Gjellë e shijshme me mish viçi dhe qepë të njoma nga zonja Albana

6 Tetor 2023, 12:21

Gjellë me mish viçi dhe qepë të njoma

Përbërësit:

  • 500 gr mish viçi
  • 1.5 kg qepë të njoma
  • 2 tufa koper
  • 1 gjethe dafine
  • 500 ml lëng mishi
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim mishin në thela dhe e vendosim të ziejë. Qepët e njoma (vetëm pjesën e bardhë) i presim në rrethore dhe i kaurdisim me yndyrë. Më pas shtojmë nga pak lëng mishi, gjethen e dafinës dhe koperin e grirë imët. E lemë të ziejë avash duke shtuar buljon gradualisht sikurse dhe copat e mishit. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e servirim të ngrohtë.