-
VIDEO
Polemika e Macron me vizat për Kosovën (17 tetor 2023)
A ka vërtet mundësi Franca që të pezullojë liberalizimin e vizave për Kosovën në një kohë që zbatimi i vendimit pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024? Analisti Melazim Koçi thotë se ka zero shanse, ndërsa eksperti i çështjeve ndërkombëtare Geron Kamberi tregoi se çfarë parashikon rregullorja e këshillit të BE
-
VIDEO
Gazetari Muça: Zgjidhja përfundimtare e konfliktit Kosovë-Serbi kalon përmes fuqive të mëdha, Kurti të ulet në bisedime
Gazetari Flogert Muça i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se zgjidhja përfundimtare për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë vjen përmes ndërmjetësimit të fuqive të mëdha si SHBA dhe BE.
-
VIDEO
‘Kërcënimi’ i Macron, analisti Koçi: Franca ka zero mundësi për pezullimin e vizave për Kosovën! Eksperti Kamberi: Çfarë parashikon rregullorja e Këshillit të BE-së
A ka vërtet mundësi Franca që të pezullojë liberalizimin e vizave për Kosovën në një kohë që zbatimi i vendimit pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024?
-
VIDEO
Enver Hoxha i Tiranës, ja si u krijua. Edhe i vdekur desh na vrau! (17 Tetor 2023)
Enver Hoxhen ne qender te Tiranes e krijuam ne kohe rekord! Edhe i vdekur desh na vrau. Flet Agim Disha, deshmitar, njeriu i derdhjes artistike te bronzit tse monumentit. Per here te pare nje pjese e zhdukur nga monumenti i diktatorit ne studio.
-
VIDEO
Shehi për Report Tv: Macron po i bën presion Kosovës me liberalizimin e vizave! Analisti Burimi: Franca provokon, po i hedh benzinë zjarrit në Ballkan
Në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, deputeti Dashamir Shehi, tha se ky është një lloj paralajmërimi e presioni për të dyja palët. Por sipas Shehut pasi të kryhet një hetim në lidhje me atë që ndodhi më 24 shtator, ku u vra efektivi kosovar Afrim Bunjaku nga terroristët serbë, ky pretendim i Francës do të bjerë
-
VIDEO
ZDF-ja gjermane kërkon ndihmën e programit ‘Pa Gjurmë’, një vajzë e vrarë në pyll mund të jetë shqiptare. Ja identikiti i saj…
Mbrëmjen e 11 tetorit, në median gjermane ZDF, emisioni investigativ “Numri i dosjes” (Rasti XY i pazigjidhur) ka publikuar rastin e një gruaje të vrarë dhe të paidentifikuar, e cila dyshohet se është nënshtetase shqiptare.
-
VIDEO
Përfitimet nga Samiti i Proçesit të Berlinit në Tiranë
Përfitimet nga Samitit i Berlinit në Tiranë Të ftuar Arjeta Fejza, Deputete e LVV, Kosovë Xhelal Neziri, Analist, Maqedoni e Veriut Ardian Haçkaj, Drejtor në Insitutin për Kërkim e Zhvillim Elda Zotaj, Pedagoge e marrëdhenieve ndërkombëtare
-
VIDEO
'Zyrtarisht' në vjeshtë? Meteorologia në Report TV: Nesër temperaturat deri në 13 gradë, s’do ketë më si ditët e nxehta të tetorit
Vendi ynë është përfshirë nga reshjet shiu dhe ulje temperaturash. Meteorologia, Anira Gjoni në Report Tv thotë se pritet që nesër temperaturat të zbresin deri në 13 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do jenë 21 gradë celsius
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Tetor 2023 – Receta/ Shqiptarët padisin google / ‘Overthinking’ si të çlirojmë veten nga mendimet e tepërta?
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek paçavure me vezë / Paçe me plendës / Perime të mbushura.
Dy shqiptarë ngrenë padi ndaj Google, i kërkojnë të njihet gjuha shqipe. Në skype me njërin prej paditësve, dr. Neshad Asllani, për të na shpjeguar si erdhi ky vendim dhe çfarë problemesh sjell diskriminimi ndaj gjuhës shqipe dhe dëmet në media, marketing, investime të huaja, ekonomi etj… Padia që është ngritur pak ditë më parë në SHBA kundër Google, pasi kjo e fundit nuk e ka përfshirë gjuhën shqipe në përdorimin e përditshëm dhe në platformat e saj, është ngritur nga Haki Dervishi, shtetas shqiptaro-amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani, mjek i njohur nga Kosova, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York. Në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, për shkak të diskriminimit që kjo kompani i bën gjuhës Shqipe është ngritur një padi, pasi ky diskriminim ndaj gjuhës shqipe ka sjellë probleme të mëdha në zhvillimin e biznesit, në fushën e medias, marketingut dhe teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet shqip.
‘Overthinking’ ose të menduarit më shumë seç duhet, renditet si një nga shkaqet e palumturisë. Si të veprojmë për ta çliruar veten nga mendimet e tepërta? Të mendosh shumë në pamje të parë nuk duket si problematike, por të mendosh më shumë se ç’duhet mund të shkaktojë shumë probleme sipas ekspertëve. Kur mendon shumë, gjykimet tona mjegullohen dhe kemi më shumë stres dhe shpenzojmë shumë kohë për gjëra negative duke sjellë pasoja dhe vështirësi për të vepruar. Mendimet e tepërta, negative, insistuese, që vazhdojnë të risillen nëpër kokë, e s’mund të hiqen qafe, mund të sjellin shqetësim e vuajtje. Në disa raste ato mund të jenë një nga simptomat e një çrregullimi të ankthit apo depresionit, apo të një gjendje stresi të akumuluar. Në studion e “Rreze Dielli” me psikoterapisten, Fleura Shkëmbi japim disa ide të thjeshta sesi mund t’a çlirojmë veten nga mendimet e tepërta.
-
VIDEO
Çfarë kosumuan liderët e BE-së? Shefi i kuzhinës zbulon detaje në Report Tv: Kisha një muaj që e studioja, e ndarë në dy mënyra! Ishin shumë të komunikueshëm
Shefi i kuzhinës Fundim Gjepali i cili pati privilegjin t’u gatuajë liderëve të BE-së komentoi në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu eksperiencën e tij në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.
-
VIDEO
Je ‘overthinker’? Kujdes, se po të vjedh lumturinë! Fleura Shkëmbi: Shpëtoje veten me këto mënyra
‘Overthinking’ ose të menduarit më shumë seç duhet, renditet si një nga shkaqet e palumturisë. Si të veprojmë për ta çliruar veten nga mendimet e tepërta?
Të mendosh shumë në pamje të parë nuk duket si problematike, por të mendosh më shumë se ç’duhet mund të shkaktojë shumë probleme sipas ekspertëve. Kur mendon shumë, gjykimet tona mjegullohen dhe kemi më shumë stres dhe shpenzojmë shumë kohë për gjëra negative duke sjellë pasoja dhe vështirësi për të vepruar. Mendimet e tepërta, negative, insistuese, që vazhdojnë të risillen nëpër kokë, e s’mund të hiqen qafe, mund të sjellin shqetësim e vuajtje. Në disa raste ato mund të jenë një nga simptomat e një çrregullimi të ankthit apo depresionit, apo të një gjendje stresi të akumuluar.
Në studion e “Rreze Dielli” me psikoterapisten, Fleura Shkëmbi japim disa ide të thjeshta sesi mund t’a çlirojmë veten nga mendimet e tepërta.
-
VIDEO
Paditi Google për diskriminimin e shqipes, shqiptari: Nuk dorëzohemi, kemi humbur miliona!
Dy shqiptarë ngrenë padi ndaj Google, i kërkojnë të njihet gjuha shqipe. Në skype me njërin prej paditësve, dr. Neshad Asllani, për të na shpjeguar si erdhi ky vendim dhe çfarë problemesh sjell diskriminimi ndaj gjuhës shqipe dhe dëmet në media, marketing, investime të huaja, ekonomi etj…
Kush janë dy shqiptarët që kanë paditur kompaninë Google?
Padia që është ngritur pak ditë më parë në SHBA kundër Google, pasi kjo e fundit nuk e ka përfshirë gjuhën shqipe në përdorimin e përditshëm dhe në platformat e saj, është ngritur nga Haki Dervishi, shtetas shqiptaro-amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani, mjek i njohur nga Kosova, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York. Në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, për shkak të diskriminimit që kjo kompani i bën gjuhës Shqipe është ngritur një padi, pasi ky diskriminim ndaj gjuhës shqipe ka sjellë probleme të mëdha në zhvillimin e biznesit, në fushën e medias, marketingut dhe teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet shqip.