Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Bukëvale me domate dhe erëza. E ftuar në këndin e kuzhinës amvisa Ixhlale Shkëmbi, e cila gatuan në studion tonë dy receta tradicionale shqiptare: Jahni shkodrane me kumbulla të thata / Fërgesë me miell misri, kos dhe mëlçi.
Ka mite dhe fakte për konsumimin e kafes, pija e tretë e konsumuar më shumë në botë. Ndajmë disa të vërteta në studion e “Rreze Dielli” mbi shëndetin e kafes, e dëmshme apo e shëndetshme… Çfarë është kafeja, çfarë përmban ajo? A është e dëmshme apo e shëndetshme, çfarë vlerash ka dhe ç’efekt lë në organizëm? Thuhet që ka aciditet të lartë, në ç’nivel është aciditeti dhe a dëmton? Ka mënyra për t’i ulur aciditetin? Pse shumica e njerëzve pijnë një gotë ujë përpara kafesë? Sa kafe duhet konsumuar në ditë? A na dëmton stomakun duke e pirë esëll? Pse disave iu shkakton të dridhura e ankth? A është e vërtetë që shumë minerale shkarkohen nga konsumimi i kafes? Cilët persona nuk duhet t’a konsumojnë kafenë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka.
I ftuar në këndin e kuzhinës një nga këngëtarët më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, Rik Buneci, një nga pinjollët e familjes së njohur tironse Buneci. Riku, përveç këngës popollore të dasmeve tironse është i njohur dhe për virtuozitetin e tij në fizarmonikë. Në studion e “Rreze Dielli” përpos përformancës impresionuese, artisti i muzikës popullore ndan dhe disa nga momentet më pikante nga karriera e tij e gjatë artistike.