-
VIDEO
I vodhi të atit 100 mijë lekë, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë
Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi i vidhte shuma të ndryshme parash babait të tij.
-
VIDEO
SPAK mbyll hetimet, kërkon gjykim për Rrumin e Shijakut dhe për ish avokatin e shtetit! Laho e korruptoi me 900 mijë lekë që mos shkonte në gjyq
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim ish avokatin e shtetit, Irgen Kërçukun. SPAK pretendon se juristi është korruptuar nga Rrumi i Shijakut, Aleksandër Laho për të mos shkuar në një gjyq pronash që kishte me Pal Seçunin. Pasi mori shifrën prej 900 mijë lekë nga Rrumi, Irgen Kërçuku nuk shkoi në gjyq
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga ndryshime në qeveri apo në PS? Surprizat e Ramës sot në Asamble te ku e çoi Bardhi vulën e PD e deri tek mjafton një "dhuratë", Partizani prek kualifikimin.
-
VIDEO
Thellohet kriza, 3 PD për një vulë ( 25 korrik 2023)
Përplasja mes Partisë Demokratike zyrtare vijon për çështjen e vulës. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se Kryesia vendosi që t’ia marë vulën Gazment Bardhit sepse ky i fundit nuk ka vulosur vendimet e Kryesisë për procesin zgjedhor për kryetarin e ri.
-
VIDEO
Kryesia i mori vulën Bardhit, Kthupi në ‘Repolitix’: Nuk firmosi vendimet për zgjedhjen e kryetarit të ri! Çaça: Është ‘gardian’ i statutit
Përplasja mes Partisë Demokratike zyrtare vijon për çështjen e vulës. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se Kryesia vendosi që t’ia marë vulën Gazment Bardhit sepse ky i fundit nuk ka vulosur vendimet e Kryesisë për procesin zgjedhor për kryetarin e ri.
-
VIDEO
Buzëqeshja e vrarë e Sulës së Fajës / pjesa 2 (25 Korrik 2023)
Një dokumetar kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit te njohur të viteve '30 Xhemal Farka, pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1948. Pjesa e dytë trajton prapaskenat se si u dënua Xhemal Farka fillimisht me burg e me pas u pushkatua duke i zhdukur edhe varrin. Përpjekjet e familjarëve për ti gjetur eshtrat dhe për të zbuluar dhe publikuar veprën e tij publicistike.
-
VIDEO
Fitorja në Rrogozhinë, deputeti socialist për Report Tv: PS pati angazhim dyfish më të madh! Berisha e Meta vendosën si kandidat një ‘produkt importi’
Deputeti socialit Etjen Xhafaj dhe njëherazi i deleguari i PS për Rrogozhinën komentoi në Report Tv fitoren e socialistëve në zgjedhjet që u ripërsëritën të dielën. Xhafaj tha se fitorja me një diferencë të thellë ishte e papritur në Rrogozhinë, por sipas tij kjo ishte rezultat i angazhimit më të madh që patën strukturat e PS.
-
VIDEO
Drama e 16-vjecarit qe u lidh me një grua të martuar, zbulon të vërtetën mbi nënën e tij… (25 Korrik 2023)
Kanë kaluar shumë vite që Amir Morina nuk njoftohet më me familjarët e tij. Ishte viti 2008 kur djaloshi 16-vjeçar i asaj kohe, zbulon një sekret familjar e ndërsa nuk arrin dot të falë babain, largohet përgjithmonë nga shtëpia. Amir Morina erdhi në jetë në vitin 1992 nga Naip dhe Bedrie, në fshatin Topanicë Komuna e Kamenicës-Kosovë. Ende pa mbushur një muaj nga lindja e djalit, çifti divorcohet. Gjykata vendos që kujdestarinë e foshnjes ta mbajë babai, pasi nëna e braktisi. Ky i fundit, u rimartua dhe Amiri u rrit nga njerka, e cila e zëvëndësoi mësëmiri nënën biologjike. Vitet kaluan, djali u rrit, nisi shkollën… Në jetë erdhën edhe tri motrat e tij, por askush nuk e mori guximin t’i tregonte të vërtetën për nënën e tij biologjike, e cila jetonte në një fshat jo shumë larg fshatit të tij. Djaloshi ka qënë i lidhur shumë me nënën që e rriti dhe e kundërta, njerka e donte si djalin e saj dhe nuk e ndante kurrë nga fëmijët. Drama në jetën e Amirit nisi në momentin që ai njihet me një grua të martuar dhe bije në dashuri. Ajo ishte kushërira nga fisi i nënës biologjike dhe po kjo grua shkakton plagë akoma më të rënda tek adoleshenti, kur i rrëfen një natë jetën e tij dhe të vërtetën që i ishte mohuar për 16 vite nga dy prindërit. Ka qënë një shok për të riun, kur zbuloi që nëna e tij, nuk ishte ajo që e kishte sjellë në jetë, por ishte njerka. Më 9 shkurt të 2008, Amiri përballet me dy prindërit e tij dhe kërkon të degjojë të vërtetën nga goja e tyre. Situata ishte e rëndë në familje, babai tregon se djali atë natë ishte shumë i rënduar psikologjikisht dhe nuk pranonte dot realitetin. Pasi konfirmon gjithçka, ai del nga shtëpia dhe deri më sot nuk është bërë më i gjallë. Babai i tij në këto vite, ka kërkuar kudo për të birin, por asnjë lajm nuk ka mësuar prej tij. Mësohet se dhe nënën biologjke nuk e ka takuar, pasi ai i ishte shprehur të dashurës, që nuk do të shkonte kurrë ta njihnte, pasi ajo e kishte braktisur. Sot babai i tij është në kërkim të një të vërtete, atë se çfarë ndodhi me fatin e të birit…
-
VIDEO
Vapa përvëluese, mjeket në Report Tv: Mos dilni pa kapele e pa ujë! Kondicioneri nuk duhet të ketë diferencë me temperaturën jashtë më shumë se 5 gradë
Temperaturat përvëluese janë kryefjalë e ditëve të fundit. Mjekja dhe specialistja e ISP në Report Tv kanë bërë disa rekomandime imediate në mënyrë që kjo verë të jetë e përballueshme për të gjithë
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Korrik 2023 – Receta / Luiza Gega / Fëmijët në plazh / Dermatiti / Obelisku
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë sfoljatë me perime dhe proshutë / Gjellë vere me barbunja dhe oriz / Sultiash i pjekur në furrë.
Luiza Gega triumfon me tre medalje ari, një rekord absolut në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që u zhvillua në Kraljevo të Serbisë, duke siguruar kështu dhe kualifikimin për Lojërat Olimpike Paris 2024. Sportistja kuqezi triumfoi në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke arritur kohën kualifikuese për në Lojërat Olimpike, duke u bërë kështu sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024. Në një lidhje skype me studion e "Rreze Dielli", Gega rrëfen emocionet dhe synimin e saj në Kampionatin Botëror, aty ku rivaliteti është më i ashpër me elitën globale të sportit.
Në studio me pediatren Zerina Sheme flasim si të veprojmë me një të porsalindur në plazh, sendet që duhet të marim me vete dhe këshilla për ushqyerjen në temperaturat e larta… Mund të shkoj në plazh me fëmijën tim? Kjo është një nga pyetjet që nënat i bëjnë më shpesh vetes pasi kanë sjellë në jetë një bebe, duke marrë në konsideratë edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve. Por çfarë thonë ekspertët? Cila është mosha e duhur për të shkuar në plazh me fëmijën? Sa i rëndësishëm është bregdeti për rrugët e frymëmarrjes së një fëmije? Cilat janë oraret më të mira? A mund të lahet në det një fëmijë i vogël? Si ndryshon temperatura e fëmijës në temperatura të larta? A rekomandohet mbulimi i karrocës së fëmijës? A duhet t’i vendosim krem mbrojtës fëmijës së vogël, në sa muajsh rekomandohet? Kujdesi për ushqimin e gjithçka tjetër… Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” me pediatren e njohur Zerina Sheme, e cila u ndal dhe në dermatitin tek fëmijët e vegjël.
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Eduard Zeneli, i cili vjen nga Amerika për të kujtuar të parët e tij. Ai ka ndërtuar obeliskun e 27 dëshmorëve shqiptarë të vrarë në luftën Italo – Greke, në Teqen e Rabijes. Eduart Zeneli jeton që prej vitit 2015 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht ndodhet në Shqipëri për t’i dhënë dinjitet heronjve të pushkatuar nga ushtria italiane në vitin 1943, në fshatin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Varret e tyre dhe obelisku përkujtimor ishte shkatërruar nga koha dhe harresa, ai vjen në Shqipëri për të kujtuar të parët e tij dhe për të rikonstruktuar varret e tyre, që t’u japë në këtë mënyrë dinjitet dhe pas vdekjes, pasi të gjithë i kishin harruar këta burra të rënë. Në një ceremoni zyrtare ku kishte të ftuar familjarë, miq, kryetar bashkie, apo dhe fshatarë të zonës, ai njoftoi se më në fund pas kaq vitesh, këta burra mund të prehen të qetë, pasi kanë një vend dinjitoz. Eduarti thotë se gjithë këtë gjë e bën për patriotizëm nga dashuria e madhe që ka për fshatin nga e ka origjinën.
-
VIDEO
Zaloshnja për Report TV: Sa të jetë Berisha, PD do jetë e thërmuar! Ilir Meta nuk e do postin e kryetarit të PD-së
Partinë Demokratike është në momentin më të keq të saj. Në një intervistë për Report TV duke analizuar situatën brenda opozitës Eduard Zaloshnja nuk sheh dritë në fund të tunelit, të paktën derisa të largohet Berisha.
-
VIDEO
Tre viktima nga moti në Itali! Veriu në kolaps nga stuhitë, ndërsa jugu në flakë nga temperaturat, gazetarja për Report Tv: Situata është emergjente
Ndryshimi i klimës ka krijuar dy ekstreme të temperaturave dhe motit në Itali. Veriu është në kolaps për shkak të erës dhe rrebesheve të shiut, ndërsa në jug dhe në ishuj situata paraqitet në një ekstrem tjetër, ku temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre dhe vatra aktive në shumë zona.