gëzim nuk do të zgjaste shumë pasi kur djali ishte 1 vjec Enkeleda zbulon se personi që konsideronte si njeriun me të cilin do të ndante jetën, kishte një tjetër familje dhe ishte baba i dy fëmijëve të tjerë. E shokuar, Enkeleda vendos të ndahet nga Shkëlqimi dhe bashkë me djalin kthehet tek nëna e saj. Vitet kalonin dhe babai nuk u interesua kurrë për të birin. 6 vite më parë Enkeleda emigroi drejt Italisë ku krijoi një familje të re me një shtetas italian ndërsa janë bërë prindër të dy vajzave. Sot djali që e bëri për herë të parë nënë Enkeledën, ndonëse nuk kishte asnjë faj për fatin e tij, është rritur pa praninë e asnjërit nga prindërit. Për të gjyshja, Albana është bërë edhe nënë edhe baba. Telefonatat me të ëmën e shuajnë sadopak mallin që djali ka për të ndërsa babain nuk mundi ta njihte kurrë. Një gjyshe heroinë... Sot Albana vjen në studio për të përcjellë një mesazh.

  • VIDEO

    Robert Aliaj: Respekti prindëror duhet të fitohet, jo imponohet! Sociologu Tushi: Autoriteti i babait në shoqëri të ndryshojë, sjell pasoja në brezin e ri

    Përplasja patriakale shqiptare edhe në televizionin italian ishte temë e emisionit ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, nisur nga një episod babë e bijë, me një konkurrente shqiptare, 26 vjeçare, në Grande Fratello e cila u detyrua të linte reality shown pas hyrjes së babait

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Tetor 2023 – Receta/ Me këngëtaren Vojsava Alia / Kampionati Botëror i Arteve Marciale në Tiranë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish Chianina me rukola dhe djathë parmixhano / Simite me proshutë dhe djathë në furrë / Gjellë me mashurka dhe patate.

    E ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli" këngëtarja gjirokastrite me zërin e veçantë Vojsava Alia, në një rrëfim për karrierën, jetën e saj si dhe për planet më të fundit artistike. Pasioni i saj për muzikën ka nisur që në moshë të vogël për të vijuar më pas me studimet për kanto. Edhe pse lëvroi në muzikën e lehtë, e gjeti më shumë veten në tabanin e muzikës popullore. Me një zë të mrekullueshëm ajo ka arritur të fitojë mbështjetjen e publikut shqiptar kudo ata ndodhen. Përpos përformancës me zërin e saj brilant, në studion e “Rreze Dielli” Vojsava tregoi momente nga historia e saj e dashurisë me kompozitorin Vani Rushiti me të cilin po bashkëjeton prej disa vitesh. Ajo ndau dhe pasionin e saj për gatimin si dhe tregoi për lidhjen e veçantë që ka me qytetin e saj, Gjirokastrën.

    Tirana është këtë vit organizatorja e Kampionatit Botëror të Arteve Marciale Mikse. Gjatë kampionatit, i cili do të zhvillohet nga data 19 deri në 26 nëntor, do të marrin pjesë 50 shtete me mbi 300 sportistë. Për të diskutuar mbi këtë aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet në vitin kur Tirana është edhe Qyteti Europian i Sportit, flasim në studion e "Rreze Dielli" me Drejtuesin e Federatës Ndërkombëtare të Arteve Marciale Mikse, Densign White dhe Presidentin e Federatës Shqiptare MMA, Arjan Rizai. Pjesëmarrja e të rinjve shqiptarë që merren me arte marciale është rritur nga viti në vit. Shqipëria në këtë kampionat do të përfaqësohet me 20 sportistë. Aktivitete të tilla të këtij dimensioni janë një frymëzim për të gjithë të rinjtë që merren me sport, pasi Tirana do të mirëpresë ‘luftëtarët’ më të mirë botëror të arteve marciale.

  • VIDEO

    Një gjirokastrite si Vojsava Alia, këngëtarja rrëfen gjithçka

    E ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli" këngëtarja gjirokastrite me zërin e veçantë Vojsava Alia, në një rrëfim për karrierën, jetën e saj si dhe për planet më të fundit artistike.

    Pasioni i saj për muzikën ka nisur që në moshë të vogël për të vijuar më pas me studimet për kanto. Edhe pse lëvroi në muzikën e lehtë, e gjeti më shumë veten në tabanin e muzikës popullore. Me një zë të mrekullueshëm ajo ka arritur të fitojë mbështjetjen e publikut shqiptar kudo ata ndodhen. Përpos përformancës me zërin e saj brilant, në studion e “Rreze Dielli” Vojsava tregoi momente nga historia e saj e dashurisë me kompozitorin Vani Rushiti me të cilin po bashkëjeton prej disa vitesh. Ajo ndau dhe pasionin e saj për gatimin si dhe tregoi për lidhjen e veçantë që ka me qytetin e saj, Gjirokastrën.

  • VIDEO

    Tirana mirëpret 300 “luftëtarët” më të mirë botëror të arteve marciale

    Tirana është këtë vit organizatorja e kampionatit botëror të arteve marciale mikse. Gjatë kampionatit, i cili do të zhvillohet nga data 19 deri në 26 nëntor, do të marrin pjesë 50 shtete me mbi 300 sportistë. Për të diskutuar mbi këtë aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet në vitin kur Tirana është edhe Qyteti Europian i Sportit, flasim në studion e "Rreze Dielli" me Drejtuesin e Federatës Ndërkombëtare të Arteve Marciale Mikse, Densign White dhe Presidentin e Federatës Shqiptare MMA, Arjan Rizai.

    Pjesëmarrja e të rinjve shqiptarë që merren me arte marciale është rritur nga viti në vit. Shqipëria në këtë kampionat do të përfaqësohet me 20 sportistë. Aktivitete të tilla të këtij dimensioni janë një frymëzim për të gjithë të rinjtë që merren me sport, pasi Tirana do të mirëpresë ‘luftëtarët’ më të mirë botëror të arteve marciale.

  • VIDEO

    Gjellë me mashurka dhe patate nga zonja Albana

    Gjellë me mashurka dhe patate

    Përbërësit:

    • 500 gr mashurka
    • 2 qepë
    • 2-3 patate
    • 2-3 speca të gjata jeshile
    • 2 domate
    • 1 lgj salcë domate
    • Vaj ulliri
    • Hudhër sipas dëshirës
    • Kripë, piper, rigon

    Përgatitja:

    Në një tenxhere kaurdisim me vaj ulliri qepën, më pas shtojmë specat, kripë e piper dhe vijojmë kaurdisjen. Shtojmë salcën dhe domatet e prera në kubikë pa lëkurë. I trazojmë pak minuta dhe më pas shtojmë barbunjat e lara dhe të prera në dy- tre pjesë si dhe patatet në kubikë mesatare. Vendosim kapakun, i lemë pak minuta, më pas hedhim ujë të ngrohtë sa të mbulohen dhe e lëmë gatimin të ziejë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe e servirim të ngrohtë.  

  • VIDEO

    Simite si sfungjer mbushur me proshutë dhe djathë nga zonja Albana

    Simite me proshutë dhe djathë në furrë

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 400 gr miell
    • 4 gr maja
    • 1 majë luge sheqer
    • 1 lç kripë
    • Ujë të vakët

    Për mbushjen:

    • 300 gr proshutë
    • 300 gr djathë me feta i prerë hollë
    • ¾ filxhan gjalpë të shkrirë
    • 1 ½ lugë mustardë
    • 1½ lugë çaji salcë soje
    • 1 ½ lugë fara susami

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin e simiteve, e mbulojmë me letër kuzhine dhe e lemë të vijë. Ndërkohë parangrohim furrën në 175 gradë C. Në një tas, përziejmë së bashku gjalpin, mustardën, salcën e sojes dhe farat e susamit. Pasi brumi ka ardhur e ndajmë në kuleçë. I hapim pak kuleçët dhe vendosim pak nga salca e përgatitur, fetat e proshutës dhe të djathit. E punojmë përsëri brumin duke i dhënë formën e simites së mbushur. I vendosim simitet të piqen në furrë dhe në minutat e fundit lyejmë sipërfaqen e të gjitha simiteve me salcën e përgatitur me mustardë dhe fara susami.

     

  • VIDEO

    Si ta gatuajmë mishin siç duhet për një shije perfekte. Mish Chianina me rukola dhe parmixhano nga zonja Albana

    Mish Chianina me rukola dhe djathë parmixhano

    Përbërësit:

    • 600 gr mish chianina i prerë në feta
    • 250 gr rukola
    • Djathë parmixhano (jo i grirë)
    • Vaj ulliri
    • Lëng limoni
    • Kripë dhe piper

    Përgatitja:

    Mishin e prerë në feta bifteku e marinojmë mirë me vaj ulliri, kripë dhe piper derisa grilla të nxehet. Më pas, e gatuajmë pa e lëvizur për 3 minuta nga secila anë. Nëse dëshirojmë që të krijohet një teksturë e freskët, e skuqim në fund për një minutë nga secila anë, duke i renditur në drejtim të kundërt me mënyrën se si i kemi vendosur në fillim. Presim biftekët në shirita duke ndjekur drejtimin e fibrave të mishit dhe i vendosim në një shtrat rukole. Presim feta të holla të djathit parmixhano dhe i hedhim direkt sipër dhe e shërbejmë spërkatur me vaj ulliri dhe nëse dëshirojmë dhe pak uthull balsamike.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 18 tetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Macron vë në diskutim liberalizimin e vizave me Kosovën te SPAK i kërkon "Facebook" vendndodhjen e Ahmetajt e deri tek spektakël kuqezi Shqipëria bën 100 fitore.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv