Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Qershor 2026 – Receta/ Rreziku nga nishanet/ Joga dhe jeta e shëndetshme

24 Qershor, 16:17 | Përditesimi: 24 Qershor, 16:17

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Japrakë me gjethe pazie / Qofte me kuinoa dhe perime / Paksimadhe – Biskota krokante me bajame dhe kanellë.

Shpesh i konsiderojmë nishanet si shenja të zakonshme në lëkurë, diçka që e kemi pasur gjithmonë dhe që nuk na shqetëson. Por a i njohim vërtet? Kur janë thjesht pjesë e trupit tonë dhe kur mund të kthehen në një sinjal që nuk duhet neglizhuar? Ekspozimi në diell, ndryshimet hormonale apo vetë karakteristikat e organizmit mund të ndikojnë në shfaqjen dhe ndryshimin e tyre. Mjekja dermatologe Brunilda Bardhi u ndal tek rëndësia e kontrollit të nishaneve, shenjat që duhet të na tërheqin vëmendjen dhe mënyrën se si mund të kujdesemi më mirë për shëndetin e lëkurës sonë.

Joga për disa është aktivitet fizik, për disa të tjerë një mënyrë relaksimi, por për shumë njerëz është kthyer në një filozofi jete. Klodian Murati ka ecur për 10 vite në këtë rrugëtim dhe së fundmi ka festuar një dekadë të dedikuar jogës. Ai rrëfeu në studion e “Rreze Dielli” transformimin që ka bërë joga në jetën e tij dhe shumë njerëzve në këto 10 vite, por edhe për mënyrën se si mund të ndërtojmë një jetë më të shëndetshme, më të qetë, pa ankth, dhe më të ndërgjegjshme përmes disa teknikave të thjeshta.

MC/Shqiptarja.com