• VIDEO

    Dhuna mes adoleshentëve, sociologu Tushi në Report Tv: Prindërit komunikojnë vrazhdë me ta! Kallanxhi: Të kuptojnë që mediat sociale një ‘furtunë në gotë’

    Rastet ndërmjet dhunës ndërmjet adoleshentëve janë shtuar ndjeshëm dhe sociologu Gëzim Tushi shprehet se krimi rinor ka marrë përmasa që nga krimi banal e deri te krimi kibernetik

  • VIDEO

    Në luftë me kancerin / Histori prekëse dhe frymëzuese të grave në betejë për jetën

    Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin në kohë, në studion e ‘Rreze Dielli’ flasim me poeten Drita Haxhillari, 5 herë e operuar nga kanceri dhe tumori dhe psikologen Tana Aliaj mbi rëndësinë e këshillimit psikologjik për gratë e prekura nga kanceri dhe familjarët e tyre. 20 vite në luftë me kancerin, Drita Haxhillari rrëfen luftën për mbijetesë dhe kurajon e pashembullt, ajo ka zgjedhur të luftojë sëmundjen duke shkruar poezi. Ndërsa në lidhje skype nga Kosova, Leoreta Fondaj, 41 vjeçaria diagnostifikuar 4 vite më parë me kancer gjiri, rrëfen simptomat dhe vështirësitë e para të përballjes me këtë lajm, kalvarin dhe forcën teksa luftoi për jetën të cilën e gjeti tek dy fëmijët e saj.

    ‘Rreze Dielli’ u bën një ftesë të gjitha grave dhe vajzave që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, pasi duke i diagnostikuar herët rastet dhe duke i bërë mamografitë në kohë, mund të shpëtohen jetë. 

  • VIDEO

    Rizoto me shafran nga zonja Albana

    Rizoto me shafran

    Përbërësit:

    • 400 gr oriz Arborio
    • 1 bustinë shafran
    • 100 gr gjalpë
    • 100 gr djathë parmixhano
    • 1/2 qepë
    • 1 litër lëng perimesh
    • Kripë

    Përgatitja:

    Për të përgatitur shpejt dhe lehtë rizoton me shafran, skuqim gjysmën e qepës së grirë hollë në gjalpë. Shtojmë orizin, pak kripë dhe e mbulojmë me lëngun e perimeve. Në fund të zierjes, shtojmë një qeskë shafran të tretur më parë në gjysmë gote me ujë të nxehtë. E trazojmë rizoton me shafran me një grusht djathë parmixhano të grirë dhe e shërbejmë të nxehtë.

  • VIDEO

    Tavë me mish dhe pistil sipas traditës së vjetër nga amvisa Burbuqe Plangarica

    Tavë me pistil

    Përbërësit:

    • 4 racione mish viçi / dashi
    • 1 kg qepë
    • 2 lgj salcë domate
    • Spec i kuq
    • Pistil
    • Pak sheqer
    • Kripë, piper, rigon  

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim mishin e viçit të prerë në copëza në një tigan me vaj ulliri. Më pas shtojmë qepën dhe vijojmë kaurdisjen. Hedhim pak kripë dhe piper të zi dhe e kaurdisim qepën shumë mirë. Më pas shtojmë pistilin dhe e lëmë të tretet, shtojmë specin e kuq, pelten e domates, kripë, piper dhe rigon. Ulim temperaturën e sobës dhe e lëmë të gatuhet ngadalë.   

  • VIDEO

    Pashaqoftet e Elbasanit nga amvisa Burbuqe Plangarica

    Pashaqoftet e Elbasanit

    Përbërësit:

    • 500 gr mish i grirë
    • 1 filxhan oriz
    • 1 qepë e madhe
    • Pelte domate
    • Pak miell
    • Limon ose limontoz
    • Nenexhik
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Grijmë qepën imët me dorë, e shtojmë tek mishi i grirë, shtojmë orizin, kripën, piperin, nenexhikun dhe pak pluhur pjekës. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lëmë të pushojë. I japim më pas formën pashaqofteve dhe i vendosim në një pjatancë ku kemi hedhur pak miell. I skuqim qoftet lehtë në vaj të nxehtë për pak minuta dhe i largojmë nga tigani. Në vaijin ku skuqëm qoftet shtojmë pak miell dhe e kaurdisim mirë derisa të skuqet. Shtojmë pak limontoz ose lëng limoni dhe salcën e domates. E trazojmë mirë, shtojmë ujë, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Sapo salca të fillojë të marrë valë vendosim qoftet dhe i lëmë të gatuhen brenda në salcë.

  • VIDEO

    Asambleja e Përgjithshme zgjedh sot 3 anëtarët e rinj të KLP-së! Çela: Kërcënimi i prokurorëve do marrë ndëshkimin e ligjit

    Asambleja e përgjithshme e prokurorëve do të zgjedhë 3 anëtaret e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

    • VIDEO

      Arrestimi i kushëririt të Ervis Martinajt, policia: Ka qenë në kërkim edhe për dhunë në familje

      Policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e djeshme kushëririn e Ervis Martinajt një muaj pas aksidentit të frikshëm në digën e Liqenit Artificial në Tiranë. Nina u arrestua në banesën e tij në zonën e 5 majit në Tiranë.

    • VIDEO

      SPAK konfiskon miliona euro pasuri të ardhura nga trafiku i drogës! Mes tyre xhaxhai i ‘Ben Qimes’ dhe 3 trafikantë

      SPAK ka konfirmuar pasuritë e disa personave, të ardhurat e të cilëve vinin nga aktivitete të paligjshme. GJKKO ka konfiskuar pasuritë e xhaxhait të ‘Ben Qimes’ (Arben Isufajt), Ahmet Isufaj

      • VIDEO

        Stafi i Report Tv surprizon Andi Kapxhiun, moderatori feston sot ditëlindjen

      • VIDEO

        'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 13 tetor 2023

        Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëri-Çeki 3 me 0 Kombëtarja një hap nga Europiani te krenaria kuqezi e deri tek të vërtetat e Edi Ramës për Kosovën.

      • VIDEO

        Protestë apo negociata (12 tetor 2023)

         

        Që prej nisjes së viti të ri akademik, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin duke kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, ose përndryshe do të paguajnë rreth 249 mijë lekë tarifën vjetore

      • VIDEO

        Mjeku përplaset me studentët, u kujton betimin e Hipokratit

        Mjeku kardiolog Sulejman Çelaj në një intervistë për emisionin Frontline në Report Tv iu kujtoi studentëve betimin e Hipokratit.

        ‘Ka mbaruar qeveria, jemi në kapitalizëm. Paguajmë paguajmë, mirëpo kostoja nuk është aq sa paguan studenti. Një student i fakultetit të mjekësisë paguan 100 mijë euro në vit. Nuk është se prindi paguan 2 fish. Nëse filloni dhe lexoni betimin e Hipokratit. E thotë shumë qartë se profesorët tuaj do ti trajtoni si prindërit dhe do të ndani me ta edhe paratë.’- tha mjeku Çelaj.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv