-
VIDEO
Qofte të rreme në salcë me kos dhe hudhra nga zonja Albana
Qofte të rreme në salcë me kos dhe hudhra
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 1 lk sodë buke
- 2 kokrra vezë
- 3 filxhan kafeje vaj
- 3 gota kos
- 4-5 thelpinj hudhër
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Rrahim në një tas vezët, shtojmë pak kripë dhe ujë të vakët dhe më pas hedhim miellin së bashku me sodën e bukës. E punojmë mirë brumin i cili duhet të jetë gati si një brumë për petulla. Më pas skuqim qoftet në vaj të nxehtë lugë-lugë.
Tek kosi shtojmë hudhrat e shtypura, kripë dhe vaj ulliri. Vendosim qoftet e rreme në një pjatancë dhe i shërbejmë duke i mbuluar me kremin e kosit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 3 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga surprizat e Bill Clinton sot në Tiranë te Rama "mbyll" Ballkanin e Hapur e deri tek 22 milion lekë tender për tualetet e deputetëve.
-
VIDEO
Bultica, fshati i njerëzve të mirë (02 korrik 2023)
Udhëtoj në juglindje të Tiranës miq, drejt Vaqarrit dhe pak më tej, në fshatin Bulticë, një fshat që fshihet mes gjelbërimit të pyjeve dhe arave. Personazhë të reportazhit janë dy banorë vendas, kryetari i fshatit Flamur Xhabafti dhe traktoristi Arben Gjata. Historia e vjetër dhe historia e re e Bulticës, mungesa e ujit të pijshëm prej 30 vjetësh dhe harrimi i pushtetarëve vendor për hallet dhe jetën në fshat. Ndiqni reportazhin “Bultica, fshati i njerëzve të mirë” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
N’kohë- Sa paguhen këngëtarët e muzikës LIVE? Këngëtarja habit me deklaratat e saj (01 korrik 2023)
Niki Selmanaj është e ftuara e radhës në emisionin N’kohë të gazetarit Ermal Qori! Gjatë intervistës në Report tv, këngëtarja zbardh prapaskenat e kësaj fushe.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 1 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga mbyllen sportelet Kadastra kalon online te Rama kërcënon MEK e deri tek si vdiq Enver Hoxha.
-
VIDEO
Gara për kryetarin e ri, Partia Demokratike e ndarë në 3 pjesë (30 Qershor 2023)
Situata në Partinë Demokratike kësaj radhe e ndarë në ‘tre copëza’, por duket se sfondin e ka të qartë, Lulzim Basha do jetë në krye të selisë blu. Ky ka qenë diskutimi në emisionin Pa Protokoll me gazetaren e Repor Tv, Anduela Ndreu. Sipas Bislim Ahmetajt, pjesë e Rithemelimit, PD tashmë ka vetëm një përfaqësues, dhe ai është Lulzim Basha, që sipas ka çuar PD në një krizë të madhe
-
VIDEO
Kriza në PD/ Debate në Pa Protokoll, anëtari i Rithemelimit: Basha po i bën shërbimin e fundit Ramës! Kthupi
Situata në Partinë Demokratike kësaj radhe e ndarë në ‘tre copëza’, por duket se sfondin e ka të qartë, Lulzim Basha do jetë në krye të selisë blu. Ky ka qenë diskutimi në emisionin Pa Protokoll me gazetaren e Repor Tv, Anduela Ndreu. Sipas Bislim Ahmetajt, pjesë e Rithemelimit, PD tashmë ka vetëm një përfaqësues, dhe ai është Lulzim Basha, që sipas ka çuar PD në një krizë të madhe
-
VIDEO
Kompozitori Vezuli:"Prita 15 vite që kënga ime të ngjitej në skene, nuk i kam shkruar kurrë Partisë" (30 Qershor 2023)
I ftuar në "Esence" kompozitori i viteve 80 Aleksandër Vezuli kujton luftën qe ju desh për t'u pranuar në skenë. Vitet kur arti censurohej dhe duhet të kalonte shumë hallka për tu pranuar. Krijimet për kengetaret më ne zë te kohës dhe largimi nga Shqipëria në vitin 90'.
-
VIDEO
Debati mes analistëve, Burimi: Ke problem me Berishën, e ke të lexueshme urrejtjen! Demalia: Po të jetë i aftë ta rrëzojë Ramën, por vendit i duhet opozitar i besueshëm
Analistët Genc Burimi dhe Ilir Demalia janë përplasur për Sali Berishën dhe mënyrës se si po tenton të përballet me qeverinë. Të ftuar në Report Tv, Demalia tha se duhet të ketë një opozitar të besueshëm për të rrëzuar Edi Ramën.
-
VIDEO
Mrekullia ndodh/Trajtimi me qeliza staminale ngre vogëlushin pas 9-viteve në këmbë (30 Qershor 2023)
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Për çdo informacion në lidhje me trajtimin e qelizave staminale mund të kontaktoni me e Liv Hospital Tiranë në numrin +355 68 20 62 711 Ky është Mikel Sina dhe është vetëm 10 vjec, sapo ka mbaruar klasën e parë edhe pse duhej të mbaronte atë të katërtën. Nëna e tij, Xhuljana, pati një shtatzëni të veshtirë dhe ardhja në jetë e vogëlushit erdhi para kohe. Qëndrimi i gjatë në inkubator për të sapolindurin me një peshë 1.5 kilogram si dhe kujdesi i stafit mjekesor nuk e ndihmuan, pasi Mikeli pësoi paralizë cerelebrale, ky çrregullim i ndikoi në lëvizjet e muskujve dhe gjithë trupin. Pas tre muajve në vëzhgim të mjekëve, cifti nga Tirana Ilir dhe Xhuljana lanë spitalin për të nisur një betej të madhe me foshnjen e tyre. Rruga që i priste, ata e dinin qe ishte e vështirë. Muajt po kalonin dhe zhvillimi trupor i djalit nuk ishte e duhura, ai nuk mundej të mbante ekulibrin dhe nuk mundi dot të ngrihej në këmbë për të hedhur hapat e parë. Jeta behej më e vështirë për të voglin dhe familjen e tij, ku as fizioterapitë as këshillat e mjekëve nuk po sillnin asnjë përmirësim. Gjëndja mbetej po njësoj. Para 7 muajve, konkretisht dhjetorin e vitit 2022, familja Sina vendosi ti kryenin Mikelit fizioterapi me qelizat staminale në Turqi. Pasi kryen gjithcka, lidhja me spitalin dhe sigurimi i parave borxh u nisën me shpresën se do ndodhte mrekullia….Mikeli ende skishte mbushur 10 vjec dhe mjeket nuk ishin të sigurtë për shkak të moshës, duke qënë i rritur, a do funksiononte terapia. Prindërit vendosën ta kryenin dhe pse kostoja ishte e madhe, por ndodhi mrekullia….në trupin e djalit filluan të lëvizënin muskujt dhe ditë pas dite Mikeli u ngrit në këmbë. Ai hodhi hapat e parë në moshën 9-vjecare….Gëzimi dhe lumturia tek djali ishte e pamasë, ai do mundej të niste shkollën, ku me ndihmën e familjes do të shkonte vet në shkollë, do të ulej vetë në bankë.Para se të linin Turqine, mjekët këshilluan prindërit së djali kishte nevojë dhe për dy fizioterapi të tjera staminale, që Mikeli të eci paproblem, ku madje mund edhe të vrapoi ne te ardhmen . Ndaj këtë mesditë në Pa Gjurme, nëna dhe babai janë në studio për të kërkuar ndihmë për ti dhënë shpresë Mikelit, për ti dhënë mundësinë të jetoi si gjithë fëmijët e tjerë, pasi kostoja shkon në 17 mijë euro dhe prinderit nuk munden dot.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Qershor 2023 – Receta / Edmond Tupja, ‘Macja’ / Vajza gjuetare
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me çokollatë me zemër të butë kremoze / Çorbë me thjerrëza të kuqe / Gjellë verore me bamje dhe domate në furrë / Bamje me hudhër dhe limon.
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Edmond Tupja, përkthyesi i novelës ‘Macja’ të autores franceze Colette. Këtë libër, shprehet Tupja, e kam lexuar kur isha student në Francë në vitet ‘60. Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e novelës: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Aleni, djali i vetëm dhe i përkëdhelur i një familjeje të pasur borgjeze, ka një mace shumë të bukur, Sahën, me të cilën ka një lidhje thuajse në simbiozë. Ndonëse vendos të martohet me Kamilën, një vajzë të hijshme dhe tepër moderne, Alenin e shqetëson shumë ideja se do të lërë shtëpinë e lindjes e mbi të gjitha macen e tij të adhuruar. Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën. Se çfarë përfaqëson kjo mace, ngrohtësinë e fëmijërisë së humbur përgjithmonë, ëndrrën e një lidhjeje të përsosur për një burrë të brishtë dhe të papërmbushur, apo simbolin, lehtësisht shqetësues, për pamundësinë për të qenë normalë, autorja ia lë lexuesit ta vendosë...
Majlinda Xhaferaj, 26 vjeçarja nga Vlora, avokate e gjuetisë. E shkolluar në Izrael dhe Greqi për Okulistikë dhe Administrim Biznesi, Majlinda flet për pasionin e saj më të madh, gjuetinë. “Gjuetia ka qenë pjesë normale e fëmijërisë time të hershme. Stër-stërgjyshi im, stërgjyshi im, gjyshi im kanë qenë gjahtar me emër. Ashtu është edhe babai im. Une jam vajza e parë në familje që trashëgoj këtë traditë. Në gjuhën popullore: gjuetinë e kemi traditë në 400 breza” shprehet Majlinda. Që në moshën 7-vjeçare babai e merrte me vete për gjah dhe që prej asaj kohe nuk ka rreshtur së dali për gjueti. Ishte babai ai që i ka mësuar të gjitha rregullat e gjuetisë, sigurisë, mbijetesës në kushte ekstreme në natyrë, dhe respektimit të natyrës dhe kafshëve. Vitin e kaluar, në 25 vjetorin e saj, prindërit i dhuruan armën e saj të parë të gjuetisë: Fabarm L4S. Por, për arsye të moratoriumit të tretë, nuk ka mundur ta përdorë ende armën e re. Por pasionin e saj e ka zhvilluar dhe në fushën e qitjes, fillimisht në qitjen e objektivave statik dhe më pas me qitje në pjatele.
-
VIDEO
30% shtesë të pagës nëse mjekët japin konsulta jashtë orarit, Dollenberg: S’ka efekt të drejtëpëdrejtë në frenimin e largimit të bluzave të bardha
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha dje (29 qershor) se qeveria ka miratuar vendimin për të lejuar praktikat dyshe të mjekëve specialistë në spitalet autonome. Sipas vendimit, mjekët që do të kryejnë konsulta ambulatore jashtë orarit të punës, do të marrin 30% të pagës shtesë