-
VIDEO
Pite e mbushur me proshutë dhe djathë nga zonja Albana
Pite e mbushur me proshutë dhe djathë
Përbërësit:
- 400 ml dhallë
- 500 gr miell
- 1lç kripë
- Pak sheqer
- 1lç maja
Për mbushje:
- 300 gr djathë
- 150 gr proshutë FIX
- 100 gr gjalpë
Përgatitja:
Tresim në ujë majanë, sheqerin, pak miell dhe e lemë të aktivizohet. Zëmë brumin më pas dhe e lemë të vijë për 40 minuta. Pasi brumi është gati e hapim në tryezën e punës, e lyejmë me gjalpë dhe e mbushim me proshutë dhe djathë të grirë të cilin e kemi përzier me copëza gjalpi. E mbledhim piten në formë boçeje dhe më pas e hapim me okllai, në fund e spërkasim me djathë sërish. E vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Sonte në Repolitix të dhënat e sondazhit politik për muajin Tetor
Sonte në Repolitix të dhënat e sondazhit politik për muajin Tetor në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja. Temat më të nxehta të muajit që nga rendi dhe siguria publike, cilësia e shërbimit shëndetësor privat apo dhe qëndrimi ndaj ngjarjeve në veriun e Kosovës. Cili është vlerësimi sot për qeverinë dhe për opozitën? Kush është politikani më i pëlqyer në vend ? Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot cila parti do të fitonte? Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte në Repolitix ora 21:00 me të dhënat e sondazhit për muajin tetor.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 11 tetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga pagat e administratës do rriten deri në 16 për qind te përplasje PS-PD për dënimin ose jo të Serbisë e deri tek 31 mijë të moshuar jetojnë vetëm në Shqipëri.
-
VIDEO
Basha përjashton Bardhin nga PD (10 Tetor 2023)
Përçarja në Partinë Demokratike është thelluar edhe më tepër, ndërsa tashmë është ndarë një tre pjesë. Anëtari i kryesisë, Azgan Haklaj, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se Gazment Bardhi ka mbetur një mashtrues ordiner e se nuk mundet që të përqeshë PD-në.
-
VIDEO
Përjashtimi i Bardhit/ Haklaj: Ai s’mund të përqeshë PD-në, është mashtrues! Kalaja: Është aktor i rëndësishëm opozitar! Burimi: Basha, figurë që u shërben amerikanëve
Përçarja në Partinë Demokratike është thelluar edhe më tepër, ndërsa tashmë është ndarë një tre pjesë. Anëtari i kryesisë, Azgan Haklaj, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se Gazment Bardhi ka mbetur një mashtrues ordiner e se nuk mundet që të përqeshë PD-në.
-
VIDEO
Nga mos kryerja e detyrave si Sekretar i Përgjithshëm te kërkesa për rikthimin e Bylykbashit në grupin e PD-së, ja pse u shkarkua Gazment Bardhi
Kryesia e Partisë Demokratike përjashtoi dje nga Partia Demokratike Gazment Bardhin. Report tv ka zbardhur edhe arsyet e shkarkimit të Gazment Bardhit
-
VIDEO
Horror/Tre fëmijët panë nënën të mbuluar me gjak, babai vrasës u zhduk me thikën në dorë (10 tetor 2023)
4 qershor 2023 Nje ngjarje makabër tronditi qytetin e Korces… Nje baba ne gjendje te dehur dëbon fëmijët e mitur nga banesa dhe me thikë godet bashkëshorten e tij, Marjola Myrtellarin. Pasi kreu krimin u arratis ne drejtim te paditur… 38-vjeccarja e shtrirë per tokë kërkonte ndihmë… Minuta të tëra e vetme përpëlitej dhe luftonte për jetën, derisa të vegjlit u kthyen në shtëpi…..dhe gjetën nënën te mbuluar ne gjak. Kjo skenë është rrënjosur thellë në memorien e fëmijve dhe do të ngelet një plagë në zemrat e tyre… Në gjendje shoku dhe paniku vajza e madhe e familjes telefonon ambulancën… Nëna e 3 fëmijëve u dërgua në spitalin rajonal të Korcës dhe dy ditë më vonë u transportua me helikopter në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore… Luftoi plot 26 ditë për jetën e saj… Luftoi për të mos lënë të vetëm fëmijët… Por nuk ia doli pasi kishte marrë plagë të shumta me thikë në trup… Ndërsa sot 3 fëmijët e mbetur jetim u larguan nga Korcca dhe streohen në shtëpinë e tezes së tyre në kryeqytet. Ajo iu betua motrës se do të kujdesej për fëmijët, të cilit ishin drita e syve të Marjolës. Tatiana amanetin e motrës do ta coj deri në fund mes sakrificiave dhe dhimbjes… Ajo kërkon që të marrë kujdestarinë e fëmijëve… Me vetëm një rrogë në shtëpi, bashkëshorti i Tatianës punon për t’iu siguaruar jetesën jo vetëm 3 fëmijve të tij, por edhe 3 fëmijve jetim… Në një shtëpi të vogël, në kushte kushte të mjerushme ata përpiqen të mbijetojnë mes varfërisë dhe agonisë… Fëmijët ende nuk janë mësuar me mungesën e nënës dhe e kërkojnë vazhdimisht atë. Ata janë të traumatizuar, ku zgjohen në mes të natës me klithma ‘’Më vrau mamin’’. E vizitojnë shpesh varrin e nënës dhe djali i vogel ulet në mermerin e ftohtë dhe i lutet nënës që t’ia bëj edhe atij një vend. Djali 8-vjeçar, i cili vuan nga epilepsia ishte shumë i lidhur me të ëmën e shpesh shprehet ‘’Kur të mbush 18-vjeç dua të punoj dhe të blej një shtëpi të madhe që të zbres edhe mamin nga Qielli për të jetuar përgjithmonë me të’’. 3 fëmijë të mbetur jetim në mes të katër rrugëve… të pashpresë për të ardhmen… në mungesë të nënës dhe një babai që është mbrapa hekurave kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmë, ndaj Tatiana do të rrëfej historinë ditën e sotme në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’.
-
VIDEO
Shqiptarët dhe vdekja, Esencë Report Tv (10 tetor 2023)
Shqiptarët dhe vdekja
Cilat janë fotot e famshme në Shqipëri që flasin për cermonitë mortore më të çuditshme? Pse shpesh herë shqiptarët si edhe shumë vende të tjera të botës bëjnë foto me të vdekurit? A kemi ndryshime apo jemi të ngjashëm me botën?! A ishin fotografët shqiptarë po ata artistë që fotografonin edhe gëzimet familjare? Cili ka qenë dikur raporti i shqiptarëve me vdekjen? I ftuar në studion e emisionit Esencë, Ermir Hoxha Historian Arti dhe studiues Artisti Besart Papa tregon për maskën e vdekjes në studion e tij
-
VIDEO
Lufta gjysmëshekullore Izrael-Palestinë (10 tetor 2023)
-
VIDEO
Shqiptaro-izraelitët që jetojnë në Izrael për Report Tv: Nuk e lëmë vendin, kjo tokë mbrohet me gjak
Asnjë person komuniteti shqiptaro-izraelit nuk është larguar nga Izareli drejt Shqipërisë, që kur Hamasi sulmoi në një mënyrë të paprecedente shtetin e Izraelit, duke futur vendin në luftë
-
VIDEO
Meçollari në Report Tv: Hamasi ka kryer krime monstruoze, ushtria izraelite ka legjitimitetin ta eliminojë plotësisht
Artur Mecollari, ish-komandanti i Forcave Detare, në një intervistë për ‘Frontline Intervew’ në Report Tv tha se synimi i ushtrisë izraelitë është eliminimi i plotë i Hamasit. Për gazetaren Marsela Karapanço, Meçollari tha se Hamasi ka kryer krime monstruoze, që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se Izraeli ka legjitimitetin e plotë që të kryejë një spastrim të plotë të Hamasit.
-
VIDEO
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, Kollçaku: Izraelitët s’e njihnin mirë kundërshtarin, lufta do të zgjasë! Bogdani: Ka dobësim të fuqive të mëdha
Bardhyl Kollçaku, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se izraelitët duket se nuk e njihnin mirë kundërshtarin