• VIDEO

    Shkoi për pushime në Gaza, palestinezi për Report Tv: U bllokova këtu nga lufta, më mirë të vdes me të afërmit

    Palestinezi Abdalla Jaber, i cili ndodhet në Rripin e Gazës ka rrëfyer për Report Tv përjetimet e luftës. Ai është vendosur në Shqipëri dhe tashmë i pajisur edhe më nënshtetësi shqipatre, por u gjend në luftë pasi kishte shkuar për pushime me familjen për të takuar të afërmit.

    • VIDEO

      Sa policë ka larguar vettingu, përgjigjet zv. Ministri i Brendshëm, Hodaj

    • VIDEO

      Pse janë bllokuar gradat në polici: Zv ministri Hodaj, ligji i mbartur, Sokalaj: Po krijohet vakum

    • VIDEO

      Hodaj “përplaset” me ekspertin Rexhepi për shifrat e policëve të inkriminuar

    • VIDEO

      16 punonjës të AMP e 60 policë përdorues të aplikacionit Sky! Gazetari Sokolaj zbulon shifrën! Eksperti: Droga në Tiranë shitet si rigon (11 tetor 2023)

      Janë 16 punonjës policie të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që kanë përdorur aplikacionin Sky si dhe 60 punonjës policie që kanë usera në këtë plaftormë. Shifrat u bënë publike nga zv/kryeredaktori i Report TV, Trazhgim Sokolaj i ftuar sot në studion e emisionit "Përballje".

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Tetor 2023 – Receta/ Buzë të plota me faceyoga / Altin Joka: Guidë për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë e Gjakovës me mish dhe perime / Pite e mbushur me proshutë dhe djathë / Pasta Sy.  

      Face yoga teknika moderne që ju ndihmon të luftoni rrudhat e fytyrës si dhe të konturoni pjesë të ndryshme në fytyrën tuaj. Gjithashtu yoga e fytyrës shërben dhe për të tonifikuar buzët natyralisht, pjesën më sensuale të portretit tonë. Lëkura e buzëve është shumë delikate, do kujdes në mirëmbajtje dhe ka një sërë teknikash natyrale për forcimin e tulit të gojës, pasi plakja nuk vjen nga rrudhat por nga rënia e muskulaturës së fytyrës, thotë Laura Xhaxhiu në studion e “Rreze Dielli” ku tregon dhe disa ushtrime shumë të thjeshta që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për të tonifikuar muskulin e buzëve dhe për të ngritur cepat e buzëve lart. Gjithashtu ajo demostroi dhe disa ushtrime masazhi për të çliruar tensionin që grumbullohet në zonën e gojës rreth buzëve.

      Varësia e fëmijëve nga ushqimet e përpunuara dhe të pashëndetshme është kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin e tyre. A është një betejë e humbur nga ne prindërit, ndonjëherë koha, jeta frenetike na bën që ta neglizhojmë dhe të mos e kemi vëmendjen e duhur tek mënyra sesi ushqehen fëmijët tanë. Por a ka një mënyrë apo rregull të përcaktuar sesi ne mund të largojmë fëmijët nga varësia e ushqimeve të pashëndetshme dhe të kultivojmë zakone të shëndetshme tek fëmijët tanë? Cilat janë ato gabime që prindërit shpesh bëjnë në formën e një tolerance, por të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin e fëmijës? Nutricionisti i njohur Altin Joka, i ftuar në studion e "Rreze Dielli", tregoi një guidë me 10 hapa ku prindërit të bazohen për t'i larguar fëmijët e tyre nga varësitë dhe kequshqyerja, e cila më vonë do të sjellë një dëmtim të ADN-së, një sërë sëmundjesh nga problemet me sistemin nervor, rënien e imunitetit, probleme me kockat, shikimin, veshkat, deri tek obeziteti e më tej. Ai analizoi në program çdo hap, duke dhënë shembuj konkret si një mundësi ideale për prindërit.

    • VIDEO

      Lufta në Rripin e Gazës, shqiptari Kajana: Hamasi do të largojë Izraelin nga vendet arabe

      Të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan një fshat e cila ndodhet afër kufirit, duke vrarë 108 njerëz. Autoritetet raportojnë se numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi operacionet e rikuperimit të trupave kanë nisur ditën e djeshme dhe do të vazhdojnë më tej. 

    • VIDEO

      "Po i vrisni fëmijët tuaj", Altin Joka: 10 hapa për t’i hequr fëmijëve varësinë nga këto ushqime

      Varësia e fëmijëve nga ushqimet e përpunuara dhe të pashëndetshme është kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin e tyre. A është një betejë e humbur nga ne prindërit, ndonjëherë koha, jeta frenetike na bën që ta neglizhojmë dhe të mos e kemi vëmendjen e duhur tek mënyra sesi ushqehen fëmijët tanë. Por a ka një mënyrë apo rregull të përcaktuar sesi ne mund të largojmë fëmijët nga varësia e ushqimeve të pashëndetshme dhe të kultivojmë zakone të shëndetshme tek fëmijët tanë? Cilat janë ato gabime që prindërit shpesh bëjnë në formën e një tolerance, por të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin e fëmijës?

      Nutricionisti i njohur Altin Joka, i ftuar në studion e "Rreze Dielli", tregoi një guidë me 10 hapa ku prindërit të bazohen për t'i larguar fëmijët e tyre nga varësitë dhe kequshqyerja, e cila më vonë do të sjellë një dëmtim të ADN-së, një sërë sëmundjesh nga problemet me sistemin nervor, rënien e imunitetit, probleme me kockat, shikimin, veshkat, deri tek obeziteti e më tej. Ai analizoi në program çdo hap, duke dhënë shembuj konkret si një mundësi ideale për prindërit.  

    • VIDEO

      Më të plota dhe më voluminoze, reduktoni rrudhat sipër buzëve me këto hapa të thjeshtë

      Face yoga teknika moderne që ju ndihmon të luftoni rrudhat e fytyrës si dhe të konturoni pjesë të ndryshme në fytyrën tuaj. Gjithashtu yoga e fytyrës shërben dhe për të tonifikuar buzët natyralisht, pjesën më sensuale të portretit tonë. Lëkura e buzëve është shumë delikate, do kujdes në mirëmbajtje dhe ka një sërë teknikash natyrale për forcimin e tulit të gojës, pasi plakja nuk vjen nga rrudhat por nga rënia e muskulaturës së fytyrës, thotë Laura Xhaxhiu në studion e “Rreze Dielli” ku tregon dhe disa ushtrime shumë të thjeshta që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për të tonifikuar muskulin e buzëve dhe për të ngritur cepat e buzëve lart. Gjithashtu ajo demostroi dhe disa ushtrime masazhi për të çliruar tensionin që grumbullohet në zonën e gojës rreth buzëve.  

    • VIDEO

      Rruga me 'gjemba' e zonjës së Trëndafilave! Sot në ora 20:00 në Report Tv në 'Një nga ne'

      Enjohin si zonja e trëndafilave.

      La profesionin si ekonomiste për të shitur lule në rrugët e Tiranës.

      E përlotur tregon se diçka e madhe i ka mbetur peng.

      “Babi nuk e pa suksesin tim.”

      Sakrificat që i janë dashur dhe mësimet e nxjerra nga puna në rrugë.

      'NJË NGA NE' pr

    • VIDEO

      Shije nostalgjie / Pasta Sy nga zonja Albana

      Pasta sy

      Përbërësit:

      • 500 gr miell
      • 1 lk sodë
      • 3 vezë të plota
      • 150 gr sheqer
      • 150 gr gjalpë
      • 4 lgj mjaltë
      • 1 fk ujë
      • 1 e verdhë veze
      • Pak reçel

      Përgatitja:

      Trazojmë miellin me sodën dhe krijojmë një hapësirë në mes. Në një tas hedhim vezët dhe sheqerin, i rrahim, më pas shtojmë gjalpin e shkrirë, mjaltin dhe ujin. I përziejmë mirë dhe i hedhim tek mielli duke zenë një brumë jo shumë të fortë.

      Hapim brumin në tavolinë, e ndajmë në forma dhe i lyejmë me të verdhë veze. Vendosim në qendër të pastave pak reçel sipas preferencës dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius.

    • VIDEO

      Super shije / Tava e Gjakovës me mish dhe perime nga zonja Albana

      Tava e Gjakovës

      Përbërësit:

      • 4-5 racione mish viçi
      • 4-5 qepë
      • 2-3 karrota
      • 2 kunguj
      • 2 patëllxhanë
      • 3 speca jeshil
      • 1 spec djegës
      • 1 kg domate
      • 6 thelpinj hudhra
      • 4-5 lgj vaj ulliri
      • Kripë, piper i zi, piper i kuq
      • Majdanoz i freskët

      Përgatitja:

      Vendosim në zjarr mishin që të ziejë. Në një tenxhere tjetër kaurdisim mirë qepët, më pas shtojmë specin djegës dhe specat jeshile. Vijojmë kaurdisjen duke shtuar karrotat e prera në kubikë, kungujt e njomë dhe patëllxhanët gjithashtu në kubikë. Ndërkohë domatet e grira i vendosim në një tavë, i spërkasim me kripë, piper të zi, piper të kuq, vaj ulliri. Shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe majdanozin e grirë dhe i vendosim në furrë për 30 minuta duke i trazuar herë pas here.

      Më pas, perimet e kaurdisura i shtojmë në tavën me domate dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Vendosim racionet e mishit, shtojmë në tavë dhe një gotë lëng mishi dhe e vendosim të piqet në furrë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv