-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Qershor 2023 – Receta tradite / Festivali Folklorik i Gjirokastrës / Hipnoza, në trajtim të dhimbjeve dhe ankthit
Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Pashaqofte në supë perimesh. E ftuar në këndin e kuzhinës një nga ndjekëset më të rregullta të emisionit “Rreze Dielli”. Shumë nga amvisat e kanë dëgjuar zërin e saj teksa është e para që telefonon përgjatë rubrikës së gatimit. “Amon mi amon…” është shprehja që dallon amvisën tironse Suzana Kurti Mansaku, e cila përgatiti sot në kuzhinën e Rreze Dielli recetën tradicionale të Shqipërisë së mesme, Tavë dheu me mëlçi si dhe Byreçka të shpejta me gjizë.
Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ për Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar. Prej gati 1 jave, Gjirokastra është kthyer në kryeqytetin e kulturës shqiptare teksa ka nisur Festivali Folklorik Kombëtar. Aktivitetet në ditën e gjashtë të këtij edicioni na i përcjell gazetari Bledi Strakosha dhe në një lidhje live nga Gjirokastra Edit Pula dhe Gentiana Ramadani. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare. Parada e motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve, riteve shpalosen në paradën në qytetin e gurtë. Qëllimi kryesor i këtij festivali është pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij. Gjithashtu ky festival ka si qëllim të mbrojë, të promovojë dhe të popullarizojë në publikun e gjerë vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh.
Në skype nga Italia me psikoterapistin Elton Kazanxhi, flasim për hipnozën si terapi për probleme të ndryshme shëndetësore. Si ta përdorim hipnozën për problemet e ankthit dhe stresit? Të gjithë e kanë dëgjuar hipnozën si fjalë, por janë të paktë ata që e dinë kuptimin dhe përdorimin si terapi në shëndetësi. Fjala hipnozë vjen nga greqishtja e vjetër ‘Hypnos’, që ka kuptimin fjetje- gjendje gjumi. Hipnoza është një gjendje e veçantë në të cilën vëmendja dhe shkalla e përqendrimit si dhe e sugjestionimit është shumë e lartë. Hipnoza e ka zanafillën para mijëra vjetësh dhe është përdorur që në kohët e hershme nga njerëzit në Egjiptin e vjetër. Përdorimi i hipnozës në mjekësi nisi me mjekun austriak Franc Antuan Mesmer, në shekullin e XVI. Kjo metodë fitoi një famë të madhe duke i mjekuar njerëzit me një mënyrë te panjohur më parë. Gjithashtu Frojdi e përdori hipnozën për t’i kthyer pacientët në të kaluarën si dhe për kurimin e shqetësimeve të ndryshme psikologjike. Në ditët e sotme hipnoza ka fituar popullaritet dhe njihet me ligj si një mënyrë mjekësore dhe shkencore për trajtimin e sëmundjeve te ndryshme.
-
VIDEO
Tiranë/ Pallati gjysmë i rrënuar nga tërmeti kthehet në strehë për përdoruesit e drogës, banorët ankohen: Shteti ta shembë
31 vjeçarja e cila ndërroi jetë një ditë më parë nga mbidoza e lëndëve narkotike, është gjetur pikërisht në një pallat gërmadhë në rrugën Vangjel Capo, pranë shkollës Bajram Curri në zonën e Alliasit
-
VIDEO
Gjykata rrëzoi planin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda, Avokati flet për Report TV: Vendimi një shuplakë në fytyrë për qeverinë britanike
Një vendim historik, shuplakë për në fytyrë për qeverinë britanike. Kështu e cilëson avokati Naim Hasani vendimin e gjykatës së Apelit të Londrës për të rrëzuar planin e qeverisë Britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda.
-
VIDEO
Elton Kazanxhi: Si të largoni ankthin dhe dhimbjet me hipnozë
Në skype nga Italia me psikoterapistin Elton Kazanxhi, flasim për hipnozën si terapi për probleme të ndryshme shëndetësore. Si ta përdorim hipnozën për problemet e ankthit dhe stresit?
Të gjithë e kanë dëgjuar hipnozën si fjalë, por janë të paktë ata që e dinë kuptimin dhe përdorimin si terapi në shëndetësi. Fjala hipnozë vjen nga greqishtja e vjetër ‘Hypnos’, që ka kuptimin fjetje- gjendje gjumi. Hipnoza është një gjendje e veçantë në të cilën vëmendja dhe shkalla e përqendrimit si dhe e sugjestionimit është shumë e lartë. Hipnoza e ka zanafillën para mijëra vjetësh dhe është përdorur që në kohët e hershme nga njerëzit në Egjiptin e vjetër. Përdorimi i hipnozës në mjekësi nisi me mjekun austriak Franc Antuan Mesmer, në shekullin e XVI. Kjo metodë fitoi një famë të madhe duke i mjekuar njerëzit me një mënyrë te panjohur më parë. Gjithashtu Frojdi e përdori hipnozën për t’i kthyer pacientët në të kaluarën si dhe për kurimin e shqetësimeve të ndryshme psikologjike. Në ditët e sotme hipnoza ka fituar popullaritet dhe njihet me ligj si një mënyrë mjekësore dhe shkencore për trajtimin e sëmundjeve te ndryshme.
-
VIDEO
Gjirokastra pushtohet nga turistët vendas dhe të huaj, nga Festivali Folklorik Kombëtar
Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ për Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar. Prej gati 1 jave, Gjirokastra është kthyer në kryeqytetin e kulturës shqiptare teksa ka nisur Festivali Folklorik Kombëtar. Aktivitetet në ditën e gjashtë të këtij edicioni na i përcjell gazetari Bledi Strakosha dhe në një lidhje live nga Gjirokastra Edit Pula dhe Gentiana Ramadani.
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare. Parada e motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve, riteve shpalosen në paradën në qytetin e gurtë. Qëllimi kryesor i këtij festivali është pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij. Ky festival ka gjithashtu si qëllim të mbrojë, të promovojë dhe të popullarizojë në publikun e gjerë vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh. Veprimtaritë e këtij festivali promovojnë dhe krijimet e reja folklorike me karakter improvizues, lojërave me karakter imitativ, pantonimik e humoristik. Për herë të parë nuk do të ketë konkurrim por një komision ekspertësh të etnografisë, folkut, trashëgimisë kulturore dhe muzikologë që do të vlerësojnë prurjet më origjinale si dhe kalimin e elementëve të traditës nga brezi në brez.
-
VIDEO
Vrau Pjerin Xhuvanin, prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn
Prokuroria ka dhënë pretencën për Arbër Paplekajt, i cili vrau gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme më 25 prill 2021, Pjerin Xhuvanin. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg.
-
VIDEO
Pashaqofte në supë perimesh nga zonja Albana
Pashaqofte në supë perimesh
Përbërësit:
Për qoftet:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 vezë
- 1/4 fç oriz
- Vaj ulliri
- Kopër, Majdanoz
- Kripë, piper
Për lëngun e supës:
- 1 patate
- 1 karrotë
- 1 presh
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 1 lugë gjelle niseshte
- 2 vezë
- 2 limona (lëngu)
- 1-2 tufa kopër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Bashkojmë në një tas të gjithë përbërësit e qofteve, e punojmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë. Ndërkohë kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri karrotën, pataten dhe preshin e grirë imët. Pasi perimet ndryshojnë ngjyrë shtojmë rreth 1 litër ujë dhe e lëmë supën të marrë valë.
Me brumin e qofteve realizojmë qofte sa një kokërr arrë dhe i vendosim tek supa. Ndajmë të verdhat e vezëve nga e bardha. Të bardhën e rrahim në marengë, më pas shtojmë të verdhat. Niseshten e tresim në lëngun 2 limoneve, e shtojmë tek veza dhe këtë masë e kalojmë tek supa me pashaqofte. Rregullojmë shijen me kripë, piper, bimë aromatike dhe e lemë supën të marrë valë në temperature mesatare derisa pashaqoftet të gatuhen plotësisht.
-
VIDEO
Tavë dheu me mëlçi nga amvisa tironse Suzana Kurti Mansaku
E ftuar në këndin e kuzhinës një nga ndjekëset më të rregullta të emisionit “Rreze Dielli”. Shumë nga amvisat e kanë dëgjuar zërin e saj teksa është e para që telefonon përgjatë rubrikës së gatimit. “Amon mi amon…” është shprehja që dallon amvisën tironse Suzana Kurti Mansaku, e cila përgatiti sot në kuzhinën e Rreze Dielli recetën tradicionale të Shqipërisë së mesme, Tavë dheu me mëlçi.
Tavë dheu me mëlçi
Përbërësit:
- 350 gr mëlçi pule
- 300 gr gjizë
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- Spec djegës
- Nenexhik
- Salcë domate
- Miell misri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi i kemi prerë mëlçitë në kubikë i kaurdisim me pak vaj ulliri. Kaurdisim më pas qepën e grirë imët së bashku me hudhrën e shtypur. Sapo qepa ndryshon ngjyrë shtojmë mëlçitë, gjizën dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë dheu të nxehur. E vendosim tavën në furrë në 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta.
-
VIDEO
Byreçka trekëndësh shtëpie me gjizë nga amvisa tironse Suzana Kurti Mansaku
Byreçka shtëpie me gjizë, të shpejta dhe shumë të shijshme sugjeruar nga ndjekësja më e rregullt e “Rreze Dielli” amvisa Suzana Kurti Mansaku
Byreçka shtëpie me gjizë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 250 gr margarinë
- Kripë
- Ujë sa të marrë
- 250 gr gjizë
- 2 vezë
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e lemë të pushojë. Më pas e ndajmë në kulaçka dhe e hapim me margarinë duke i bërë kulaçkat role të vogla. I hapim drejtkëndëshe dhe i mbushim me gjizë dhe vezë. I mbledhim në formën e trekëndëshit dhe i pjekim në tigan ose në furrë në 200 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 29 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga letra "skandaloze" e Ramës për Yuri Kim te bisedat e Almës e deri tek të gjithë po ikin vendi po kthehet në gërmadhë.
-
VIDEO
Profili i ambasadores së hekurt Yuri Kim (29 qershor 2023)
Dita e fundit e Yuri Kim si ambasadore e SHBA në vendin tonë është shoqëruar me një letër mirënjohje nga Edi Rama dhe një shkrim plot me akuza nga Sali Berisha. Këto reagime janë komentuar nga ish deputeti Arben Mecaj, avokati Idajet Beqiri, anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Besart Logu dhe avokati Përparim Caca, të cilët ishin të ftuar në Report Tv.
-
VIDEO
Letra e Ramës për largimin e Kim, Caca: Tenton të ruajë lidhjet! Logu: Dukej si çlirim nga makthi! Mece dhe Beqiri: Berisha e sulmon prej shpalljes non grata
Dita e fundit e Yuri Kim si ambasadore e SHBA në vendin tonë është shoqëruar me një letër mirënjohje nga Edi Rama dhe një shkrim plot me akuza nga Sali Berisha. Këto reagime janë komentuar nga ish deputeti Arben Mecaj, avokati Idajet Beqiri, anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Besart Logu dhe avokati Përparim Caca, të cilët ishin të ftuar në Report Tv.