• VIDEO

    Studentët e Mjekësisë: Bojkot deri sa të pezullohet ligji!

    ‘Protestojmë është cenimi i së drejtës që është pajisja me diplomë në përfundimin të studimeve kjo e drejtë na është mohuar ose është bërë e pamundur me anë të kostos së barazuar me tarifën. Vazhdimi varet nga situate dhe rikthimi i kësaj të drejte. Gjithçka vare nga anulimi i ligjit që na merre peng diplomat. Të pezullohet ligji, dhe është kusht i padiskutueshëm. Pas anulimit të ligjit, jo vetëm ne por edhe mjekë të ulemi në tryezë e të gjejmë zgjidhjen.’- u shpreh Zino Veleshnja.

  • VIDEO

    Euro 2024/ Formacionet zyrtare të Shqipëri - Çeki! Festa e tifozëve vijon në 'Air Albania'

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Kuqezinjtë vijnë në këtë duel si kryesues të grupit, teksa përballen me skuadrën që nuk ka humbur asnjë takim në këto kualifikuese. Festa e tifozëve ka nisur në Tiranë, me kuqezinjtë që kanë filluar të futen në stadium.

    • VIDEO

      'Meritë ka edhe Reja', Armando Cungu në Report TV: Sylvinho guximtar, Mitaj dhe Asani aty ishin

      Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Për "Studio Live" në Report TV me gazetarët Arbër Hitaj dhe Andi Kapxhiu, para ndeshjes foli trajneri Armando Cungu. Shkodrani ka vlerësuar punën e Sylvinhos, duke mos harruar edhe Edy Rejën.

       
    • VIDEO

      'As' Lufta për Kosovën nuk sjell paqe në Kuvend , Kurti në Tiranë, po shkrihet akulli me Ramën? (12 Tetor 2023)

      Flutura Açka e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv ka pranuar gabimet më të mëdha të Partisë Demokratike që nga 90, ndërsa theksoi se të ardhmen e partisë e sheh të ndarë nga Sali Berisha. Parlamenti miratoi me 101 vota pro projekt-rezolutën e përbashkët maxhorancë-opozitë për Kosovën që dënon sulmin e grupit serb serb ne Banjskë. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari e quajti pozitiv këtë hap, kurse Flutura Açka tha se duhet të ishin bërë disa korrigjime

    • VIDEO

      Kualifikueset për europian atmosfera elektrizuese në Tiranë, turku përshëndet me shqiponjën

    • VIDEO

      Rezoluta e përbashkët për Kosovën, Anëtari i Kryesisë së PDK-së Nurellari: Ndjesi pozitive! Tirana ndoqi shembullin e Prishtinës! Açka: Nuk e çon gishtin te plaga

      Parlamenti miratoi me 101 vota pro projekt-rezoluten e përbashkët maxhorancë-opozitë për Kosovën që dënon sulmin e grupit serb serb ne Banjskë.

    • VIDEO

      Burg sepse braktisi fëmijën/Lehona akuzon vjehrrën:Më ndau nga burri dhe dëboi nga shtëpia (12 tetor 2023)

      I la fëmijët në jetimoren e Durrësit nga pamundësia ekonomike, Geralda Shuli sot kërkon të ribashkohet me ta… U martua në vitin 2016 me Elidjon Selimin dhe në jetë solli 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Elidjoni emigroi drejt shtetit italian dhe nga andej ai humbi çdo kontakt me familjen e tij të re. Hoqi kështu dorë përfundimisht nga detyrat dhe përgjegjësitë atërore. Braktisi gruan dhe fëmijët duke i lënë të vetëm në mëshirë të fatit pa asnjë përkrahje. E ndodhur në këtë udhëkryq Geralda e vetme merr vendimin që do t’i kushtonte shtrenjtë. Ajo i dorëzon fëmijët në jetimoren e Durrësit. E kujton fare mirë momentin e ndarjes nga fëmijët, kur vajza ishte vetëm 3-vjeç dhe djali 1 vjeç. Janë kujtime që vrasin fort në shpirt… Kujtime që janë rrënjosur në memorien e saj… Fëmijët, ende të vegjël për ta kuptuar se çfarë po ndodhte me fatin e jetës së tyre. Pa e ditur se do vazhdonin jetën e tyre pa nënën… dhe pa babain që i kishte braktisur tashmë. Ajo shkonte i vizitonte shpesh, por vitet e fundit vizitat kanë qënë të rralla. Hera e fundit që i ka takuar fëmijët ishte korrikun e kaluar. Ndaj, Geralda kryen 3 muaj burg nga dhjetori deri në mars të këtij viti nën akuzën e braktisjes së fëmijëve… E sot kërkon ndihmë për t’u ribashkuar me fëmijët e saj dhe t’i ketë pranë gjirit të familjes së re që ka ndërtuar.

    • VIDEO

      Dilaveri: Pse nuk funksionon çmimi i referencës

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Tetor 2023 – Receta/ Si të ringrihesh pas një dështimi / ‘Amerikania’, një mesazh i fortë për çdo emigrant

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona tagliatelle me kërpudha dhe krem / Tavë me kunguj, patate dhe vezë / Hasude, Reshedi me lëng portokalli.

      Si të lëmë pas një dështim, një rënie apo një fatkeqësi dhe të ringrihemi në këmbë? “Vetëm ata që nuk bëjnë asgjë, nuk gabojnë” thotë një fjalë e urtë. Ne bëjmë gabime dhe dështojmë sepse nuk jemi të përsosur, sepse jemi njerëzorë, plot pasione dhe emocione. Nëse dështojmë, do të thotë që kemi provuar, se i kemi dhënë vetes një shans për të realizuar ëndrrat tona, të shkojmë përtej kufijve dhe frikës sonë. Por, sigurisht që askujt nuk i pëlqen të dështojë dhe ndjenja e zhgënjimit që na lë pas nuk është e lehtë për t’u përballuar. Çfarë duhet të bëjmë për të kaluar me pozitivitet një dështim? Si mund ta shohim atë si një moment të ndërgjegjësimit dhe rritjes së re dhe t’i japim një vlerë të ndryshme nga thjesht çështja e vetëvlerësimit dhe e sigurisë në vetvete dhe në aftësitë tona? Si mund të kthejmë dëshpërimin në motiv për të pasur arritje të tjera? Flasim në lidhje me këtë temë me panelistet e ftuara në studion e “Rreze Dielli”, pedagogen Nora Malaj, botuesen Loreta Berhami dhe sipërmarrësen Arba Gramo, të cilat ndanë dhe disa nga eksperiencat e tyre personale të përballimit të situatave të vështira të jetës.

      'Amerikania' një histori e fuqishme dashurie, por edhe një histori e dhembshme mbi emigracionin, identitetin dhe racën. Një roman gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht i vërtetë, mbi përvojën thellësisht tjetërsuese të të qenit emigrant. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, “ Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review, sjell në shqip nga Shtëpia Botuese Pegi. Të nisesh drejt një bote të re, duke braktisur jetën, familjen dhe dashurinë tënde është e vështirë, ndonëse ajo botë shtrihet para teje si tokë e premtuar... një roman që na vë pa frikë përpara syve realitetet tronditëse të kohës që jetojmë. "Në dukje është një histori dashurie – historia e dy të dashuruarve qysh në fëmijëri, por që marrin rrugë të ndryshme kur rriten – por është edhe një analizë brilante e qëndrimeve moderne ndaj racës, që përfshin tre kontinente dhe prek problemet e identitetit, të humbjes dhe vetmisë", shkruan The Guardian.

    • VIDEO

      ‘Amerikania’, një mesazh i fortë për çdo emigrant që nuk e gjeti veten në dhé të huaj

      'Amerikania' një histori e fuqishme dashurie, por edhe një histori e dhembshme mbi emigracionin, identitetin dhe racën. Një roman gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht i vërtetë, mbi përvojën thellësisht tjetërsuese të të qenit emigrant. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, “ Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review, sjell në shqip nga Shtëpia Botuese Pegi.

      Të nisesh drejt një bote të re, duke braktisur jetën, familjen dhe dashurinë tënde është e vështirë, ndonëse ajo botë shtrihet para teje si tokë e premtuar... një roman që na vë pa frikë përpara syve realitetet tronditëse të kohës që jetojmë. "Në dukje është një histori dashurie – historia e dy të dashuruarve qysh në fëmijëri, por që marrin rrugë të ndryshme kur rriten – por është edhe një analizë brilante e qëndrimeve moderne ndaj racës, që përfshin tre kontinente dhe prek problemet e identitetit, të humbjes dhe vetmisë", shkruan The Guardian.

    • VIDEO

      Si të lëmë pas një dështim, një rënie apo një fatkeqësi dhe të ringrihemi në këmbë?

      Kur një ngjarje e vështirë shënjon jetën tonë, si të ringrihemi e të gjejmë force?! 

      “Vetëm ata që nuk bëjnë asgjë, nuk gabojnë” thotë një fjalë e urtë. Ne bëjmë gabime dhe dështojmë sepse nuk jemi të përsosur, sepse jemi njerëzorë, plot pasione dhe emocione. Nëse dështojmë, do të thotë që kemi provuar, se i kemi dhënë vetes një shans për të realizuar ëndrrat tona, të shkojmë përtej kufijve dhe frikës sonë. Por, sigurisht që askujt nuk i pëlqen të dështojë dhe ndjenja e zhgënjimit që na lë pas nuk është e lehtë për t’u përballuar. Çfarë duhet të bëjmë për të kaluar me pozitivitet një dështim? Si mund ta shohim atë si një moment të ndërgjegjësimit dhe rritjes së re dhe t’i japim një vlerë të ndryshme nga thjesht çështja e vetëvlerësimit dhe e sigurisë në vetvete dhe në aftësitë tona? Si mund të kthejmë dëshpërimin në motiv për të pasur arritje të tjera?

      Flasim në lidhje me këtë temë me panelistet e ftuara në studion e “Rreze Dielli”, pedagogen Nora Malaj, botuesen Loreta Berhami dhe sipërmarrësen Arba Gramo, të cilat ndanë dhe disa nga eksperiencat e tyre personale të përballimit të situatave të vështira të jetës.

    • VIDEO

      Tavë me kunguj, patate dhe vezë nga zonja Albana

      Tavë me kunguj, patate dhe vezë

      Përbërësit:

      • 1 qepë
      • 4 kunguj
      • 4 patate
      • 3 domate mesatare
      • 4 thelpinj hudhër
      • 4 kokrra vezë
      • Pak vaj ulliri
      • Kripë, piper i zi
      • Bimë aromatike

      Përgatitja:

      Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën e grirë hollë, shtojmë patatet dhe kungujt të prerë në shiritë të trashë dhe i kaurdisim mirë me qepën. Shtojmë më pas domatet të prera në kubikë si dhe hudhrat e prera hollë. Ulim temperaturën e sobës dhe e lëmë gatimin të ziejë për 10 minuta në temperaturë mesatare të mbuluar me kapak. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Rrahim vezët dhe i shpërndajmë sipër mbi gatimin. Vendosim kapakun për 5 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë spërkatur me koper ose majdanoz të freskët.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv