-
VIDEO
Ambasadorja Izraelite për Report Tv: Kemi besim se Shqipëria do shpallë Hamasin organizatë terroriste
Ambasadorja Galit Peleg i bën thirrje Tiranës zyrtare që të shpallë Hamasin organizatë terroriste, ndërsa solli në vëmendje masakrat barbare që militantët kanë kryer në territorin e shtetit hebre përgjatë 7 ditë luftime, duke mos kursyer foshnjat, gratë dhe të moshuarit.
-
VIDEO
Rrezikoi ekstradimin, Dritan Goxhaj: Pas lirimit nga burgu u telefonova vetëm nga miqtë e mi të luftës! Akuzat e speciales ndaj UÇK-së janë absurde
3 ditë më parë Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën për ekstradimin në Hagë të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj i arrestuar më 31 korrik në Tiranë. Pasi la qelitë e burgut 313 në orët e pasdites së martë, Goxhaj këmbënguli në pafajësinë e tij dhe tha se nuk e ka humbur lirinë për asnjë moment. Sot i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj pati kritika për mënyrën si u arrestua nga policia shqiptare.
-
VIDEO
' Hamasi janë njerëzit tuaj?' Ambasadorja izraelite replikon me ambasadoren palestineze në Tiranë
Gjatë intervistës për Report Tv, ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg replikoi dhe me ambasadoren e Palestinës në Tiranë e cila tha se Hamas është përfaqësues i popullit palestinez
"Nëse do të donim ne mund ta bombardonim Gazën dhe ta kthenim në një fushë parkimi. Por s’e kemi bërë sepse nuk duam të sulmojmë qytetarët civilë të Gazës...
Nëse dikush sulmon Izraelin, ne do të reagojmë, nuk ka asnjë shtet në botë që do rrijë e të presë ta sulmojnë me bomba. Pra, ne i kemi kundëreagime, jo sulme...
Pashë ambasadoren e Palestinës këtu që tha se “Hamasi është pjesë e popullit tonë”! Një pyetje kam ndaj tij, këta janë njerëzit tuaj? Hamasi nuk duhet të përfaqësojë popullin e Palestinës, dhe unë e di që në zemrat e tyre palestinezët i dënojnë këto makabritete. Nuk mund të jetë përgjigjja e tyre ndaj sulmeve me avionë të Izraelit, duke vrarë gra, duke vrarë fëmijë. Ku ndodh kjo në cilën botë?"
-
VIDEO
E padëgjuar/Djali merr babanë në dhomën e gjumit të ruaj gruan, dyshon se e tradhëton me … (13 Tetor 2023)
‘’Unë dua të më kthehet kujdestaria e djalit tim të mitur’’, kjo është thirrja dëshpëruese e një nëne nga Korça, Artjola Dalipi. Gjatë divorcit me bashkëshortin e saj, Armant Bregu kujdestaria iu caktua babait pasi në raportet e psikologes thuhej se Artjola nuk ofronte kushtet e mjaftueshme për rritjen e djalit të saj 4-vjeçar. Një histori dashurie që përfundoi në dyert e gjykatës dhe me një plagë në zemër për nënën e re. Edhe pse familjarët ishin kundra kësaj lidhje, dy të rinjtë asokohe vendosën të nisnin një jetë të re sëbashku… e për ironi të fatit dashuria pasionante mes tyre u zbeh dhe lindën grindjet në çift. Kjo coi në divorcin e të dy bashkëshortëve… ku fëmija iu caktua të qëndronte me të atin, pasi supozohej se ai ishte në kushte më të favorshme për t’u kujdesur për djalin… Motra e Artjolës, Ksenja nuk u pajtua me këtë vendim dhe ajo hedh akuza ndaj psikologes se nuk ka qenë e drejtë me konkluzionet e nxjerra pwr kujdestarinw e djalit… Ajo është përpjekur disa herë të flas me të, por kjo e fundit e ka paditur në polici për kërcënim… Babai i fëmijës, Armanti nuk e çon djalin në kopësht, madje ai e merr me vete në punë… ndërkohë kur nëna kujdesej për të, djali 4-vjeçar shkonte rregullisht në kopësht… Kur divorci u finalizua nëna ia dorëzoi djalin babait, por Aramant nuk ka zbatuar asnjë nga vendimet që u caktuan në gjykatë. Sipas këtij vendimi nëna ka të drejtë ta takoj djalin dhe ta mbaj atë në periudha të caktuara kohore, por kjo nuk ka ndodhur… Artjola ka prej 5 muajsh që nuk e takon të birin dhe malli për të sa vjen e shtohet. Sot ajo është në gjëndje të rënduar, pasi i mungon aroma e djalit të saj…
-
VIDEO
Ambasadorja izraelite në Tiranë: Nuk duam të vriten civilë në Gaza, duam të shkatërrojmë infrastrukturën e Hamasit
Ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg në intervistën e transmetuar sot për Report TV tha se objektivi i Izraelit është shkatërrimi i infrastrukturës së Hamasit në Gaza. Zbulon se Hamasi ka bazat poshtë xhamive, poshtë shkollave apo poshtë spitaleve.
-
VIDEO
Rezoluta për Kosovën, Çollaku në Report Tv: Kishte tekst turpërues, s’mund të flasë Kuvendi me gjuhën e Vuçiçit! Pati kompromis mes PS dhe Rithemelimit
Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje (12 tetor) me 101 vota pro rezolutën e përbashkët për Kosovën, që dënon sulmin me armë të serbëve më 24 shtator në Banjskë. Por deputetët e Partisë Demokratike nuk e mbështetën rezolutën e unifikuar mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste
-
VIDEO
Ambasadorja izraelite për Report Tv: Hamasi kreu masakër të ngjashme me holokaustin, 1300 të vdekur! 40 foshnjave iu është prerë koka
Ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg, në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj në emisionin “Studio Live” në Report Tv shprehet se numri i viktimave nga sulmi i Hamasit tashmë ka shkuar në 1300 dhe mund të rritet.
Ndër të tjera thotë se Hamasi kreu një masakër në Izrael të ngjashme me holokaustin
-
VIDEO
Nga Amerika në Lezhë, stërvitjet më të vështira në botë nga Uliks Gjonaj (13 Tetor 2023)
Uliks Gjonaj, instruktori i instruktorëve më elitar në botë rrëfehet në emisionin N’kohë. Gazetari Ermal Qori përfshihet në trajnimin e Gjonajt në bregdetin e Lezhës
-
VIDEO
Ambasadorja izraelite për Report tv: Hamasi, kreu masakër në Izrael! Nuk duam të sulmojmë civilët në Gaza vetëm objektivat e Hamasit
Ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg, në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj në emisionin “Studio Live” në Report Tv shprehet se shteti i Izraelit nuk do të negociojë me militantët e Hamas.
-
VIDEO
Përjashtimi i Bardhit, Bejko për Report Tv: Kush shkel statutin ikën nga PD! U bashkua me ‘non gratën’, deri dje e akuzonte për Gërdecin
Partia Demokratike përjashtoi Gazment Bardhin, ndërsa kjo solli shumë reagime në radhët e opozitës. Nënkryetari i PD, Roland Bejko i ftuar në Report Tv thotë se kushdo që shkel statutin e PD apo bashkohet me një organizatë tjetër politike do të përjashtohet nga partia.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Tetor 2023 – Receta/ Në luftë me kancerin, rrëfime prekëse / Serenata nga dy mikeshat korçare
Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Rizoto me shafran. E ftuar në këndin e kuzhinës amvisa Burbuqe Plangarica, e cila vjen direkt nga qyteti i bukur i Elbasanit për të gatuar në studion tonë dy receta tradicionale të Shqipërisë së Mesme: Mish me pistil dhe Pashaqoftet e Elbasanit.
Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin në kohë, në studion e ‘Rreze Dielli’ flasim me poeten Drita Haxhillari, 5 herë e operuar nga kanceri dhe tumori dhe psikologen Tana Aliaj mbi rëndësinë e këshillimit psikologjik falas nga YWCA për gratë e prekura nga kanceri dhe familjarët e tyre. 20 vite në luftë me kancerin, Drita Haxhillari rrëfen luftën për mbijetesë dhe kurajon e pashembullt, ajo ka zgjedhur të luftojë sëmundjen duke shkruar poezi. Ndërsa në lidhje skype nga Kosova, Leoreta Fondaj, 41 vjeçaria diagnostifikuar 4 vite më parë me kancer gjiri, rrëfen simptomat dhe vështirësitë e para të përballjes me këtë lajm, kalvarin dhe forcën teksa luftoi për jetën të cilën e gjeti tek dy fëmijët e saj. ‘Rreze Dielli’ u bën një ftesë të gjitha grave dhe vajzave që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, pasi duke i diagnostikuar herët rastet dhe duke i bërë mamografitë në kohë, mund të shpëtohen jetë.
Dy mikeshat korçare që i bashkoi kitara e serenata, mesazh sensibilizimi për Tetorin rozë. Nëpërmjet tingujve të kitarës, dy mikeshat Natasha dhe Lida na dhurojnë momente të këndshme nga këndi i shtëpisë ku ato këndojnë çdo javë.
-
VIDEO
‘Me thanë ke kancer’, Leoreta rrëfen betejën e vështirë/ Si e përjetuan dy fëmijët e saj adoleshentë
Në lidhje skype nga Kosova, Leoreta Fondaj, 41 vjeçaria diagnostifikuar 4 vite më parë me kancer gjiri, rrëfen simptomat dhe vështirësitë e para të përballjes me këtë lajm, kalvarin dhe forcën teksa luftoi për jetën të cilën e gjeti tek dy fëmijët e saj. Ajo tregon se momenti kur iu desh t’ia rrëfente fëmijëve të saj adoleshentë se ishte diagnostifikuar me kancer gjiri të shkallës së tretë ishte i vështirë, por fëmijët e pritën qetësisht dhe ishin ata që i dhanë forcën për të vijuar betejën e vështirë në luftë me kancerin. Gjithashtu pjesa tjetër e familjes si dhe shoqëria kanë qenë një mbështjetje shumë e madhe për të duke bërë që të fitonte në këtë betejë.