-
VIDEO
Vrasja e policit në Kosovë, Çollaku për ‘5 Pyetjet’: Agresion ushtarak, Vuçiç synonte ankesimin e pjesës veriore të Mitrovicës
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë pasi u qëllua nga bandat serbe. Sipas Çollakut, ky ka qenë një agresion ushtarak që kishte si qëllim që të aneksohej me paramilitarë të Beogradit pjesa veriore e Mitrovicës.
-
VIDEO
Përplasjet në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force
Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni Kontrast në Report TV duke komentuar përplasjet mes policisë së kosovës dhe grupit serb, tha se kësaj here Kosova krahas të drejtës tregoi një akt të pashembullt force.
-
VIDEO
Përplasjet në Veri të Kosovës, deputeti i PS, Xhafaj: Ky është alarmi! Këmbanat për luftë në Ballkan janë aty
Deputeti i PS Etjen Xhafaj deklaron se vrasja e policit në Kosovë dhe plagosja e tre të tjerëve në përleshjet me një grup të armatosur serb, nuk është një këmbanë alarmi por vetë alarmi.
-
VIDEO
Kontrast - Dramë lufte në Kosovë, çfarë ndodh më pas? (25 shtator 2023)
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit, Petro Koçi në Report Tv: Drejtësia e re të guxojë, të thërrasë edhe Sali Berishën dëshmitar
Deputeti socialist, Petro Koçi i ftuar në Report Tv ka folur mbi masakrën e Gërdecit, që i mori jetën 26 personave të pafajshëm, si edhe rrëfeu paraskenat e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një javë pas atij ‘krimi shtetëror’. Teksa GJJKO ka kërkuar 71 dëshmitare në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, deputeti Koçi thotë se drejtësia e re duhet të guxojë më shumë dhe të thërrasë edhe dëshmitarë të tjerë, mes tyre edhe Sali Berishën.
-
VIDEO
Petro Koçi në Report Tv: Të merret si provë procesverbali i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë për Gërdecin në 2008-ën! Trebicka më tha se kishte takuar Shkëlzen Berishën për çmimin e fishekëve
Petro Koçi ka rrëfyer sot në Report Tv prapaskenat e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në vitin 2008, një javë pas tragjedisë së Gërdecit. Koçi tregon përpjekjet e Sali Berishës për t’ia atribuuar shërbimeve të huaja masakrën e Gërdecit, si edhe takimet me Kosta Trebickën, i cili i kishte treguar se ishte takuar me Shkëlzen Berishën për çmimet e fishekëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kukës, Elezi në Report Tv: Berisha humbi, fitorja nuk ishte meritë e PS! Takimi me deputetët e Bardhit ishte mesazh i gabuar
Partia Socialiste ka fituar Kukësin me një diferencë të thellë votash, madje edhe në raport me rezultatin e 14 majit. Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi thotë në Report Tv se kjo rënie s’ka të të bëjë me fushatën e socialistëve, por me mënyrën se si funksionoi opozita.
-
VIDEO
Vrasja e policit në veri, eksperti i sigurisë: Kërkojnë destabilizimin e Kosovës! Analisti: Lajçak e Escobar po përkëdhelin Serbinë
Veriu i Kosovës është në qendër të vëmendjes pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku. Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka komentuar në Report Tv trazirat në veri dhe grupin e armatosur serb që ishte futur në veri të Kosovës dhe hapën zjarr duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër.
-
VIDEO
Vrasja e policit në veri, Haliti i PDK-së: Manastiri i Banjkës dhe një manastir tjetër janë të mbushur plot me armë që kanë ardhur nga jashtë Kosovës
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti e quan të domosdoshme realizimin e një analize tërësore mbi atë çfarë ndodhi dje në fshatin Banjskë të Zveçanit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Shtator 2023 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Zjarri i natës, Ylli Merja
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash tradicionale plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh / Fërgesë tradicionale me suxhuk.
Sipas astrologut Jorgo Pulla, duket se java e fundit e muajit shtator është një javë e rëndësishme ku kërkohet, vëmendje, mund dhe punë! Java fillon me një trekëndësh të Jupiterit me Mërkurin, i cili do të ndikojë tek të gjitha shenjat duke na bërë optimist, na sjell prespektiva shumë të mira për marrëveshje të reja, propozime, njohje, gjithashtu një dhuratë e rëndësishme do të na ofrohet në çështje pune dhe karriere. Përfitimet dhe favorizimin më të madh në këtë ndikim do ta ketë shenja e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit. Ndërsa ditën e martë kemi Hënën në Ujor, ku fokusi më i madh do të jetë puna, duke na dhënë një mundësi shumë të mirë për të stabilizuar çdo problematikë që mund të kemi në lidhje me të. Më datën 28 shtator duket se Hëna në shenjën e Peshqve kërkon pak vëmendje, do të jetë një ditë me “mjegull”. Kujdes në bisedime! Ditën e premte, më datë 29 shtator, kemi Hënën e plotë të këtij muaji, e cila do të ndikojë në zhvillime lidhur me çështjet ligjore dhe marrëdhëniet shpirtërore. Do të jetë një kohë ku do të kujtohen trazirat e së shkuarës… Nëse keni probleme me ligjin, probleme konfliktuale në punë apo shoqëri, mundohuni t’i zgjidhni pikërisht këtë javë, pasi ndikimet sidomos pas ditës së premte do të jenë favorizuese në këtë drejtim. Kjo periudhë është shumë e rëndësishme, pasi keni mundësinë për të mbyllur çështje të mëdha.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjen e zjarrit të natës. Çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet apo kurohet përmes bimëve mjekësore. Herpes zoster ose siç njihet në gjuhën popullore “zjarri i natës”, është një ndër patologjitë më torturuese, pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të puçrrave në sipërfaqe të lëkurës. Zjarri i natës është një virus që e bën trupin të duket sikur ka marrë flakë. Ky virus nuk është ngjitës dhe prek më shumë moshat e treta si pasojë e rënies së imunitetit. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon përdorimin e bimëve me veti të forta antivirale si rigoni, xhinxhër, qepë, hudhër, jamball, pelina e ëmbël, karafili, dëllinja, pisha, etj. Gjithashtu përdorimin e bimëve që rrisin rezistencën e organizmit si sanza, alkania ngjyruese, trëndafili i egër, ekinace, propolis blete dhe kremra antiviral. Gjithashtu ai tregoi hap pas hapi dhe një trajtim të suksesshëm alternativ për kurimin e zjarrit të natës si dhe një recetë që të gjithë mund ta bëjnë vetë në shtëpi, një antiviral i mrekullueshëm.
-
VIDEO
Kukësi ‘karton të kuq’ Berishës, analisti në Report Tv: Po merr më qafë dhe Ilir Metën! Kreu i PL-së, ka vënë bast me kalin e lodhur
Kukësi rrëzoi për herë të dytë koalicionin Berisha-Meta, ndonëse qytetarët e Kukësit u përballën me një skandal në zyrat e shtetit, nga ish kryebashkiaku Safet Gjici. Kjo ishte përmbledhja e asaj që lexoi analisti, Lavdrim Lita nga këto zgjedhje në Kukës, të cilat dhanë një rezultat me fitore të thellë të Partisë Socialiste me mbi 5 mijë vota.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kukës tjetër shuplakë për Berishën! Albert Halilaj fiton me 5594 vota para! PS shtyn festën pas zisë në Kosovë
Kuksianët vendosIn! Drejtimin e pushtetit vendor ia besojnë sërish socialistëve duke i dhënë kështu një tjetër shuplakë Sali Berishës dhe atyre që e ndjekin pas. Albert Halilaj, kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të madhe votash 5594 vota para.