-
VIDEO
Tagliatelle me kërpudha në krem nga zonja Albana
Tagliatelle me kërpudha në krem
Përbërësit:
- 400 gr tagliatelle
- 50 gr kërpudha të thata porcini ose kërpudha të freskëta
- 1 thelpi hudhër
- 80 gr krem pana
- 1 qepë e vogël
- Gjalpë
- Kripë, trumzë
- Djathë parmixhano i grirë
Përgatitja:
Nëse kemi kërpudha të thata i vendosim në ujë të nxehtë për rreth 10 minuta, nëse do të përdorim kërpudha të freskëta i kalojmë në një tigan me pak gjalpë. Presin qepën imët dhe e skuqim në një tigan me një kubik gjalpë. Shtojmë gjithashtu një thelpi hudhër. Kullojmë kërpudhat dhe i vendosim në një blender së bashku me panën. E shtojmë kremin në tigan. Ndërkohë makaronat i kemi vendosur në ujë të vluar me kripë. I kullojmë më pas dhe i shtojmë në tigan, i përziejmë mirë dhe i servirim të ngrohta spërkatur me djathë të grirë parmixhano.
-
VIDEO
Hasude/Reshedi me lëng portokalli nga zonja Albana
Hasude / Reshedi me lëng portokalli
Përbërësit:
- 300 gr niseshte
- 300 gr sheqer
- 250 ml ujë
- 250 ml lëng portokalli
- 100 gr gjalpë i freskët
- Arra ose bajame
Përgatitja:
Trazojmë gjalpin me sheqerin derisa të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak. Më pas shtojmë lëngun e portokallit duke e përzier vazhdimisht. Shtojmë niseshten bashkë me ujin dhe sipas dëshirës mund të shtojmë arra ose bajame. Vazhdojmë ta përziejmë derisa të marrë formën klasike xhelatinoze të hasudes.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 12 tetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga PS-PD bien dakord për një rezolutë për Kosovën te Vila e Enverit e deri tek dëshira e vetme një biletë për Berlin nga Kombëtarja.
-
VIDEO
Sondazhi politik i Tetorit/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton mandatin e 4! (11 tetor 2023)
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të fitonte mandatin e katërt. Sipas sondazhit të dytë të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduart Zaloshnja, 36.8% e qytetarëve do të votonin PS, ndërsa përballë një opozite të përçarë, vlerësojnë negativisht punën e saj. Rama mban kryesimin edhe si politikani i preferuar
-
VIDEO
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton mandatin e 4! Rama politikani më i preferuar, bie pëlqimi për Berishën, ngrihet Basha! Qytetarët të zhgënjyer nga opozita, 50% vlerësim negativ
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të fitonte mandatin e katërt. Sipas sondazhit të dytë të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduart Zaloshnja, 36.8% e qytetarëve do të votonin PS, ndërsa përballë një opozite të përçarë, vlerësojnë negativisht punën e saj. Rama mban kryesimin edhe si politikani i preferuar
-
VIDEO
Zhdukja e gjimnazistit në Tiranë\Qytetarët ngrihen në këmbë, dyshohet se mbahet peng (11 tetor 2023)
Prej disa ditësh në kërkim të Servet Bokçiut, 19-vjeçarit i cili doli nga banesa në zonën e Paskuqanit më 6 tetor dhe nuk u kthye më. Të shqetësuar për fatin e tij janë familjarët ata të cilët që prej momentit që i riu u largua nuk kanë reshtur së kërkuari. Nga studio emisionit “Pa Gjurmë” xhaxhai i Servetit, Sami Bokçiu dha detaje nga zhdukja e nipit të tij. Gjatë transmetimit live të shumta ishin informacionet që mbërritën ndërsa tregonin se Servet Bokçiu ishte parë në disa zona të ndryshme të kryeqytetit. Prej disa ditësh tashmë familjarët e të riut kanë dalë në terren për të kërkuar por dërimë tani asnjë gjurmë e 19-vjeçarit. Ditën që doli 19-vjeçari kishte të veshur një bluzë ngjyrë te zeze me logon e shkolles, një palë tuta sportive ngjyrë te bardhe me vija te zeza dhe një palë shapka që mbante në shtëpi, ndërsa me vete nuk ka marrë asgjë nga sendet personale. Serveti ka një fizik të dobët ndërsa është i gjatë rreth 1m e 70 cm. Të shqetësuar familjarët kanë bërë dhe një denoncim në komisariatin nr.5 por ende nuk dihet asgjë për fatin e Servet Bokçiut derimë tani.
-
VIDEO
Prej 20 vitesh shet lule në rrugë, përlot Valbona: Prindërit nuk e panë suksesin tim (11 tetor 2023)
E njohin si zonja e trëndafilave. La profesionin si ekonomiste për të shitur lule në rrugët e Tiranës. E përlotur tregon se diçka e madhe i ka mbetur peng. “Babi nuk e pa suksesin tim.” Sakrificat që i janë dashur dhe mësimet e nxjerra nga puna në rrugë. NJË NGA NE prezanton: RRUGA ME “GJEMBA” E ZONJËS SË TRËNDAFILAVE
-
VIDEO
Nesër sfida me Çekinë, Rraklli: Kemi ekip me cilësi, do të fitojmë! Lojtarët më të mirë të vijnë të luajnë me Kombëtaren
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër kundër Çekisë në "Air Albania", sfidë kjo e vlefshme për grupin E të Euro 2024 dhe që merr jetë në 20:45. Kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në grup me 10 pikë, teksa Çekia me një ndeshje më pak ka tetë pikë për vendin e dytë dhe vjen si e pamposhtur
-
VIDEO
Eksperti i ekonomisë, Çoçoli: Lufta mund të na japë oportunitete! Ceko: Izraeli nuk prodhon drithëra, ne kemi 300 mijë ha tokë pa mbjellë! T’i ofrojmë marrëveshje
Ekspertët e ekonomisë Enriko Ceko dhe Fatos Çoçoli të ftuar në “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn kanë folur për raportet ekonomike Shqipëri-Izrael dhe si mund të ndikohen nga lufta.
-
VIDEO
Maska e vdekjes u bë kur sapo vdiq, Besart Papa
Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv. Si bëhet maska e vdekjes dhe sa e vështirë është ajo! Për më shumë ndiq: https://www.youtube.com/watch?v=86bYgK1ailk #besartpapa #esencë #reporttv #esencënëreporttv #eljantanini #thanaspapa
-
VIDEO
Analisti Daci: Berisha dhe Meta s’janë alternativë serioze! Braimllari: I qëndrojmë korrekt bashkëpunimit! Kalaja: S’duhet të merremi me emra
Bashkëpunimi mes Sali Berishës dhe Ilir Meta nuk janë një alternativë serioze për të mundur Edi Ramën. Kështu shprehet analisti Alban Daci në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, i cili thotë se dyshja Berisha e Meta nuk kanë asnjë identitet të përbashkët
-
VIDEO
Arrihet dakordësia mes opozitës dhe mazhorancës për rezolutë të përbashkët për Kosovën, zbardhet drafti final që do miratohet nesër në Kuvend
Disa orë përpara se Kuvendi të mbajë një seancë të posacme për Kosovën është arritur dakordësia mes PS dhe PD për një projekt-rezolutë të përbashkët që dënon sulmin në Veri