-
VIDEO
Paçe tradicionale me plëndës nga zonja Albana
Paçe me plëndës
Përbërësit:
- 1.5 kg plëndës
- 5-6 kokrra piper
- 1 gjethe dafine
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 1 lç miell
- 1/2 lç salcë
- Spec djegës
- Kripë, piper
Për servirjen e plëndësit:
- 5-6 thelpinj hudhër
- 3 lgj uthull
- 1/2 lëng limoni
- 1-2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi e kemi larë plëndësin me ujë të ftohtë e kalojmë në ujë të përvëluar për rreth 30 sekonda. Më pas e pastrojmë derisa të zbardhet plotësisht. Plëndësin e pastruar dhe të larë mirë e vendosim të ziejë në ujë të ftohtë. Ndërkohë vendosim mbi sobë një qepë të piqet dhe më pas e shtojmë tek plëndësi bashkë me 1 gjethe dafine, disa kokrra piperi dhe kripë. Pasi ka zier, largojmë gjethen e dafinës, kullojmë lëngun dhe presim plëndësin në copëza të vogla. Në një tenxhere kaurdisim pak miell me gjalpë dhe vaj ulliri. Sapo mielli të marrë pak ngjyrë shtojmë salcën, e përziejmë mirë dhe hedhim lëngun e ngrohtë të plëndësit. E trazojmë mirë që të mos kokrrizohet. Sapo lëngu të fillojë të marrë valë vendosim copëzat e plëndësit dhe pak spec të kuq djegës. Shtypim hudhrat, shtojmë uthull, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper. Paçen e plëndësit e servirim të ngrohtë duke hedhur në çdo pjatë nga 1 lugë nga salca e përgatitur me hudhër dhe uthull.
-
VIDEO
Perime stine të mbushura nga zonja Albana
Perime stine të mbushura
Përbërësit:
- 2 speca
- 2 domate
- 1 patëllxhan
- 1 kungull
- 2 thelpinj hudhër
- 1 qepë e thatë
- 1 filxhan çaji vaj
- 2 filxhanë çaji oriz
- 1 tufë nenexhik
- 1 tufë majdanoz
- 500 gr salcë domate
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë specat nga farat, domateve u heqim pjesën e farave, ndërsa 1 patëllxhan e ndajmë në mes dhe largojmë pjesën e brendshme të tulit. Pjesën e tultë të domates që hoqëm e vendosim në një blender dhe e kthejmë në salcë. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me 2 thelpinj hudhër. Më pas shtojmë tulin e patëllxhanit të prerë në kubikë si dhe një kungull. Vazhdojmë kaurdisjen duke e ndihmuar me pak kripë dhe piper. Shtojmë më pas orizin dhe sapo të fitojë nxehtësi hedhim salcën e domates. E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet pak dhe në fund shtojmë bimët aromatike, kripë e piper. Me masën e përgatitur mbushim perimet. Pjesën e domateve që e kthyem në salcë e trazojmë me pak vaj ulliri, kripë dhe piper dhe e shtojmë mbi perimet e mbushura. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe një patate në feta në hapësirat mes perimeve. E mbulojmë tavën me letër pjekje ose alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta. Pas këtij minutazhi largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim tavën në furrë dhe për 20 minuta të tjera.
-
VIDEO
Byrek paçavure me vezë dhe ujë të gazuar nga zonja Albana
Byrek me vezë dhe ujë të gazuar
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 3 vezë
- 100 ml vaj
- 200 ml ujë i gazuar
- 1 lç sodë
- Kripë, Piper i kuq i ëmbël
- 200 gr djathë i butë pice
- Fara susami
Përgatitja:
Vendosim të gjithë përbërësit në një tas. Petët i presim në shirita, i përziejmë me masën e krijuar dhe e shtrojmë gjysmën në tepsi. E spërkasim me djathë të grirë, shtrojmë pjesën tjetër të masës dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 17 tetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Tirana qendra e Europës për një ditë te çfarë la pas Samiti i Berlinit e deri tek Shqipëria bën rotacion me Bullgarinë.
-
VIDEO
Samiti i Berlinit (16 tetor 2023)
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Tetor 2023 – Receta të shpejta / Horoskopi javor nga Jorgo Pulla
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fasule pllaqi në furrë / Lulelakër në furrë me vezë dhe kos / Kungull i pjekur me arra dhe sheqer.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 16-22 tetor 2023. Sipas astrologut Pulla është një javë me të mirat dhe vështirësitë e veta. Java fillon me Hënën në Akrep në një vend që është skeptik me punën, në lidhje me vendime që do të merrni sesa siguri do të kenë për të ardhmen në atë që ne kërkojmë dhe duam. Duket se ka një ndikim shumë të madh sidomos për shenjën e Akrepit pasi kanë dhe një çështje të rëndësishme për të zgjidhur, për të cilën kanë një mundësi ditën e hënë, e cila është favorite në zgjidhjen e konflikteve apo problematikave. Gjithashtu është një ditë e mirë për shit-blerje. Ndërsa dita e Mërkurë do të jetë një ditë për bisedime ku do të keni mundësi të shprehni ato që vërtetë mendoni, por kujdes shmangni dhe qëndroni larg debateve. Është një kohë shumë e përshtatshme në zhvillime të reja në anën ekonomike financiare. Në datën 20 tetor, ditën e premte kemi një ndikim shumë të mirë sa i përket anës emocionale, pa harruar të kërkojmë ndihmën e llogjikës. Lidhja Diell- Mërkur në Peshore pritet të nxjerr në pah çështje të marrëdhënieve dhe të partneriteteve. Dita sjell shumë beteja, por interesante. Ndërsa ditën e shtunë kemi një katërkëndësh planetar ku disa prapaskena, vështirësi apo ndryshime mund t'ju trazojnë pak. Qëndroni larg debateve, larg çështjeve që sjellin probleme! Ndërsa dita e diel do t'ju falë qetësi shpirtërore.
-
VIDEO
Je një Peshore? Ja çfarë karakteristikash ke dhe si ndikon Hëna dhe Eklipsi Diellor në shenjën tuaj
Në vijim të parashikimit javor të horoskopit në studion e “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla u ndal në shenjën e Peshores ku do të jetë ndikimi më i madh si nga ana e Hënës ashtu dhe në Eklipsin Diellor. Gjithashtu Pulla renditi disa nga karakteristikat pozitive dhe negative të shenjës së Peshores dhe ku duhet të kemi kujdes kur flasim me një Peshore.
-
VIDEO
"Shmangni debatet!" Ja ditët ku duhet të jeni të vëmendshëm në... Horoskopi javor nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 16-22 tetor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me të mirat dhe vështirësitë e veta. Java fillon me Hënën në Akrep në një vend që është skeptik me punën, në lidhje me vendime që do të merrni sesa siguri do të kenë për të ardhmen në atë që ne kërkojmë dhe duam. Duket se ka një ndikim shumë të madh sidomos për shenjën e Akrepit pasi kanë dhe një çështje të rëndësishme për të zgjidhur, për të cilën kanë një mundësi ditën e hënë, e cila është favorite në zgjidhjen e konflikteve apo problematikave. Gjithashtu është një ditë e mirë për shit-blerje. Ndërsa dita e Mërkurë do të jetë një ditë për bisedime ku do të keni mundësi të shprehni ato që vërtetë mendoni, por kujdes shmangni dhe qëndroni larg debateve. Është një kohë shumë e përshtatshme në zhvillime të reja në anën ekonomike financiare. Në datën 20 tetor, ditën e premte kemi një ndikim shumë të mirë sa i përket anës emocionale, pa harruar të kërkojmë ndihmën e llogjikës. Lidhja Diell- Mërkur në Peshore pritet të nxjerr në pah çështje të marrëdhënieve dhe të partneriteteve. Dita sjell shumë beteja, por interesante. Ndërsa ditën e shtunë kemi një katërkëndësh planetar ku disa prapaskena, vështirësi apo ndryshime mund t'ju trazojnë pak. Qëndroni larg debateve, larg çështjeve që sjellin probleme! Ndërsa dita e diel do t'ju falë qetësi shpirtërore.
-
VIDEO
Pllaqi në furrë nga zonja Albana
Pllaqi në furrë
Përbërësit:
- 500 gr fasule pllaqi
- 2 qepë të kuqe
- 3 karrota
- 2 lgj salcë e koncentruar
- 3 thelpinj hudhër
- 3 lgj vaj ulliri
- 2 lgj qumësht
- Kripë, piper
- Nenexhik i thatë
- 1/2 tufë majdanoz
- 1/2 tufë koper
- 1 spec pikant
Përgatitja:
Vendosim fasulet pllaqi në ujë gjithë natën të zbuten. Shpëlajmë fasulet dhe i vendosim në tenxhere të mbuluara me ujë, i lemë të ziejnë. Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim, qepën, karrotat në feta, hudhrat dhe purenë e domates. E lemë salcën të ziejë 5 minuta, më pas rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, spec pikant, rigon dhe nenexhik. Shtojmë fasulet pllaqi (jo të ziera plotësisht) dhe 2 gota lëng mishi ose lëng fasulesh. E kalojmë gatimin nga tigani në tavë balte dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-40 minuta. Në fund mund të shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Lulelakër në furrë me vezë dhe kos nga zonja Albana
Lulelakër në furrë me vezë dhe kos
Përbërësit:
- 1 kokë lulelakër mesatare
- 4 vezë
- 400 ml kos
- 1 lgj vaj ulliri
- 2 lgj miell
- 1 lç pluhur pjekës
- 2 lgj gjalpë
- Kripë, arrë moskat
- 250 gr djathë të butë kaçkavall
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë vendosim boçet e lulelakrës dhe i lemë të ziejnë për 3 minuta e më pas i kullojmë në një tas. Rrahim vezët. Shtojmë pak vaj, kos, kripë dhe arrë moskat. l përziejmë mirë të gjtihë përbërësit dhe në fund shtojmë 2 lugë gjelle miell dhe pak pluhur pjekës, vazhdojmë përzierjen. Lyejmë një tepsi me gjalpë, nivelojmë boçet e lulelakrës, shtojmë masën e kremit dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta. Në 5 minutat e fundit e spërkasim sipërfaqen e tavës me djathë kaçkavall të grirë.
-
VIDEO
Kungull i pjekur me arra dhe sheqer nga zonja Albana
Kungull i pjekur me arra dhe sheqer
Përbërësit:
- 1 kg kungull dimri
- 300 ml ujë
- Sheqer sipas preferencës
- Arra të thërrmuara
Përgatitja:
Presim kungullin në copa mesatare, largojmë farat dhe e vendosim në një tavë me sheqer, arra të thërmuara dhe ujë. E mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 1 orë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 16 tetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga sot Samiti i BE në Tiranë 30 miliardë Euro për Ballkanin Perëndimor te emrat që kanë gati lejen e legalizimit e deri tek erdhi çeku?