-
VIDEO
Sa kushton sot një dasmë? Të bëhesh nuse me "kontratë"! (28 qershor 2023)
Sa kushton sot një dasmë? Të bëhesh nuse me "kontratë"! Vera njihet si sezoni i dasmave. Pjesa më e madhe e shqiptarëve zgjedhin muajt korrik e gusht për të organizuar festat që celebrojnë lidhjen në martesë të një çifti. Çfarë kërkojnë nga ata që punojnë edhe nëpër dasma dhe cilat janë vështirësite e të angazhuarit në këtë festë rrëfehen në Esencë këngëtarja Gresa Gjocera, fotografi Sonny K Elson dhe Make-up artist Nela Maliqi.
-
VIDEO
Rriti e vetme 5 fëmijët, njihuni me Xhevahiren, gruan e palodhur që mban gjallë traditën (28 qershor 2023)
Pas humbjes së bashkëshortit, Xhevahire Kolgjini u detyrua t’ia dilte mbanë e vetme për të siguruar të ardhura për familjen e saj. Me punën si kostumografe ajo rriti 5 fëmijët, 4 vajza dhe një djalë. Është përpjekur të ruajë traditën e krahinave të gjithë Shqipërisë. Çdo ditë e gjen në vendin e saj të punës nga ora 7 e mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Na njeh me veshjet popullore nga Veriu në Jug, na tregon për vështirësitë e këtij profesioni, lodhjen dhe përqëndrimin që kërkon. Problematikat që ka vënë re në vitet e fundit janë cilësia e materialit dhe mungesa e fuqisë punëtore.
-
VIDEO
Ylli Gurra: Edhe komuniteti mysliman vuan pasojat e korrupsionit! Edhe Xhamia e Namazgjasë peng e problemeve të brendshme në Turqi
Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se korrupsioni mbetet problematikë edhe për komunitetin mysliman. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ nga gazetari Arbër Hitaj tha se çakordimi i shoqërisë besimtare u shkaktua nga largimi i 100 qytetarëve shqiptarë në Siri ku thotë se përjetuan momente ferri.
-
VIDEO
E lë e dashura, zhduket kampioni i peshëngritjes/ Babai akuzon djalin e vogël se kreu… (28 qershor 2023)
Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Kampioni i pëshëngritjes në ekipin e Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët më 14 maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri. Nga studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ familjarët kanë bërë apel për ndihmë, ndwrsa pas publikimit të rastit ata kanë marrë kërcënime nga persona të panjohur. Një fakt të tillë e dëshmon në një lidhje me skype nga Greqia motra e të humburit Ardiana Kalemaj. Përpos shantazheve që ka marrë, ajo nuk ka hequr dorë së kërkuari vëllanë. E motra tregon për të gjitha kërkimet që ka bërë, ndërsa ka zbuluar nxjerrjen e një pasaporte me nënshkrimin Vasil Kalemaj, emër me të cilin njihej në tokën helene Almiri. Rasti i zhdukjes së Almir Kalemaj është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi ’Fosto Tunel’. Shkatërrimi i një marrëdhënie me vajzën që ai dashuronte, por dhe ardhja në jetë e një fëmije pas ndarjes, që Almiri ka besuar se është djali i tij, rëndoi edhe më shumë gjendjen psikologjike të të riut.
-
VIDEO
Gjergj Hani në Report Tv: Disa thonë që jam fasadë, qasje e gabuar, s’kam bërë pakt me Bashën për zgjedhjet! S’më ka mbështetur asnjë demokrat
Kandidati për kryetar të Partisë Demkratike, Gjergj Hani ka ritheksuar disa herë se nuk është një trampolinë e ish kryedemokratit Lulzim Basha që ky i fundit të marrë postin. I ftuar në emisionin Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Hani sqaron se nuk ka bërë pakt me Bashën për të hyrë në zgjedhje, madje ka bindjen për të fituar.
-
VIDEO
Harta rozë e Shqipërisë, fitoi PS apo humbi opozita ? ( 28 qershor 2023)
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i ftuar në Report Tv pas fitores më 14 maj, thotë se do t’i përgjigjen me punë votës së çdo qytetar, të cilët i votëbesuan një mandat tjetër për të drejtuar lezhjanët. Në emisionin ‘Kontrast’, Ndreu u ndal tek oferta turistike e Lezhës.Harta rozë e Shqipërisë, fitoi PS apo humbi opozita
-
VIDEO
Sezoni turistik, Pjerin Ndreu në ‘Kontrast’: Ja oferta e Lezhës për turistët! Siguria prioritet, vitin e kaluar asnjë mbytje
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i ftuar në Report Tv pas fitores më 14 maj, thotë se do t’i përgjigjen me punë votës së çdo qytetar, të cilët i votëbesuan një mandat tjetër për të drejtuar lezhjanët. Në emisionin ‘Kontrast’, Ndreu u ndal tek oferta turistike e Lezhës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Qershor 2023 – Receta tradite / Në verandën plot lule të Irini Qirjakos
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lepur në furrë me patate / Byrek me petë të gatshme me qumësht dhe vezë / Kompekaj, ëmbëlsirë tradicionale.
Në verandën gjigande, plot lule dhe pemë frutore të divës së muzikës popullore Irini Qirjako. E dashuruar me lulet, të cilave iu këndon dhe iu flet me shpirt, këngëtarja e dashur hap dyert e shtëpisë dhe na tregon momentet më të veçanta nga përditshmëria e saj, koncertet dhe dasmat ku këndon live, albumet dhe kujtimet ndër vite, mbështetjen e pakufijtë nga bashkëshorti i saj Maksi, pasionin për pianon etj… Si nikoqire e vërtetë, duke kënduar dhe qeshur si përherë, Irini na tregoi zahiretë e para në trastat prej pëlhure, e po ashtu ndau me "Rreze Dielli" sekretin e buzëqeshjes së saj. Pengu dhe dëshira e paplotësuar...? Një koncert të madh ku të këndojë live me tërë forcën e shpirtit...!
-
VIDEO
Serbët festojnë ‘Vidovdanin’, Spahiu: Mund të kryejnë veprime për komplikimin e situatës, e gjithë Kosova nën ‘ethe’
Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje skype për 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, duke folur për festën e Vidovdanit që po festohet sot nga serbët në Graçanicë (zonë në jug të Prishtinës), tha se qytetarët e Kosovës janë nën ethe me frikën se gjatë festimeve serbët do të kryejnë veprime politike që mund ta komplikojnë situatën tashmë të tensionuar.
-
VIDEO
Rritja e numrit të turistëve, operatori turistik në Report Tv: Ka ndikuar shtimi i fluturimeve me vendet e tjera dhe kompanitë low cost
Flukset turistike këtë vit janë në rritje, ndërsa sipas INSTAT vetëm në katër muajt e parë ne vendin tonë kanë ardhur rreth 1.7 milionë të huaj. Operatori turistik Besnik Vathi tha në Report TV se ky vit paraqitet më i mbarë në turizëm.
-
VIDEO
Mjeku shqiptar në Zvicër që shkroi historinë, kampion Evrope në karate! Alvin Karaqi: Qava kur dëgjova himnin, stërvitem në 5 të mëngjesit
Alvin Karaqi shkroi historinë dhe mori medaljen e parë të artë për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të karatesë që u zhvillua në Poloni. Në disiplinën e karatesë kumite deri në 84 kilogramë, sportisti kuqezi bëri që të dëgjohet himni shqiptar.
-
VIDEO
Në verandën gjigande, plot lule dhe pemë frutore të divës së muzikës popullore Irini Qirjako
Në verandën gjigande, plot lule dhe pemë frutore të divës së muzikës popullore Irini Qirjako. E dashuruar me lulet, të cilave iu këndon dhe iu flet me shpirt, këngëtarja e dashur hap dyert e shtëpisë dhe na tregon momentet më të veçanta nga përditshmëria e saj, koncertet dhe dasmat ku këndon live, albumet dhe kujtimet ndër vite, mbështetjen e pakufijtë nga bashkëshorti i saj Maksi, pasionin për pianon etj…
Si nikoqire e vërtetë, duke kënduar dhe qeshur si përherë, Irini na tregoi zahiretë e para në trastat prej pëlhure, e po ashtu ndau me "Rreze Dielli" sekretin e buzëqeshjes së saj. Pengu dhe dëshira e paplotësuar...? Një koncert të madh ku të këndojë live me tërë forcën e shpirtit...!