-
VIDEO
Përplasja në PD, Gështenja: Sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar! Procesi zgjedhor për kryetar i njëanshëm! Basha po përdor të njëjtën gjuhë si Berisha
Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu tha se Këshilli Kombëtar do të marrë një vendim në lidhje me zgjedhjet për kryetar të PD-së që pritet që pritet të mbahen të shtunën, nga mbështetësit e Lulzim Bashës
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Korrik 2023 – Receta të shpejta / Çdo të thotë të jesh i shëndetshëm?
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petulla të fshira me gjjizë / Meze me patate furre, salcë djathi dhe sallatë / Gjoks pule me shije pice.
Në studion e Rreze Dielli folëm për temën: Çdo të thotë të jesh i shëndetshëm? A mjafton vetëm mungesa e sëmundjeve në trupin tonë? Në lidhje skype nga Florida, SHBA, doktor Ardian Kraja tha se duhet të plotësohen 8 komponentë kryesore që një individ të quhet i shëndetshëm. Cilët janë ato? Ndiqeni bisedën për të gjetur veten tek secila pikë… Mjeku nga Puka që jeton së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka punuar në disa nga spitalet e botës, me misione të ndryshme, duke pasuruar kështu CV-në e tij dhe aktualisht punon në Shtetin e Floridës në pozicionin e Medical Director. Doktor Kraja ka dhënë një kontribut të çmuar si mjek Ortoped Reumatolog në Shqipëri, ndërsa në Florida ndihmon komunitetin shqiptar falë pasionit dhe dëshirës për të kontribuar si mjek i përgjithshëm.
-
VIDEO
Mendon se je i shëndetshëm? Doktor Ardian Kraja: Kujdes, nëse nuk ke këto 8 komponentë…
Në studion e Rreze Dielli folëm për temën: Çdo të thotë të jesh i shëndetshëm? A mjafton vetëm mungesa e sëmundjeve në trupin tonë? Në lidhje skype nga Florida, SHBA, doktor Ardian Kraja tha se duhet të plotësohen 8 komponentë kryesore që një individ të quhet i shëndetshëm. Cilët janë ato? Ndiqeni bisedën për të gjetur veten tek secila pikë…
Mjeku nga Puka që jeton së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka punuar në disa nga spitalet e botës, me misione të ndryshme, duke pasuruar kështu CV-në e tij dhe aktualisht punon në Shtetin e Floridës në pozicionin e Medical Director. Doktor Kraja ka dhënë një kontribut të çmuar si mjek Ortoped Reumatolog në Shqipëri, ndërsa në Florida ndihmon komunitetin shqiptar falë pasionit dhe dëshirës për të kontribuar si mjek i përgjithshëm.
-
VIDEO
Meze me patate furre, salcë djathi dhe sallatë nga zonja Albana
Meze me patate furre, salcë kosi dhe sallatë
Përbërësit:
- 5 patate
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë
- Hudhër pluhur
- Spec i kuq i ëmbël
- Djathë i grirë kaçkavall i fortë (sipas dëshirës)
Salca e bardhë:
- 500 gr djathë i bardhë
- 100 gr kos
- 2 lgj majonezë
- 3 lgj vaj ulliri
- Fara speci djegës
- 1 thelpi hudhër
- Rigon
Sallata:
- Domate
- Qepë e njomë
- Majdanoz
Përbërësit:
Ziejmë patatet të prera në kubikë. I marinojmë me kripë dhe erëza dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje. Shtojmë pak djathë të fortë të grirë dhe i vendosim patatet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.
Djathin, kosin dhe majonezën e kalojmë në blender bashkë me erëzat dhe pak vaj ulliri. E shtrojmë salcën në një pjatancë, sipër vendosim patatet dhe i shoqërojmë me një sallatë me domate të prera në kubikë, qepë të njomë dhe majdanoz.
-
VIDEO
Petulla të fshira me gjizë nga zonja Albana
Petulla të fshira me gjizë
Përbërësit:
Për petullat:
- 500 gr miell
- 3 kokrra vezë
- 100 ml qumësht
- 10 gr kripë
- 1 litër ujë
Për mbushjen:
- 100 gr gjalpë
- 300 gr gjizë
- 100 ml vaj ulliri
- 3 thelpinj hudhër
- Kripë
Përgatitja:
Në një enë vendosim miellin me vezët, hedhim qumështin ngadalë dhe e trazojmë. Më pas shtojmë ujë derisa të realizojmë një brumë të hollë si për krepa. Për një brumë pa kokrriza, mund t'a kalojmë në sitë. Lyejmë me letër kuzhinë një tigan për krepa me gjalpë të tretur. Përgatisim petullat duke hedhur brumin aq sa është sipërfaqja e tiganit. Pas çdo petulle, lyejmë tiganin me gjalpë.
Në një enë vendosim pak ujë me kripë dhe lagim të gjitha petullat, më pas I vendosim në një tepsi duke hedhur në çdo rresht gjizë të përzier me hudhër të shtypur dhe vaj ulliri. Pasi kemi mbaruar me vendosjen e petullave dhe mbushjen e tyre shtojmë sipër gjalpin e tretur. I vendosim petullat e fshira në furrë për 10 minuta.
-
VIDEO
Gjoks pule me shije pice, recetë e lehtë dhe e shijshme nga zonja Albana
Gjoks pule me shije pice
Përbërësit:
- 1 gjoks pule
- 300 gr domate qershi
- 30 gr kaperi
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Rigon i tharë
- Borzilok
- Kripë
Përgatitja:
Presim gjoksin e pulës në katër feta, duke e prerë fillimisht përgjysmë dhe më pas hapim dy gjysmat si një libër me një thikë të mprehtë. Lyejmë me pak yndyrë një tavë grill, e ngrohim mirë dhe kaurdisim gjokset e pulës për 6-7 minuta nga secila anë.
Presim në gjysmë domatet qershi dhe i shtojmë në një tigan me vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Kaurdisim domatet për 3-4 minuta në zjarr të fortë, më pas shtojmë kaperin dhe pak kripë. I lëmë domatet të treten për 5-6 minuta. Shtojmë pak rigon dhe disa gjethe borziloku të freskët dhe e shërbejmë gjoksin e pulës me salcën e përgatitur.
-
VIDEO
Policia e Shtetit dhe SPAK aksion në Tiranë, Shkodër e Kukës, 6 arrestime, 15 urdhërarreste! Në pranga policë, biznesmenë dhe prokurori i Kukësit
Një megaoperacion i SPAK dhe policisë së Shtetit çon në pranga drejtues policie, prokurorë dhe biznesmenë. Aktualisht ka 6 arrestime dhe 15 urdhër-arreste, dyshohet se janë arrestuar nën akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal.
-
VIDEO
Goditet banda e shqiptarëve që mashtroi italianët me Call Center! U zhvati 4.7 mln euro, 14 urdhërarreste! Operacioni i përbashkët Shqipëri- Itali
Për të arritur fitimet e ëndrrave qindra italianë kanë rënë pre e një grupi shqiptar që përmes call centerit kanë arritur t'i zhvasin miliona euro. Bëhet fjalë për një shumë prej 4.7 milionë euro, ndërsa prokuroria ka administruar 140 kallëzime.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga ndryshon kupola e PS ,Edi Rama shkarkon gjithë sekretariatin te turizmi arrin rekord e deri tek Tirana hyxhym në Stamboll.
-
VIDEO
' Tërmet' në PS, Rama shkarkon sekretarët ( 26 korrik 2023)
Kryesocialisti Edi Rama bëri ndryshime drastike në kupolën drejtuese të PS-së, duke shkarkuar të gjithë sekretariatin, ndërsa emërimet e reja priten të bëhen në shtator. Analistja Brizida Gjikondi tha se këto lëvizje tregojnë pakënaqësinë e Ramës me organizimin politik të PS-së
-
VIDEO
Rama ndryshon kupolën e PS-së, Gjikondi: Tregon pakënaqësinë e kryesocialistit! Meçe: Do të ketë lëvizje dhe në qeverisje
Kryesocialisti Edi Rama bëri ndryshime drastike në kupolën drejtuese të PS-së, duke shkarkuar të gjithë sekretariatin, ndërsa emërimet e reja priten të bëhen në shtator. Analistja Brizida Gjikondi tha se këto lëvizje tregojnë pakënaqësinë e Ramës me organizimin politik të PS-së
-
VIDEO
Libri i ndryshon rrjedhën e jetës/ 34 vjeçari thirrje të rinjve: Mos bëni gabimin tim (26 korrik 2023)
Ergysi është 34 vjeç dhe baba i një djali 6 vjeç. La vendlindjen e tij Shkodrën, 20 vjet më parë për të provuar sfidat e punësimit dhe jetesës në Tiranë. Pasi përfundoi gjimnazin nuk vazhdoi asnjë universitet, por zgjodhi kursin profesional për berber. E ushtroi prej disa vitesh këtë zanat deri sa leximi i librave për zhvillimin personal (libra motivues) i ndryshoi rrjedhën e jetës.