-
VIDEO
Humb sërish vajza e gjetur pas 12 vitesh, u trondit kur familja zbuloi trafikimin e saj (26 Korrik 2023)
Mimoza Kallmi pa mbushur 18 vjec largohet me të dashurin e saj nga Kucova në drejtim të paditur, duke humbur cdo kontakt me familjen e saj në Berat. I trëmbur, babai i vajzës bëri denoncim në polici pa kaluar 24-orë nga ikja e saj, por fatkeqesisht të bijën nuk e ktheu dot në shtëpi. Nga kërkimet e para, ata mësuan se Mimoza kishte dy muaj që ishte dashuruar me një të ri dhe ky i fundit e kishte dërguar në Itali dhe e gjithë frika ishte së mos e trafikonin. Ditët po kalonin dhe ende familja Kallmi nuk kishin një lajm, ndaj nisën të kërkonin kush ishte personi që e mashtroi dhe e ndau nga familja. Trokitja në familjen e djalit në Kucovë, nuk hodhi dritë mbi fatin e të resë. Prindërit e djalit nuk treguan asgjë, madje ata kishin humbur vetë kontaktet me të birin dhunues. Nga cfarë mësuan, jeta e vajzës së tyre ishte në rrezikë, pasi djali që ajo dashuronte ishte dhunues dhe në qytet njihej si djalë problematikë. Trokitën kudo, një baba e nënë që nuk rreshtën kurr së qari për të bijën, që fatkeqsisht Mimoza e tyre figuron edhe sot e humbur. 2008 Greqi Pas 12 viteve, Mimoza Kallmi shfaqet në Greqi, ku mbesa e saj fare rastësisht e takon. Një takim që do zgjaste vetëm pak minuta. Por, tezja nuk shfaqi interes për familjen e saj në Berat, ku nuk pyeti për askënd. U largua për së dyti, duke mos lënë një adresë…. Sot, Mimoza Kallmi ka mbushur 45-vjec dhe familjarët prej vitit 1996 nuk e kanë parë. 27-vite që ata e kërkojnë… 27-vite që ndjejnë mall…. 27-vite sot, dhe kanë një mesazh
-
VIDEO
Binomi politikë-drejtësi, ka nisur konflikti pa kthim! (26 korrik 2023)
Rreth një vit më parë Bajram Begaj u betua si President i Republikës së Shqipërisë. Gjatë një viti si kryetar i shtetit shqiptar Bajram Begaj i dha një imazh ndryshe presidencës shqiptare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, duke folur për rolin e tij, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Begaj ka bërë një baraslargim moral dhe kushtetues nga palët politike e se sot se di askush se për kë voton presidenti
-
VIDEO
Një vit president, Rama dhe Vangjeli konsensus për Begajn: Askush nuk e di për ke voton presidenti! Analisti zbulon rolin e presidentit në konfliktin Rama-Kurti
Rreth një vit më parë Bajram Begaj u betua si President i Republikës së Shqipërisë. Gjatë një viti si kryetar i shtetit shqiptar Bajram Begaj i dha një imazh ndryshe presidencës shqiptare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, duke folur për rolin e tij, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Begaj ka bërë një baraslargim moral dhe kushtetues nga palët politike e se sot se di askush se për kë voton presidenti
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Korrik 2023 – Receta tradite / Biobarica Albania / Ushtrime në kushte shtëpie
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kunguj, vezë dhe djathë / Qofte me kungull / Supë me perime të stinës.
Në studion e "Rreze Dielli" folëm sot për Biobarica Albania. Mjeku fizioterapist Miriam Qerimi ka sjellë për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan këtë inovacion në fushën e mjekësisë. Ai tha se Biobarica është nje trajtim mjekësor joinvaziv, që rrit vëllimin e oksigjenit të tretur në plazmën e gjakut. Pacienti hyn në dhomën hiperbarike dhe përmes një maske merr përqëndrime të larta të oksigjenit me një presion më të lartë se sa presioni normal atmosferik. Kjo ka për qëllim të gjenerojë procesin e Hiperoksisë. Kjo metodë efikase është e çertifikuar nga FDA dhe është testuar edhe tek pacientë shqiptarë. Një prej tyre ishte edhe Vera Gjeta, e cila përmes një lidhje skype tregoi eksperiencën e saj me trajtimin hiberbarik.
Ushtrime në kushte shtëpie për barkun, krahët dhe vithet me instruktoren Erilanda Bakalli. Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Instruktorja Erilanda Bakalli në studion e “Rreze Dielli” demostron disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për uljen e barkut, tonifikimin e krahëve, këmbëve dhe rimodelimin dhe forcimin e muskujve të vitheve.
-
VIDEO
Buzëqeshja e vrarë e Sulës së Fajes ( E plotë)
Një dokumetar kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit te njohur të viteve '30 Xhemal Farka, pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1948.
-
VIDEO
BIOBARICA, pajisja që trajton patologji me oksigjen hiperbarik, për herë të parë në Shqipëri
Në studion e "Rreze Dielli" folëm sot për Biobarica Albania. Mjeku fizioterapist Miriam Qerimi ka sjellë për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan këtë inovacion në fushën e mjekësisë. Ai tha se Biobarica është nje trajtim mjekësor joinvaziv, që rrit vëllimin e oksigjenit të tretur në plazmën e gjakut. Pacienti hyn në dhomën hiperbarike dhe përmes një maske merr përqëndrime të larta të oksigjenit me një presion më të lartë se sa presioni normal atmosferik. Kjo ka për qëllim të gjenerojë procesin e Hiperoksisë.
Kjo metodë efikase është e çertifikuar nga FDA dhe është testuar edhe tek pacientë shqiptarë. Një prej tyre ishte edhe Vera Gjeta, e cila përmes një lidhje skype tregoi eksperiencën e saj me trajtimin hiberbarik.
-
VIDEO
PD çoi Bardhin për ‘hetim’, mblidhet sot Komisioni i Etikës, Açka i kërkon të jetë prezent! Kryesia: Të shfuqizohet vendimi për thirrjen e Këshillit
Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës do të mblidhet ditën e sotme në orën 19:00, për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Partisë Demokratike, që kërkon shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit për mbledhjen online të Këshillit Kombëtar.
-
VIDEO
Ju duhet vetëm një llastik / Me këto ushtrime të thjeshta ulni barkun, tonifikoni krahët dhe kofshët
Ushtrime në kushte shtëpie për barkun, krahët dhe vithet me instruktoren Landa Bakalli
Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Instruktorja Landa Bakalli në studion e “Rreze Dielli” demostron disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për uljen e barkut, tonifikimin e krahëve, këmbëve dhe rimodelimin dhe forcimin e muskujve të vitheve.
-
VIDEO
Qofte me kungull, të shpejta dhe pa kosto nga zonja Albana
Qofte me kungull
Përbërësit:
- 2 kunguj
- 1 karrotë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 vezë
- 4 lgj miell
- 1 majë luge sodë
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Grijmë në rende kungullin, shtojmë karrotën gjithashtu të grirë në rende së bashku me qepën e grirë shumë imët. Shtojmë vezët, kripë, piper dhe hudhrat e shtypura. E trazojmë mirë brumin e qofteve dhe në fund shtojmë miellin me pak sodë buke. Vendosim vajin të nxehet në tigan dhe hedhim lugë - lugë qoftet të skuqen në temperaturë jo shumë të lartë.
-
VIDEO
Tavë vere me kunguj, vezë, qumësht dhe djathë nga zonja Albana
Tavë me kunguj, vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 300 gr kunguj
- 2 lgj miell
- 3 vezë
- 3 lgj qumësht
- 3 lgj djathë të grirë
- Proshutë FIX
- Majdanoz
- Galetë
- Arrë moskat
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim kungujt në disqe, i spërkasim me miell, kripë e piper dhe i vendosim në një tavë qelqi të lyer me pak vaj ulliri. Rrahim vezët me qumësht, shtojmë djathë të grirë, kripě, piper dhe arrë moskat. E shtojmë masën mbi kungujt, vendosim disa feta proshutë, e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.
-
VIDEO
Supë me perime të stinës nga zonja Albana
Supë me perime të stinës
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 lgj gjalpë
- 2 karrota
- 2 patate
- 2 kunguj
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
- 1 brokoli
- 1 lgj miell
- Buljon të ngrohtë
- Kripë, piper i zi
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Kaurdisim me gjalpë fillimisht qepën e grirë imët, shtojmë perimet e prera në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë pak miell dhe buljon të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 10 minuta. Në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Me pushime në Durrës, 4 shqiptarë nga Kosova merren peng në garazhin e banesës, arrestohen 2 durrsakë
Katër shtetas kosovarë dyshohet se janë mbajtur peng në garazhin e banesës nga dy durrsakë