Kanë kaluar shumë vite që Amir Morina nuk njoftohet më me familjarët e tij. Ishte viti 2008 kur djaloshi 16-vjeçar i asaj kohe, zbulon një sekret familjar e ndërsa nuk arrin dot të falë babain, largohet përgjithmonë nga shtëpia. Amir Morina erdhi në jetë në vitin 1992 nga Naip dhe Bedrie, në fshatin Topanicë Komuna e Kamenicës-Kosovë. Ende pa mbushur një muaj nga lindja e djalit, çifti divorcohet. Gjykata vendos që kujdestarinë e foshnjes ta mbajë babai, pasi nëna e braktisi. Ky i fundit, u rimartua dhe Amiri u rrit nga njerka, e cila e zëvëndësoi mësëmiri nënën biologjike. Vitet kaluan, djali u rrit, nisi shkollën… Në jetë erdhën edhe tri motrat e tij, por askush nuk e mori guximin t’i tregonte të vërtetën për nënën e tij biologjike, e cila jetonte në një fshat jo shumë larg fshatit të tij. Djaloshi ka qënë i lidhur shumë me nënën që e rriti dhe e kundërta, njerka e donte si djalin e saj dhe nuk e ndante kurrë nga fëmijët. Drama në jetën e Amirit nisi në momentin që ai njihet me një grua të martuar dhe bije në dashuri. Ajo ishte kushërira nga fisi i nënës biologjike dhe po kjo grua shkakton plagë akoma më të rënda tek adoleshenti, kur i rrëfen një natë jetën e tij dhe të vërtetën që i ishte mohuar për 16 vite nga dy prindërit. Ka qënë një shok për të riun, kur zbuloi që nëna e tij, nuk ishte ajo që e kishte sjellë në jetë, por ishte njerka. Më 9 shkurt të 2008, Amiri përballet me dy prindërit e tij dhe kërkon të degjojë të vërtetën nga goja e tyre. Situata ishte e rëndë në familje, babai tregon se djali atë natë ishte shumë i rënduar psikologjikisht dhe nuk pranonte dot realitetin. Pasi konfirmon gjithçka, ai del nga shtëpia dhe deri më sot nuk është bërë më i gjallë. Babai i tij në këto vite, ka kërkuar kudo për të birin, por asnjë lajm nuk ka mësuar prej tij. Mësohet se dhe nënën biologjke nuk e ka takuar, pasi ai i ishte shprehur të dashurës, që nuk do të shkonte kurrë ta njihnte, pasi ajo e kishte braktisur. Sot babai i tij është në kërkim të një të vërtete, atë se çfarë ndodhi me fatin e të birit…
Drama e 16-vjecarit qe u lidh me një grua të martuar, zbulon të vërtetën mbi nënën e tij… (25 Korrik 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02

